LIVE UPDATES
Aktualitet

Smile. al, aty ku shpirti gjen prehjen e shpresës!

Përgjatë dekadave të fundit në Shqipëri numërohen disa organizata të njohura për ndërveprimet e tyre aktive me publikun e gjerë, duke gjetur kështu kanale stimuluese ndërgjegjësimi mbi kauzat të cilat impaktojnë shoqërinë e një vendi. Zhvillimet dhe risitë teknologjike, kanë prekur çdo fushë të jetës njerëzore.

4 Gusht 2023, 12:17 Nga Dosja.al

Smile. al, aty ku shpirti gjen prehjen e shpresës!

Platforma e vetme online në Shqipëri - crowdfunding

“Nuk ka rëndësi sa dhuroni por sa shpirt ka dhurimi juaj”- Do të citonte e madhja Nënë Tereza, simboli i mirësisë dhe mishërimi i dashurisë njerëzore. Në kulturën e vendit të vogël Ballkanik, bamirësia është shfaqur gjithmonë në forma të ndryshme, duke e bërë Shqipërinë të evidentohet për bujarinë e saj. Një traditë kjo e popullit shqiptar ku filozofinë “çka është e imja është edhe e jotja” do ta kultivonte dhe trashëgonte ndër breza. Për herë të parë donacionet apo siç njihen ndryshe dhurimet, të hapura edhe për publikun shqiptar u shënuan dikur rreth fillimeve të para të viteve ‘90. Organizatat e para joqeveritare, apo ato jofitimprurëse filluan të merrni një kuptim në përmbajtje e tyre edhe në vendin tonë, të cilat shpejt do të ndërgjegjësonin shoqërinë shqiptare për rolin, format dhe tipologjitë e dhurimit.  Misioni i tyre i përbashkët qëndron në vlerën dhe dinjitetin e jetës njerëzore, të cilat bazohen sigurisht edhe në vlerat humanitare shpirtërore. Respektimi i të drejtave humane, zhvillimi i qenies njerëzore në të gjitha dimensionet e saj, krijimi i infrastrukturave integruese në shoqëri, janë disa nga kauzat që këto organizata mbështesin strategjitë e tyre.

Përgjatë dekadave të fundit në Shqipëri numërohen disa organizata të njohura për ndërveprimet e tyre aktive me publikun e gjerë, duke gjetur kështu kanale stimuluese ndërgjegjësimi mbi kauzat të cilat impaktojnë shoqërinë e një vendi. Zhvillimet dhe risitë teknologjike, kanë prekur çdo fushë të jetës njerëzore. Një hov me qasje të re në organizimin e dhurimeve, tanimë e gjejmë të shfaqur edhe në forma digjitale, kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo që të bie në sy përgjatë kërkimit të aktivitetit të organizatave (ojf-ve/ojq-ve) është platforma shqiptare Smile.al, e vetmja në formatin online, crowdfunding. E themeluar 3 vite më parë, kjo platformë e nisi rrugëtimin drejt misionit të saj fisnik, e cila i ka shërbyer të gjithë shoqërisë shqiptare.

Si një mundësi e jashtëzakonshme për mbledhjen e fondeve nga publiku kudo që ndodhet në botë e që është i interesuar për kauza sensitive, Smile.al është një zgjedhje mjaft e volitshme edhe për çdo organizatë në Shqipëri për të realizuar projekte të ndryshme me karakter social. Nëpërmjet faqes së internetit të programit www.smile.al, dhurimet vihen në dispozicion të projekteve që zbatohen nga organizata jofitimprurëse me histori suksesi dhe eksperience në aktivitete të tilla, duke shfrytëzuar potencialin e modelit të dhurimit “crowdfunding”. Ajo që e bën unike që në embrionin e saj, është filozofia e themeluesve të kësaj platforme, të cilët e sollën si mënyrën më të mirë për të mobilizuar shoqërinë shqiptare mbi rritjen e humanizimit. Çdokush ka tashmë mundësinë të japë një kontribut modest dhe të lumturojë një shpirt që pret për një dritë shprese. I gjithë proçesi dhurimit është transparent, një tjetër pikë e fortë e kësaj platforme ku në çdo rast publiku ka mundësinë të monitorojë çdo dhurim që bëhet si dhe të gjithë implementimin  e çdo projekti. Përgjatë kohështrirjes së funksionimit të Smile.al, janë hapur 3 thirrje dhe janë paraqitur 59 projekte nga organizata të ndryshime, nga të cilat 23 janë lançuar.

Kjo tregon seriozitetin e kësaj platforme dhe infrastrukturën e lehtë aplikuese për të proçeduar në dhurimin e çdo kauze. 18 Janë projektet me karakter të ndryshëm social të cilat janë sponsorizuar dhe implementuar me shumë përkushtim. Numërohen mbi 1000 dhurues të cilët, kanë lumturuar jo pak individë dhe familje shqiptare.  

Suksesi i platformes Smile.al, qëndron gjithashtu në të gjithë tiplogjinë komunikuese në tërësinë e saj. Gjuha dhe mesazhi që i drejtohet publikut është i thjeshtë, i drejtëpërdrejtë dhe me tone empatike. Fal partnerëve të saj të ndryshëm potencial, edhe ata mediatik, kjo platformë shumë shpejt do të krijonte jehonën e saj si një nga platformat më të suksesshme në Ballkan. Kjo përsa i takon numrit të dhuruesve, vlerave të dhuruara dhe projekteve të implementuara, të cilat vazhdojnë të njohin rritje të vazhdueshme. Smile.al e ka nisur këtë rrugëtim, me besimin për të ushqyer altruizmin, si një devocion ndaj nevojave që çdokush duhet të ndjejë jo në formë të kushtëzuar. Ndaj sot stafi i platformës Smile.al është falenderues për të gjithë mbeshtetësit që kanë dhuruar, që nga partnerët, oraganizatat, e çdo individ, falë të cilëve është bërë i mundur finalizimi me sukses i shumë projekteve duke sjellë gëzim tek shtresat në nevojë. Sot Smile.al numëron mbi 4 milionë shikues të cilët, vizitojnë platformën online duke shfaqur jo vetëm kuriozitetin mbi aktivitetin e saj por edhe sensibilizimin e tyre për të kontribuar në kauza të ndryshme.

Përgjatë muajit Korrik platforma është e hapur për të gjithë Ojf-të për t’u bërë pjesë e saj nëpërmjet aplikimeve me projekte të ndryshme në një nga fushat e përcaktuara si: mirëqenie dhe solidaritet, promovim i trashëgimisë kulturore, sipërmarrje sociale, mjedis, edukim dhe trajnime, veprimtari sportive etj. Një mundësi e mirë që çdo organizatë që operon në Shqipëri, të bëhet tashmë pjesë e platformës duke aplikuar online deri në datën 30 Shtator’23, për të vazhduar misionin e përbashkët në investimin për ta bërë komunitetin tonë një vend më të mirë.

Askush nuk u varfërua nga dhurimi, ndaj është në dorën tonë të bëjmë sot dikë të lumtur!

crowdfunding


Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri