LIVE UPDATES
Aktualitet

SKANDALI- Komandanti i Policisë i kontrollon makinën dhe portofolin një qytetari, rreh një tjetër. Justifikimi: E godita për hir të punës

Për të njëjtin polic, me gradë inspektor, ka mbërritur një tjetër video në Fiks Fare, të bërë disa kohë më parë. Në këtë video, polici është në një lokal në Shkodër dhe befas godet me shkelma dhe grushte një djalë të ri. Fiksi e takoi policin, i cili thotë se nga makina ka marrë vetëm një fasoletë.

1 Qershor 2023, 21:32 Nga k.m.

SKANDALI- Komandanti i Policisë i kontrollon makinën dhe portofolin
Shkëlzen Gjonaj

Në redaksinë e Fiksit mbërriti një informacion, i shoqëruar me video, për komandantin e Rendit në Policinë e Shkodrës, Shkëlzen Gjonaj, i cili futet në një makinë private pa mandat dhe i kontrollon portofolin. Sipas informacioneve, polici dyshohet se ka marrë nga portofoli një zarf të vogël me 350 mijë lekë dhe 50 euro, të cilat pasi u pikas nga kamerat ia ka kthyer pronarit disa orë më pas.

Për të njëjtin polic, me gradë inspektor, ka mbërritur një tjetër video në Fiks Fare, të bërë disa kohë më parë. Në këtë video, polici është në një lokal në Shkodër dhe befas godet me shkelma dhe grushte një djalë të ri. Fiksi e takoi policin, i cili thotë se nga makina ka marrë vetëm një fasoletë. Ndërkohë, për shkelmat e grushtet thotë se nuk e mban mend. “Mund ta kem bërë, por për punë” thotë ai. Më tej pohon se nëse i publikohen këto video, i rrezikohet karriera në Policinë e Shtetit.

Videot: Polici i kontrollon pa mandat makinën dhe portofolit qytetarit, tjetrin e rreh!

Në redaksinë e “Fiks Fare” kanë mbërritur disa informacione për një inspektor policie në Komisariatin e Policisë së Shkodrës. Bëhet fjalë për z. Shkëlzen Gjonaj, me detyrë Komandant Rendi në këtë komisariat. Informacioni është shoqëruar me video, ku në datën 21 maj 2023, Gjonaj futet në një makinë private pa mandat dhe i kontrollon portofolin. Video është nga kamerat e sigurisë dhe është bërë në datën 21 maj 2023. Një makinë policie shkon në një lavazh në Shkodër. Në makinë ishte edhe komandanti i rendit, Shkëlzen Gjonaj, bashkë me një tjetër polic. Ngjitur me makinën e policisë që po lahej, ishte edhe një tjetër mjet privat. Inspektori Shkëlzen Gjonaj shkon në afërsi të kësaj makine dhe bën kontroll. Ai merr nga brenda makinës një send, i cili është portofol. Fillon dhe e kontrollon. Merr një send të bardhë, të cilin e hap. Brenda këtij zarfi dyshohet se ka pasur 350 mijë lekë dhe 50 euro të qytetarit. Më pas, polici e merr zarfin dhe bashkë me një fasoletë, heq kapelën. Ai bën sikur pastron kapelën dhe fut në të një send të bardhë, i cili ishte zarfi. Vazhdon pastrimin dhe më pas e vendos në kokë dhe largohet.

Për të njëjtin polic, Komandantin e Rendit në Policinë e Shkodrës, mbërrin një tjetër video, të bërë disa kohë më parë. Në video shfaqet sërish Shkëlzen Gjonaj, i cili gjuan me shkelma dhe grushte një djalë të ri. Sherri bëhet në mes të lokalit, teksa nga pamjet nuk duket si aksion policor.

“Ik, ik! Larg, larg. Yyy, yyy depzes kur&ë! Jazëk, ik …” i thotë inspektori qytetarit. Inspektori i policisë, Shkëlzen Gjonaj, ka të veshur uniformën e policisë. Fillimisht, ai shan dhe ofendon një qytetar. Më pas e qëllon dy herë rresht me grusht në fytyrë. Dhuna vijon me një shkelëm. Por nuk ndalet, e godet sërish me grusht kur po largohej! Qytetari largohet dhe për asnjë moment nuk e ofendon dhe e godet!

Komandanti i Rendit: E kam rrahur për hir të punës!

Pas këtyre informacioneve, gazetarët e Fiksit shkojnë në Shkodër për të takuar vetë Komandantin e Policisë. E telefonojnë dhe i thonë se janë qytetar që kanë një informacion për një ngjarje. Komandanti i thotë se është në një kontroll banese dhe u lë takim. Grupi i Fiksit shkon te vendi i takimit, në lagjen Ajasem, afër Kalasë së Shkodrës.

Fillimisht për videon e parë, atë të marrjes së portofolit nga makina, polici thotë se ka marrë një fasoletë. E mohon që të ketë marrë para’, ndërsa pohon se s’ka qenë aksion! Gazetarët e pyesin nëse kishte ose jo mandat, ndërsa ai përgjigjet se “jo, s’ishte kontroll”, ndërsa mohon të ketë marrë para’, por vetëm një letër për të fshirë kapelën. Pyetjes nëse djali i tij ka kthyer paratë, thotë se s’ka dijeni!

Gazetarët e pyesin për videon e dytë, atë të rrahjes së një djali. Thotë se nuk e mban mend dhe nuk e di nëse është apo ai! Thotë se mund t’ia kenë bërë persona me precedentë për shkak të punës. E pyesim se përse kjo sjellje, na thotë “s’e mbaj mend”. Më pas, polici i afrohet grupit të Fiksit te makina dhe u thotë se “nëse publikohen këto video, më shkatërrohet karriera”.

“Kush ma ka bërë këtë punë?!” i thotë polici gazetarëve, ndërsa merr si përgjigje se nëse tregohet burimi, atëherë s’do kishte Fiks Fare!

“Tërë jetën po na shkatërroni, për hir të punës kam … Në qoftë se kam rrahur, kam rrahur njerëz për hir të punës!” ishte përgjigjja e tij, duke pranuar se e ka dhunuar atë qytetar! Pyetjes se përse e kishte qëlluar, polici përgjigjet se “s’e mbaj mend”. Gazetarët e pyesin sërish për ngjarjen para 10 ditësh, atë të kontrollit të makinës dhe portofolit.

“Unë e di që ma ka bërë njëri që e kam futur në burg, e di se ma ka bërë ai” thotë ai, por kur kupton se po filmohet ndryshon qëndrim.

“Asnjë gjë s’është e vërtetë, këtë ta dini!” përfundon ai./TopChannel

shkelzen gjonaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet