Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu, edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuatr se Llalla ka fituar statusin e Azilantit, duke sjellë vështirësi serioze dhe zbehur shpresat për ekstradimin e tij.

TIRANË- Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë përgjatë viteve 2012-2017, Adriatik Llalla, ka fituar statusin e Azilantit Politik në Itali. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se vendimi për dhënien e statusit është marrë nga Gjykata e Romës, e cila pasi shqyrtoi kërkesën e Adriatik Llallës, i cili mbrohej nga avokatja shqiptare Ada Mahmutaj, urdhëroi miratimin e kërkesës, duke i hapur rrugën procedurave të mëtejshme të marrjes së pasaportës italiane, që lëshohet përmes strukturave të Ministrisë së Brendshme. Po ashtu, edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuatr se Llalla ka fituar statusin e Azilantit, duke sjellë vështirësi serioze dhe zbehur shpresat për ekstradimin e tij.
Adriatik Llalla, prej muajit Shtator 2021, kishte nisur një betejë ligjore në Romë, duke bindur drejtësinë e këtij vendi se përndjekja dhe dënimi i tij me 2 vite burgim në Shqipëri, ka qenë një iniciativë politike dhe jo e pavarur. E gjatë mbrojtjes së tij, mësohet se i ka servirur trupës gjykuese një sërë deklaratash me eksponentë politikë në Shqipëri dhe jo vetëm, duke pretenduar se procesi penal kundër tij, është ndikuar politikisht.
Me marrjen e statusit të azilantit politik dhe fitimit të pasaportës italiane, njëherësh Adriatik Llalla nxjerr “null” dhe procesin e ekstradimit të tij në Shqipëri, duke e renditur çështjen e tij, në listën e atyre dosjeve që kanë dështuar për sa i përket ekstradimeve.
Çështja nisi fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e “fshehjes së pasurisë”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të parave”, kështu që Llalla, u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.
Më pas, prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën lëndore dhe dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Akuzat ndaj tij u tkurrën në vitin 2021, ku SPAK njoftoi më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, për të cilën Llalla u dënua në mungesë nga gjykata me dy vite burgim.
EKUADOR- Në orët e mëngjesit të kësaj të hëne, media dixhitale La Posta prezantoi një raport policor që do të...
Petraq Kolevica TIRANË- Ditën e sotme është ndarë nga jeta arkitekti i njohur shqiptar Petraq Kolevica. Lajmin e hidhur e ka b&eum...
Arma e plagosjes LAÇ- Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit e përdorur nga autori në ngjarjen e ndodhur në Laç ku mbeti i pl...
Pamje nga aksidenti SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Lezhë, në af...
tensione në protestën e opozitës TIRANË- Protesta e dytë e zhvilluar sot nga opozita e pasuar nga ajo e 11 shkurtit është...
Tensione në protestën e opozitës TIRANË- Dy persona janë shoqëruar nga policia menjëherë pas përfund...
Qirinjtë TIRANË- Sot Shqipëria shpalli ditë zie kombëtare. Në sheshet kryesore të vendit qytetarët në t&e...
Pankarta TIRANË- Me pankarta ironizuese në duar, protestuesit e Sali Berishës janë mbledhur jashtë Kuvendit. Një nga pankarta...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Rama ka ndezur qirinj në dritaren e Kryeministrisë në nder të viktimave nga tërmeti në...
Protesta e opozitës TIRANË- Protesta e opozitës në hyrje të Kuvendit po përshkallëzohet. Qytetarët e mbledhur ...