LIVE UPDATES
Aktualitet

10 ton mandarina me pesticide u mbajtën në treg/ Tre persona në pranga, mes tyre edhe inspektori i Vetenarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Policia bën me dije se fermeri 46-vjeçar, Elton Tafa prodhoi dhe çoi për shitje në Kroaci 10 tonë mandarina të cilat përshkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve janë kthyer në vendin tonë. Pas kthimit në Shqipëri 56-vjeçari Arben Dyli i ka magazinuar dhe më pas i shiti në tregun vendas.

26 Shkurt 2025, 11:49 Nga N.F
10 ton mandarina me pesticide u mbajtën në treg/ Tre persona në
Foto ilustruese

BERAT- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me skandalin e tregtimit të 10 tonëve mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kroacisë i kthyen mbrapsht në Shqipëri dhe pak muaj më parë janë hedhur në tregun shqiptar për konsumim. Policia bën me dije se pas një hetimi tremujor u finalizua operacioni “Injeksioni”.

Policia bën me dije se fermeri 46-vjeçar, Elton Tafa prodhoi dhe çoi për shitje në Kroaci 10 ton mandarina të cilat përshkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve janë kthyer në vendin tonë. Pas kthimit në Shqipëri 56-vjeçari Arben Dyli i ka magazinuar dhe më pas i shiti në tregun vendas.

Në pranga është vënë edhe inspektori i Vetenarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Elson Tahiraj pasi ai lëshoi certifikatë fitosanitare fiktive. Paraditën e sotme Prokuroria e Beratit bëri me dije se ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se kanë hedhur në treg 10 tonë mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kroacisë i kthyen mbrapsht në Shqipëri.

Prokuroria theksoi se Arben Dyli, Elson Tafa dhe Elson Tahiraj akuzohen për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyres”. 

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i një hetimi tremujor, me objektiv goditjen e rasteve të mashtrimit me produkte ushqimore, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, finalizoi operacionin policor të koduar “Injeksioni”.

Prodhoi dhe çoi për shitje 10 tonë fruta (mandarina) me përmbajtje të lartë pesticidi, arrestohet 46-vjeçari (fermer). Në pranga dhe një 56-vjeçar që magazinoi frutat, i eksportoi ato në Kroaci dhe pas kthimit nga shteti kroat, i shiti në tregun vendas.

Gjithashtu në pranga, 1 inspektor i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, i cili shpërdoroi detyrën, duke i lëshuar subjektit të 56-vjeçarit, certifikatë fitosanitare fiktive. Gjatë operacionit policor të koduar “Injeksioni”, u vunë në pranga shtetasit E. T., 46 vjeç, A. D., 56 vjeç dhe E. T., 30 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se fermeri, shtetasi E. T., 46 vjeç, kishte prodhuar dhe kishte çuar për magazinim, te subjekti i shtetasi A. D., në fshatin Goriçan, 10 tonë fruta (mandarina). Sasia e frutave ishte eksportuar nga shtetasi A. D., në Kroaci, ku nga analizat ka rezultuar me përmbajtje të lartë të pesticidit Phosmet. Për këtë shkak, sasia është kthyer nga shteti kroat dhe është shitur në tregun shqiptar, nga shtetasi A. D.. Ndërkaq, dyshohet se shtetasi E. T., 30 vjeç, me detyrë inspektor i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka lëshuar certifikatë fitosanitare fiktive, për subjektin në administrim të shtetasit A. D., si dhe për subjekte të tjera.

skandali i 10 tonëve mandarina me pesticide policia

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen