All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Sot festohen Pashkët! Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin pritën në mesnatë ngjalljen e Krishtit

•Të gjithë besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkët. •Në mesnatë, ata kanë mbushur kishat në të gjithë vendin ku kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit. Ceremonia ka zgjatur deri pas mesnatës dhe pas saj, vezët e Pashkës të lyera me të kuqe, me ngjyrën e gjakut të Krishtit, janë çukitur me ardhjen e ditës së shënuar për të gjithë krishterimin ortodoks në mbarë botën. •Traditë në festën e Pashkëve janë vezët e kuqe. •Veza e lyer me të kuqe simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. •Një tjetër traditë e festës është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë, të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve. •Gjatë meshës, besimtarët marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Emigrantët kthehen për festën e pashkëve, shqiptarët ikin! Radhë kilometrike në Kapshticë e Kakavijë

Sot festohen Pashkët! Besimtarët ortodoksë në të
Dogana Kapshticë
All - Paragraf - 1

TIRANË- Pashkët Ortodokse kanë shtuar numrin e hyrje-daljeve në territorin e Shqipërisë gjatë kësaj fundjave. Gjithashtu shumë banorë kanë zgjedhur shtetin fqinj të Greqisë, për ta ferstuar Pashkën duke krijuar një numër të lartë të daljeve nga territori shqiptar.

Në Pikën Kufitare të Kapshticës janë regjistruar 3143 shtetas që kanë hyrë në territorin tonë, ndërsa ka patur gjithashtu 3463 shtetas që kanë dalë nga Shqipëria. Po ashtu në Pikën Kufitare të Kakavijës, rreth 20 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri përgjatë kësaj jave.

Në Pikën Kufitare të Kakavijës, pavarësisht fluksit të madh, nuk ka patur radhë të gjata pasi është punuar me 4 sportele. Të hënën pritet shtimi i fluksit pasi emigrantët përgjithësisht kthehen drejt shteti fqinj të Greqisë ku punojnë dhe jetojnë.

3 VITE ME PARE

Pashkët ortodokse në Berat/ Katedralja “Shën Dhimitri” dhe sheshi mbushen me besimtarë

Sot festohen Pashkët! Besimtarët ortodoksë në të
Berat-pashkët

BERAT- Ceremonia e shenjtë u ndoq nga qindra besimtarë ortodoksë edhe në Berat. Banorët u mbledhën brenda dhe jashtë ambienteve të Katedrales së “Shën Dhimitri” dhe u drejtua nga At Johan Qako dhe At Petraq Simsia, duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, për më shumë paqe dhe jetë më të mirë.

Fillimisht besimtarët ortodoksë morën pjesë në meshën për ringjalljen e Krishtit, që u drejtua nga At Johan Qako, i cili kryesoi edhe lutjen e traditës sipas liturgjisë, me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste. Më pas, besimtarët morën dritë nga drita e Zotit, duke ndezur qirinj, dritë që çdo besimtar ortodoks e përcjell me vete në shtëpinë e tij, si shenjë mirësie dhe për të marrë bekimin e Zotit.

I pranishëm në ceremoninë e Pashkës ishte edhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili ka përcjellë nga sheshi përpara Katedrales së “Shën Dhimitrit” urimet për besimtarët ortodoks. Në festimet e Pashkëve kanë qenë të pranishëm edhe dy kandidatët për bashkinë Berat, Ervin Demo dhe Zija Ismaili, të cilët kanë uruar sa me shumë paqe e begati në çdo familje.

3 VITE ME PARE

Ortodoksët kremtojnë Pashkët, mijëra besimtarë në sheshin e qytetit të Korçës

Sot festohen Pashkët! Besimtarët ortodoksë në të
Korçë

KORÇË- Në Korçë, ka një traditë shumë vjeçare të festimit të Pashkëve, teksa bulevardi “Republika” në qendër është i mbushur me besimtarë dhe vizitorë të shumë të ardhur edhe nga qytete të tjera të vendit. Besimtarët ortodoksë kanë festuar Pashkët, duke mbushur sheshin në mesnatë për të pritur ngjalljen e Krishtit.

Në kremtimin e Pashkëve besimtarët janë mbledhur në shesh për të marë qirinjtë e ndezur si pjesë e ritualit. Festimet e Pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.

“Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.

Gjatë meshës, besimtarët marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë. Marrja e flakës nga Tryeza e Shenjtë që ju jepet besimtarëve simbolizon flakën që del çdo vit nga varri i Krishtit në Jeruzalem ditën e Pashkëve Orthodhokse, flakë e cila merret dhe shpërndahet nëpër kisha të vendeve të ndryshme.

3 VITE ME PARE

"Ringjallja e shpresës", besimtarët ortodoksë në Elbasan kremtojnë Pashkët

Sot festohen Pashkët! Besimtarët ortodoksë në të
Foto ilustruese

ELBASAN- Qindra besimtarë në Elbasan ju bashkuan meshës së shenjtë të vigjiljes së Pashkëve, e cila u mbajt në kishën e “Shën Kollit”. Besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin në këtë ditë të shenjtë ndërsa kanë kryer ritet e rastit.

Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

"Vit i mbarë për të gjithë shqiptarët. Është festë shumë e rëndësishme."-u shprehën besimtarët.

"Festa më e madhe e ortodoksëve, kjo festë simbolizon ringjalljen e shpresës“-thanë besimtarët.

Gjatë meshës, besimtarët marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë.

Traditë në festën e Pashkëve janë vezët e kuqe. Veza e lyer me të kuqe simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

pashket ortodokse

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet