22 Dhjetor 2022, 11:18
Nga A.B
SPAK
TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, i cili akuzohet për fshehje pasurie. Ish gjyqtari akuzohet për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme.
NJOFTIMI I SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt gjykimin e procedimit penal nr 137/5 të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Guxim Zenelaj, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, akuzuar për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Po kështu, bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, u dërgua për gjykim kërkesa për konfiskimin e pasurive të të pandehurit Guxim Zenelaj si më poshtë:
Pasuria me numër. 674, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;
Pasuri me numër 3/670-B9, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
Pasuri me numër 3/670-B10, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
Pasuri me numër 3/670-N1, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
Pasuri me numër 3/670+1-10, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
Pasuri me numër 3/670+1-18, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
Pasuri me numër 3/670+1-55, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;
guxim zenelaj
Aktualitet
22 Dhjetor 2022, 11:03
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Pasuria e 3 personave është sekuestruar nga Prokuroria e Lushnjes pasi dyshohet se është ngritur nga paratë...
Aktualitet
22 Dhjetor 2022, 10:49
I.A
KPK
SARANDË- Konfirmohet ne detyre Prokurori i Sarandes, Kledian Llaho. Vendimi para pak minutash ne KPK. Procesi i vettingut për prokurorin Llah...
Aktualitet
22 Dhjetor 2022, 10:50
A.B
Baste
TIRANË- Pasi qeveria shqiptare miratoi buxhetin për vitin 2023 dhe përfshiu këtu edhe të ardhurat nga tatimi i kompanive t&e...
Aktualitet
22 Dhjetor 2022, 10:19
A.B
Gert Shehu, Sali Berisha
TIRANË- Gert Shehu i cili goditur me grusht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën ka dorëzuar ankim n...
Aktualitet
22 Dhjetor 2022, 10:03
a.l
Francë
FRANCË- Hetimet prej disa javësh nga autoritetet franceze kanë zbuluar një grup-franzeco-shqiptar që merreshin me...
Aktualitet
22 Dhjetor 2022, 09:56
a.l
Klajdi Buza
KRUJË- Klajdi Buza i cili u arrestua sot nga policia e Krujës nuk është emër i panjohur për policinë. Në...
Aktualitet
22 Dhjetor 2022, 09:34
a.l
Operacion 'Flagranca'
KRUJË- Klajdi Buza 31-vjeç është arrestuar sot në flagrancë në Krujë. Arrestimi i tij &eum...
Aktualitet
22 Dhjetor 2022, 09:26
A.B
Vasil Bollano
TIRANË- Arrestohet ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano. Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e 66-vjeçarit, i cili ...
Aktualitet
22 Dhjetor 2022, 09:04
I.A
Arber Paplekaj
ELBASAN- Gjyqi ndaj Arbër Paplekajt do të mbahet ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit. Seanca ka nisur në...
Aktualitet
22 Dhjetor 2022, 09:05
A.B
Policia
FIER- Altion Sulejmanaj është personi i cili tentoi t'i vinte flakën një lokali në lagjen 'Apollonia' në Fier. 40-vje...