LIVE UPDATES
Aktualitet

Spanja e "përmbytur" nga droga, "El Pais": Shqiptarët blenë kompani të mëdha të eksportit të bananeve dhe frutave për të mbuluar transportin e tonelatave të kokainës

Ministria e Brendshme spanjolle nuk ka publikuar ende raporte zyrtare lidhur me këtë periudhë kohore por Spanja tashmë është vendi më i madh prodhues i kanabisit në BE pasi është e përmbytur me kokainë, si gjithë Evropa. Pasojat e bumit të drogës, kanë nisur të shihen shumë qartë në vende si Suedia, ku qeveria nxori policinë në rrugë shtatorin e vitit të kaluar për të frenuar valën e vrasjeve të lidhura me rivalitetet midis bandave. 

16 Mars 2024, 07:56 Nga N.F
Spanja e "përmbytur" nga droga, "El Pais":
Foto ilustruese

SPANJË- Gjatë vitit që shkoi sekuestrimet e kokainës në Spanjë thyen të gjitha rekordet historike. Burime nga Policia Kombëtare dhe Garda Civile, organet përgjegjëse për luftën kundër trafikut të drogës raportuan se kanë kapur 100.000 kilogramë, më shumë se dyfishi i asaj që u kap në vitin 2022 shkruan El Pais.

Ministria e Brendshme spanjolle nuk ka publikuar ende raporte zyrtare lidhur me këtë periudhë kohore por Spanja tashmë është vendi më i madh prodhues i kanabisit në BE pasi është e përmbytur me kokainë, si gjithë Evropa. Pasojat e bumit të drogës, kanë nisur të shihen shumë qartë në vende si Suedia, ku qeveria nxori policinë në rrugë shtatorin e vitit të kaluar për të frenuar valën e vrasjeve të lidhura me rivalitetet midis bandave. 

Disa javë më parë, dy të shtëna me armë në qendër të Brukselit shkaktuan vdekjen e një burri dhe plagosjen e një gruaje, vetëm sepse ajo u përplas aksidentalisht me makinën me të cilën po lëviznin me shpejtësi disa trafikantë të dyshuar droge. Ndërkohë më 9 shkurt në qytetin spanjoll Barbate, drejtuesi i një varke të ngarkuar me drogë - i njohur me nofkën El Cabra (Dhia) - përplasi një anije të Gardës Civile, duke vrarë 2 agjentë dhe duke plagosur 4 të tjerë.

Qoftë nga raportet e policisë lokale apo nga organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, që po përballen me këtë plagë sociale, e cila po kërcënon stabilitetin e shteteve, e kanë bërë të qartë mesazhin e tyre: “Trafiku i drogës është më i fortë se kurrë me parë, dhe se në qarkullim ka një sasi rekord”.

Ose siç deklaroi prokurorja spanjolle e anti-drogës, Rosana Morán në raportin e saj të vitit 2023, në lidhje me gjithë-praninë e narkotikëve e cila u shpreh se ka drogë kudo dhe për të gjithë.

“Kudo, gjithçka, për të gjithë”. Për të kërkuar arsyet e kësaj sasie të madhe droge që po hyn në Evropë por edhe çfarë ka çuar në krijimin e grupeve të reja kriminale gjithnjë e më të dhunshme, është e nevojshme të shohim se çfarë ndodh në anën tjetër të Atlantikut. Sepse aty nisin në përgjithësi rrugët detare, nëpër të cilat trafikohen tonelata kokainë. Sot, një nga vatrat më të nxehta për trafikun e drogës në shkallë globale është Ekuadori, vend që po përjeton aktualisht një krizë të rëndë sigurie.

Më 31 mars 2023, dhjetëra burra të armatosur hynë në rezidencën luksoze të biznesmenit ekuadorian Rubén Cherres në Santa Elena (në Ekuadorin Perëndimor). Ata e torturuan dhe në fund e vranë, së bashku me të dashurën e tij, ndër ta një shok dhe truproja i tij.

Në atë kohë, Cherres ishte në shënjestër të një hetimi nga Prokuroria e Ekuadorit, e cila e lidhte atë me kunatin e presidentit të atëhershëm të vendit, Guillermo Lasso dhe me grupet shqiptare të trafikut të drogës, të cilat veprojnë në këtë shtet të Amerikës Latine që nga viti 2009.

“Shqiptarët panë një mundësi të madhe për të bërë biznes. Në vend se të luftonin me kartelet në vendet tradicionale prodhuese të gjetheve të kokës (Kolumbi, Bolivia dhe Peru), ata zgjodhën ta blinin drogën direkt prej tyre dhe ta dërgonin në Evropë nga porti më i afërt Guayaquil”, thotë Antonio Martínez Duarte, kreu i Njësisë për Drogën dhe Krimin e Organizuar i Policisë Kombëtare të Spanjës (UDYCO).

“Ata blenë kompani të mëdha të eksportit të bananeve dhe frutave si mbulesë për të transportuar tonelata kokainë në të gjithë Evropën”,  shton ai.

