LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Spiunët rusë me role të ndara’, fotografuan dhe baza të tjera ushtarake në gusht. Ja pse erdhën këtë radhë

Burimi i Gazetasi.al, pranoi se tanimë kjo çështje është një histori ndërkombëtare, ku çdo veprim i kryer apo edhe deklaratë publike nga zyrtarët e lartë, nuk është dhënë dhe nuk jepet pa miratimin e ndërkombëtarëve.

23 Gusht 2022, 15:34 Nga F.M
‘Spiunët rusë me role të ndara’, fotografuan dhe baza
Svetlana Timofeeva

TIRANË- Teksa në gjykatën e Elbasanit pritet që të mërkurën ose të enjten të mbahen masat e sigurisë ndaj tre spiunëve rusë (ashtu siç dyshon Prokuroria), autoritetet e kundër zbulimit, këmbëngulin për Gazetasi.al se operacioni ndaj spiunazhit rus po vijon ende.

Me bindjen se Mikhail Zotin, 23 vjeç, kimist, Svetlana Timofeeva 33 vjeçe me emrin tjetër virtual, Lana Sators dhe Fiodor Mihailoviç 25 vjeç, ukrainas, gjendeshin në Shqipëri me detyrën për të kryer spiunazh, një burim i lartë ushtarak i tha Gazetasi.al, se gjatë këtyre ditëve që ata mbahen nën arrest, janë marrë në pyetje nga disa agjenci ligjzbatuese në vend.

Nuk janë vetëm provat e bllokuara në aparate që ekspozojnë fotografimin e  “infrastrukturës kritike”, quajtur kështu nga shërbimi i fshehtë, disa baza ushtarake të tjera që tre “blogerët” e fshehtë i kanë shkrepur gjatë muajit gusht, por edhe pohimi i njërit prej tyre, i cili në fund është dorëzuar dhe ka konfirmuar misionin për spiunazh.

Shtetësja ruse dhe ukrainasi të kapur pranë uzinës ushtarake në Gramsh. Gazeta "Si", 22 gusht 2022
Shtetësja ruse dhe ukrainasi të kapur pranë uzinës ushtarake në Gramsh. Gazeta "Si", 22 gusht 2022

Burimi i Gazetasi.al, pranoi se tanimë kjo çështje është një histori ndërkombëtare, ku çdo veprim i kryer apo edhe deklaratë publike nga zyrtarët e lartë, nuk është dhënë dhe nuk jepet pa miratimin e ndërkombëtarëve.

“Secili nga tre spiunët që janë të kamufluar si blogerë, aventurierë, apo urbex tours, kishte rol të ndarë nga tjetri“, - shton ushtaraku i lartë për Gazetasi.al.

“Jo vetëm mënyra se si reagoi Mikhail Zorin, duke lëshuar spraj neuro-paralizues mbi ushtarakët, por edhe reagimi i mëpasshëm i dy bashkëpunëtorëve të tij la vend paraprak për bindjen se ata ishin spiunë”, - shton njëri nga anëtarët e grupit të gjerë hetimor.

Grup në të cilin bën pjesë jo vetëm Anti-terrori, por edhe Shërbimi Kombëtar Informativ dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Pasi u zbuluan nga dy ushtarët e Uzinës Mekanike të Gramshit, dy të tjerët që prisnin me automjetin luksoz “Chevrolet” u larguan. Rusja 33-vjeçare u nda nga ukrainasi dhe secili po ikte në drejtime të ndryshme.

Makina me te cilen leviznin 2 ruset dhe ukrainasi. Foto Ekskluzive e Gazetasi.al
Makina me te cilen leviznin 2 ruset dhe ukrainasi. Foto Ekskluzive e Gazetasi.al

Vajza u përshkrua nga dëshmitarët teksa ikte në dukje e qetë me duart në xhepa dhe duke u shtirur e patrazuar, si një turiste e apasionuar pas maleve. Edhe ukrainasi kreu të njëjtin veprim duke, “u arratisur” me “Chevrolet”, derisa u neutralizua nga ushtria dhe policia në zonën e Cërrikut, përsëritën burimet për Gazetasi.al.

Ndaj tyre bëhet me dije se rëndojnë tre akuza, që nga spiunazhi dhe informacionet sekrete dhe goditja për shkak të detyrës, ndërsa thuhet nga policia se nuk është paraqitur askush për t’i takuar. Në këto kushte, të rinjve spiunë u është ofruar avokat kryesisht (falas nga shteti), me kushtin që çdo detaj që është pjesë e dosjes sekrete të mos përmendet prej tij dhe kjo është arsyeja që avokatët kanë firmosur ruajtjen e sekretit meqënëse njëri prej tyre ka folur, duke hedhur dritë mbi misionin në Shqipëri dhe në Ballkan.

"Është një mision spiunazhi, por e përsëris, që qëllimi është destabilizimi në një nga vendet e rajonit ndaj dhe në Shqipëri parametrat e sigurisë ushtarake kanë ndryshuar prej incidentit të rëndë të ndodhur në Gramsh ditën e shtunë”,- mbyll komentin ushtaraku i Shtabit të Forcave të Armatosura.

Marrë nga GazetaSi

ruset sulmojne uzinen e gramshit


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet