All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Skenaristët e Kalifornisë vazhdojnë grevën duke i kushtuar miliona dollarë Hollivudit

Që nga fillimi i majit, skenaristët në Hollywood kanë qenë çdo ditë jashtë studiove të filmave, nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 14:00, me tabela në dorë duke kërkuar paga më të mira.

30 Qershor 2023, 20:18 Nga I.A
Skenaristët e Kalifornisë vazhdojnë grevën duke i kushtuar
Skenaristet
All - Paragraf - 1

SHBA- Një grevë e skenaristëve në Hollivud po vazhdon prej dy muajsh, duke e ndërprerë në thelb prodhimin e skenarëve televizivë dhe duke i kushtuar Kalifornisë miliona dollarë humbje çdo ditë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Angelina Bagdasaryan sjell më shumë hollësi.

Që nga fillimi i majit, skenaristët në Hollywood kanë qenë çdo ditë jashtë studiove të filmave, nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 14:00, me tabela në dorë duke kërkuar paga më të mira.

Skenaristi i Hollivudit, Stuart Beattie, i cili shkroi skenarin për Piratët e Karaibeve dhe Unë, Frankenstein-i thotë se jeta e tij ka ndryshuar drejtim –në vend që të shkruaj skenarë, ai tani është i zënë me protestën çdo ditë, duke luftuar për të drejtat e tij.

"Askush nga ne nuk donte të ishte këtu. Të gjithë do të donim të tregonim histori. Por jemi detyruar të dalim këtu në protesta".

Skenaristi Beattie del në grevë bashkë me të djalin e tij - një skenarist i ardhshëm gjithashtu. Gjatë serisë së fundit të grevave në vitin 2007, të dy shkuan gjithashtu bashkë.

“Në vitin 2007 kisha djalin me vete; ai ishte shumë më i vogël atëherë. Tani është shumë më i madh, kështu që ky është ndryshimi. Por në vitin 2007 m'u desh t'u shpjegoja njerëzve pse po protestonim - njerëzit nuk e kuptonin, disa madje ishin të zemëruar me ne që protestonim."

Sipas Institutit Milken, greva e vitit 2007 i kushtoi Kalifornisë afërsisht 2 miliardë dollarë. Sipas Shoqatës së Shkrimtarëve, kjo grevë tani po i kushton Kalifornisë dhe Hollivudit rreth 30 milionë dollarë në ditë të ardhura të humbura.

Edhe bizneset e vogla të Kalifornisë po vuajnë. Pastruesit kimik të firmës Milt & Edie janë gjithashtu në pozitë të vështirë. Përpara grevës, drejtori i përgjithshëm Robert Shapiro thotë se shumë studio të mëdha vinin për t'u kujdesur për kostumet e tyre.

“Padyshim që kemi parë një rënie në biznesin tonë, kryesisht për shkak se shumë shfaqje kanë pushuar së xhiruari, dhe si rezultat po shohim shumë më pak stilistë dhe klientë që vijnë. Restorantet dhe artistët e grimit po humbasin gjithashtu para, ashtu si edhe parukierët, luleshitësit, dekoruesit dhe elektriçistët.

Për momentin, nuk ka asnjë shenjë se sa mund të zgjasë greva. Asnjë bisedë midis studiove dhe shkrimtarëve nuk është planifikuar dhe ka një shans që anëtarët e Shoqatës së Aktorëve të Ekranit të hyjnë gjithashtu në grevë. Kontrata e tyre skadon të premten.

Marrë nga VOA

hollywood stuart beattie instituti milken

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë