LIVE UPDATES
Aktualitet

Sondazhi i për karrierën/ Cili fiton, “aftësitë” apo “servilizmi dhe zelli për t’u dukur”?!

24% e pjesëmarrësve u shprehën se më të rëndësishme janë “Aftësitë komunikuese”, ndërsa 21% zgjodhën alternativën “Iniciativa dhe të qenët krijues”. Me gjithë rezultatet mjaft të balancuara, ajo që na ra në sy nga rezultatet ishte një ndryshim i konsiderueshëm i përgjigjeve, në varësi të kanalit dhe llojit të audiencës.

5 Prill 2024, 07:09 Nga N.F
Sondazhi i për karrierën/ Cili fiton, “aftësitë”
Foto ilustruese

TIRANË- Çfarë duhet për të bërë karrierë? Është një pyetje që me siguri çdo profesionist ia ka bërë vetes të paktën një herë. Për të matur perceptimin e audiencës së vet për këtë çështje, “Monitor” organizoi një sondazh në faqen e saj të internetit dhe në rrjetet sociale.

Për pyetjen “Cilat mendoni se janë aftësitë më të rëndësishme për të bërë karrierë?” zgjodhëm katër alternativa dhe rezultati i sondazhit ishte mjaft i balancuar mes tyre. 28% e gjithë pjesëmarrësve në sondazh u përgjigjën se më të rëndësishmet në karrierë janë aftësitë profesionale, por një diferencë shumë të vogël, me 27% të përgjigjeve, alternativa e dytë më e votuar ishte “Servilizmi dhe aftësia për t’u dukur”.

24% e pjesëmarrësve u shprehën se më të rëndësishme janë “Aftësitë komunikuese”, ndërsa 21% zgjodhën alternativën “Iniciativa dhe të qenët krijues”. Me gjithë rezultatet mjaft të balancuara, ajo që na ra në sy nga rezultatet ishte një ndryshim i konsiderueshëm i përgjigjeve, në varësi të kanalit dhe llojit të audiencës.

Në sondazhin e zhvilluar në faqen e internetit dhe shpërndarë në Facebook, alternativa më e votuar ishte dukshëm “Servilizmi dhe aftësia për të dukur”, me më shumë se 34% të votave, e ndjekur nga “Aftësitë profesionale”, me më pak se 26%. Në sondazhin e zhvilluar në Linkedin, rezultati ishte shumë i ndryshëm. “Servilizimi dhe aftësia për t’u dukur” ishte alternativa më pak e zgjedhur, me 19% të votave, ndërsa më të votuarat ishin “Aftësitë profesionale”, me 31% dhe “Aftësitë komunikuese”, me 29% të votave.

Natyrisht që këndvështrimi për këtë çështje mund të jetë shumë subjektiv. Tek një publik i përgjithshëm është e kuptueshme që mund të jetë më i fortë stereotipi se për të bërë karrierë duhet të jesh servil. Në vetvete, kjo nuk e bën domosdoshmërisht të pabazë stereotipin; megjithatë, një pjesë e madhe e njerëzve që nuk ka kanë arritur ngritjen e dëshiruar në karrierën e tyre priren të mendojnë se kjo nuk ka ndodhur ngaqë ata nuk janë të aftë, por sepse kolegë të tyre të tjerë i kanë ngjitur shkallët e karrierës duke treguar zell dhe servilizëm ndaj eprorëve, duke u treguar të aftë të shfaqen më shumë në sytë e tyre, apo duke marrë merita se punojnë më shumë nga sa bëjnë në të vërtetë.

Segmenti i profesionistëve, (ku me shumë të ngjarë një pjesë e mirë e votuesve janë në shkallë të larta të hierarkisë së kompanive të tyre), mund të jenë më të prirë të shprehen se karriera varet nga aftësitë profesionale, komunikuese apo nga iniciativa; ky këndvështrim është edhe një formë vetëvlerësimi për arritjet e tyre.

Secili këndvështrim mund të ketë sigurisht argumente të arsyeshme: dikush mund të thotë se është e vështirë të bësh karrierë pa pasur aftësi të mirëfillta profesionale, pa pasur ide apo iniciativë për t’i komunikuar dhe për t’i shpalosur ato.

Por, nga ana tjetër, është e vërtetë edhe që zotësia për të fituar vlerësimin dhe besimin e eprorëve nuk lidhet vetëm me aftësitë profesionale, por edhe me marrëdhënien që arrin të ndërtosh me ta.

Shumica e drejtuesve priren të krijojnë më shumë besim tek ata punonjës që shfaqen të bindur dhe të zellshëm për të zbatuar kërkesat/urdhrat ose për të vlerësuar figurën e tyre, më shumë se te punonjës të tjerë që nuk e shfaqin të njëjtin zell apo tentojnë të vendosin në dyshim vendimet apo autoritetin e eprorëve.

Marrë nga Monitor

karriere aftesi servilizem

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet