Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gazetari i “Stop”gjeti vendin ku duhet të trajtoheshin qentë endacakë, sipas dokumenteve të tenderit. Por në ambientin e caktuar, në fshatin Gorre të Kuçovës, nuk ka asnjë qen dhe asnjë kusht për trajtimin e qenve. Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari shmanget për të dhënë shpjegime, madje duket se nuk është në dijeni të këtij tenderi.
KUÇOVË- Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan, në Bashkinë e Kuçovës shpesh janë organizuar tendera për kujdesin dhe menaxhimin e qenve endacakë të qytetit, shërbim që prej vitesh i është dhënë privatit. Një denoncues anonim na tregon se ky tender është bërë fiktiv dhe paratë nuk janë investuar për qëllimin që janë dhënë. Nga ana tjetër qyteti gëlon nga qentë endacakë, që janë kthyer edhe në rrezik për qytetarët. I infiltruari i Stop takon një person, i cili është pronari i objektit që i ka dhënë me qira godinën kompanisë. Ai thotë se në këtë godinë nuk ka patur asnjë qen, madje edhe dyert janë të shqyera.
I infiltruari- Atë tenderin e qenve…?!
Pronari i objektit-Unë nuk di asgjë, ore ti…
I infiltruari- Po, a i kanë sjellë tek ty ata?
Pronari i objektit- Ore, unë ju lashë një barake, një stallë për qen.
I infiltruari – Po s’e ke fituar ti tenderin?
Pronari i objektit-Jo, o vëlla jo! Unë jau lëshova me qera, madje as timja nuk ishte ajo. Po s’ka qen atje, nuk ka as qen, as dreq. Madje sa më thanë, i kanë shqyer me dyer, me të tëra, madje as kam vajtur hiç…Unë jam tregtar, shes materiale ndërtimi, tulla.
I infiltruari- Këtij i kanë thënë, e ka pas bosh atje..
Pronari i objektit-Bosh, o bosh! M’u lutën, ju thashë kshu-kshu, kaq për kaq, do kaq lekë dhe bëni, çfarë të doni, eeee…
I infiltruari-Po për sa vjet e bënë kontratën ata?
Pronari i objektit-Po ç’a lesh kontrate?! Ata e patën një vit e ca, dy vite e patën. Porta hapur është atje, e kanë shqyer fare, po ca lesh qen ka atje atje? S’ka qen fare! Ja shkoni shikojeni!
Gazetari i “Stop”gjeti vendin ku duhet të trajtoheshin qentë endacakë, sipas dokumenteve të tenderit. Por në ambientin e caktuar, në fshatin Gorre të Kuçovës, nuk ka asnjë qen dhe asnjë kusht për trajtimin e qenve. Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari shmanget për të dhënë shpjegime, madje duket se nuk është në dijeni të këtij tenderi.
Gazetari- Kryetarin donim të takonim pak!
Punonjësi Bashkia Kuçovë-Atëhere, për momentin, kryetari është në mbledhje. Mund të bëni një kërkesë!
Gazetari-Këtu është zyra e kryetarit, të shikojmë a ka mbledhje, apo jo! Mos na gënjen!
Punonjësi Bashkia Kuçovë – Të lutem! Po nuk mund të hysh ashtu, sepse është institucion këtu!
Punonjësi Bashkia Kuçovë – Po!
Gazetari– Meqenëse është institucion, unë mund të futem dhe të vërtetoj n.q.s ti gënjen, apo ka mbledhje apo jo! Kaq!
Punonjësi Bashkia Kuçovë – Po me forcë nuk e hap dot ti…
Gazetari- Me forcë jo, por do e hap tamam! Kryetari nuk ka mbledhje. Ja ku është kryetari! Të lutem zoti Hajdari! Pse gënjen të paktën?
Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari- Po pse duhet të hysh me dhunë ti?
Gazetari-Me dhunë?! Ku e shikon dhunën? Zotëria po gënjen zotëri dhe është zyrtar publik, nuk është as privat, asgjë…
Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari –Po dhe ti s’mund të hysh si të do qejfi ty, o vëlla…!
Gazetari-Pse gënjen, o zotëri? Është në mbledhje tha.
Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari – Kush? Unë gënjeva? Po mirë mo, psss… ashtu isha në mbledhje tani…
Gazetari-Po të presim, të të bëjmë dy pyetje shpejt e shpejt dhe kaq…!
Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari – Po mund të bësh kërkesën me shkrim!
Gazetari- Nuk mund, a e kupton? Nuk jemi ajo lloj gazetarie, që ti të më përcjellësh me kërkesë. Tenderi i kësaj është bërë në këtë datë kaq…
Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari – Çfarë tenderi?
Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari – Kur?
Gazetari- Po tani kur, s’e di ti, që je kryetar bashkie, do ta di unë…
Megjithatë, gazetari i Stop Genci Angjellari la edhe kërkesë me shkrim për informim lidhur me tenderin e qenve.
Marrë nga Tvklan.al
Ardian Nikulaj TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Ardian Nikulaj ka shërbyer si ndërmjetës për shuarjen e një ko...
Momenti i vrasjes së Ardian Nikulajt TIRANË- Fotoja që tregonte momentin e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj u publikua në t&e...
Bledar Birçaj TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, i gazetares Klodiana Lala, ka sjellë sot detaje ...
Foto Ilustruese GREQI- Një shqiptar ka rënë në pranga në Greqi pasi ka përplasur për vdekje një t&e...
Vendi ku u vra Bledar Birçaj TIRANË- Emisioni në “Shënjestër” solli sot detaje për vrasjen e biznesmenit vlonja...
Foto Ilustruese TIRANË- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se është ndaluar peshimi në disa prej liqeneve...
Shaqir Alcani, Algert Alcani dhe Eral Myftaraj TIRANË- Luis Konomi, i njohur si Çupja, njëri nga dy personat që kërcënoi me...
Aksidenti POLIÇAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Poliçanit....
Aksidenti VORË- Pamjet e mëposhtme janë nga aksidenti i rëndë pasditen e sotme në Vorë. Siç shihet nga video...
Ngjarja GREQI- Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi ka qëlluar me thikë një 18-vjeçar grek...