Spanja dhe sidomos qytetet e Valencias, Barcelonës dhe Algeciras, ku janë vendosur anëtarët e të ashtuquajturit Klan Ballkanik, është aktualisht një nga portat kryesore për hyrjen e drogës në Evropë.

“Në Evropë, Anversa në Belgjikë dhe Roterdami në Holandë janë 2 portet kryesore prej nga ku mbërrin kokaina nga Amerika Latine.  Valencia renditet në vendin e tretë”,  thekson Morán. Përgjatë një viti në këtë detyrë, Morán ka promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar, që është thelbësor kur bëhet fjalë për luftën ndaj këtyre krimeve transnacionale.

Duke pasur parasysh ngarkesën që këto çështje krijojnë tek gjykatat normale të qyteteve të vogla, Morán ka kërkuar krijimin e gjykatave të specializuara në provinca dhe zgjerimin e kompetencave të Gjykatës Kombëtare. Kjo do ta lejojë që të marrë përsipër çështjet më të mëdha, të cilat kanë pasoja komplekse.

Numri i të arrestuarve për akuzat e trafikut të drogës ka qenë gjithnjë në rritje në Spanjë: 18.193 në vitin 2018; 20.441 në vitin 2019; 20.599 në vitin 2020 (viti kryesor i pandemisë së koronavirusit); 22.968 në vitin 2021 dhe 24.117 në vitin 2022, sipas të dhënave më të fundit të siguruara nga Ministria e Brendshme.

Dy javë më parë, policia i dha një tjetër goditje mafies shqiptare me bazë në Valencia, me 17 arrestime dhe sekuestrimin e 850 kilogramë kokainë. Në vitin 2023, gati 9000 kilogramë u sekuestruan në portin e Valencias nga anëtarë të grupeve që përbëhen kryesisht nga shqiptarë. E gjithë kokaina në sekuestrimin e fundit vinte nga Ekuadori.

Dy javë më parë - gati një vit pas atyre vrasjeve në Santa Elena - Policia Kombëtare Spanjolle kreu Operacionin Pampa, së bashku me homologët e tyre ekuadorianë. U arrestuan gjithsej 32 persona: 13 në Spanjë, 18 në Ekuador dhe 1 në Britaninë e Madhe. Për momentin, Ekuadori kërkon viza për qytetarët shqiptarë, ndërsa pjesa më e madhe e vendit jeton nën shtetrrethim për shkak të nivelit të lartë të kriminalitetit.

Kjo pas vrasjes në mes të ditës të kandidatit presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, i cili u qëllua për vdekje më 11 gusht 2023, dhe vrasjes së prokurorit anti-korrupsionit César Suarez më 17 janar të këtij vitit. Mes të arrestuarve në operacionin e fundit ishte edhe një “shënjestër me vlerë të lartë” i quajtur Dritan Gjika, shtetas shqiptar. Partneri kryesor i biznesit të Gjikës (i shpallur në kërkim), ishte një shtetas italo-argjentinas me banim në Marbella, Spanjë.

Ai dyshohet se importonte banane nga Ekuadori përveç 4000 kilogramëve kokainë në muaj. Është mbresëlënëse vlera e asaj që u sekuestrua në 22 kontrollet e kryera në Spanjë: 500 mijë euro para kesh, një pistoletë automatike dhe 12 makina luksoze. Po ashtu u sekuestruan 17 prona me vlerë rreth 12 milionë euro.

Raporti i fundit nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) foli për një prodhim rekord të kokainës së pastër në vitin 2020: afro 2 milionë kilogramë. Por studiuesit thonë se në 3 vitet e fundit, kjo shifër “është rritur në mënyrë eksponenciale”.

Sipas ekspertëve, kultivimi i pandërprerë i bimëve të kokas në Kolumbi dhe në vende të tjera, është toleruar nga qeveritë që janë treguar të paafta të ofrojnë alternativa më të mira për miliona njerëz (përfshirë fermerët dhe punëtorët në të gjitha llojet e kompanive të shërbimit ad hoc) ka sjellë edhe këtë tepricë të paprecedentë kokaine në treg.

Gjatë dekadës së fundit, çmimi për 1 kilogram kokainë në Evropë ka rënë nga 43.000 në 32.500 dollarë. Dhe prodhimi në pyje vazhdon të zgjerohet, edhe me koston e shpyllëzimit të Amazonës me ndikimin pasues të ndryshimeve klimatike.

Në vitin 2020, deshifrimi i kanaleve të komunikimit me celular i trafikantëve të drogës - si aplikacionet Encrochat ose Sky-Ecc - nxori në pah aktivitetet dhe mënyrën e veprimit të tyre. Ndërsa bosët e mëdhenj të organizatave kriminale, organizojnë darkat e tyre luksoze të biznesit kudo, nga Dubai në Stamboll, ata vazhdojnë të përdorin Costa del Sol në Spanjë “si një strehë” ose “një shtëpi pushimi me mundësi të mëdha për pastrim parash”, thonë ekspertët.

spanje droge shqiptare

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Mars 2024, 07:12 N.F

Shqipërinë po e "mbysin" importet

Foto ilustruese TIRANË- Më shumë se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavateve në tregjet vendase të pakicës janë nga impor...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron