LIVE UPDATES
Aktualitet

Skema perfekte, si u përdorën pikat e këmbimit valutor në qarkullimin e dhjetëra milionë eurove të krimit në kriptovalutë

SPAK, me ndihmën e ekspertëve të blockchain-it, zbuloi se transaksionet kryheshin përmes rrjetit TRON/TETHER, me vlera të mëdha.

7 Janar 2026, 21:55 Nga E. D

Skema perfekte, si u përdorën pikat e këmbimit valutor në

TIRANË- Në dosjen ‘Bitcoin’ siguruar nga Inside Story thuhet se Organizata kriminale Çopja përdorte çdo mënyrë të mundshme për të forcuar fuqinë e saj dhe për të pastruar paratë e fituara nga krimi. Një nga mjetet më të rëndësishme ishte përdorimi i kriptovalutave.

“Grupet kriminale, kemi parë që historikisht kanë pastruar para në sektorë të tjerë, por sektori i kriptovalutave ka krijuar një farë velloje që mund të pastrohen para lehtësisht, por nuk është aq e thjeshtë, që të kryehet pastrim parash përmes kriptovalutave, sigurisht nuk është e pamundur, por platforma që janë të licencuara, këtu flasim për jashtë Shqipërie pastrimi parave përmes këtyre platformave është deri diku e vështirë sepse padyshim, kanë njohjen e klinetit”, u shpreh pedagogia Nadia Elbasani.

“Bashkëpunim ndërkombëtar që ka të bëjë me bursat kryesore të portofolave dixhitale dhe ato që qarkullojnë kryesisht kriptomonedha siç është Binancie apo edhe një kompani tjetër apo bursë tjetër e krijuar që në vitin 2011 në SHBA, me emrin Cragen. Këto dyja janë bursat kryesore të cilat organet ligjëzbatuese shqiptare, kanë vepruar në bashkëpunim ndërkombëtar”, u shpreh ish-prokurori Eugen Beci.

SPAK, me ndihmën e ekspertëve të blockchain-it, zbuloi se transaksionet kryheshin përmes rrjetit TRON/TETHER, me vlera të mëdha.

Në dosje përmenden 4 transaksione me vlera 105 mijë, 237 mijë, 978 mijë dhe rreth 2 milion dollarë. Këto shuma dyshohen se janë para të fituara nga trafiku i drogës.

“Në momentin që një platformë e licencuar e njeh personin i cili kryen transaksion, padyshim vështirësia për të kryer pastrim parash në këto platforma është e shtuar. Por, fatkeqësisht kemi platforma të cilat nuk e kanë identifikimin e klientëve. Dhe këto platforma kanë më shumë potencial për tu pastruar para grupet kriminale”, u shpreh Nadia Elbasani.

“Një ekspert IT, mund të shikojë direkt në bloÇhange, të gjitha transaksionet se nga po vijnë, ku po shkojnë, tek cilat exchange janë këto fonde, dhe më pas n.q.s. këto fonde po lëvizin nga një exchange dhe po shkojnë në një exchange tjetër. Por kjo kërkon shumë eksperiencë kërkon shumë ekspertizë, gjithashtu edhe disa software që janë shumë të avancuar për trakimin dhe gjurmimin e këtyre echangeve”, u shpreh Dorian.

Hetuesit u përqendruan fillimisht në portën hyrëse, pra exchange-et. Këto platforma të centralizuara, ku të ardhurat shndërrohen në kripto me një klik, janë vendi ku paratë e pista marrin maskën e legjitimitetit.

Në shumë raste në botë dhe po ashtu në këtë dosje, operatorët përdorin pika këmbimi lokale për të legalizuar flukset. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja e implikimit të dy personave që operojnë në biznesin e këmbimit valutor.

Hetimi zbuloi një strukturë të qartë: para të sigurta që përkojnë me shitje droge kalonin në llogari bankare në vende të tjera, nga aty bliheshin në Tether, Ethereum, Bitcoin, dhe dërgoheshin në kuleta digjitale të një rrjeti të përhapur përdoruesish.

Një pjesë e rrjetit ishte e qartë: llogari në Binance llogari të tjera të hostuara në një platformë që rezultoi të ishte “ALT 5 Sigma”, dhe ndërmjet tyre kuleta që mbanin transaksionet e mëdha.

“Organi i prokurorisë ka gjithë të drejtën që të vendosi sekuestro, nëse dyshon se ky wall është përdorur për pastrimin e produkteve të veprës penale, por duhet të hetojë, të mbledhë provat për të shkuar në rastin e konfiskimit. Por ka edhe një problematikë shumë të rëndësishme këtu që është problematika e Çelësit”, u shpreh avokati, Dritan Jahaj.

Ndërsa hetimi avanconte, një element i qartë u shfaq: SOLUTION SRL, një kompani e regjistruar në qytetin e Milanos në Itali. Ajo kompani, nuk ishte më shumë se një kabinet që mbulonte flukset.

Nga data 23 tetor 2024 deri më 9 korrik 2025, të dhënat e transaksioneve treguan blerje kriptomonedhash në vlerë me rreth 40 milionë dollarë. Pra, shumë më tepër se vlera e deklaruar deri më sot prej 10 milionësh. Siç nxori në pah dokumentacioni, paratë hynin nga llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë drejt një xhungle të transaksioneve digjitale. Më tej, përshkonin disa kuleta dhe më në fund, silleshin në adresat që hetuesit e lidhën me anëtarët e organizatës nga Elbasani./Top Channel

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë