19 Prill 2023, 22:04
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se është ndaluar peshimi në disa prej liqeneve në vend nga data 20 prill deri më 31 korrik 2023. Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se ndalohet peshkimi me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie dhe zbarkimi i të gjitha llojeve të peshqve në liqenet e Ohrit (me përjashtim të Koranit), Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit. Pas datës 31 korrik, peshkimi do të vazhdojë si normalisht.
Njoftimi i VKM-së:
Ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin të të gjitha llojeve të peshqve në liqenet e Ohrit (me përjashtim të koranit), Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit dhe, konkretisht: -përgjuhcën(cironka)-AlburnusAlbidusAlborella, prej 20 prillit deri më 20 korrik 2023, në liqenin e Ohrit dhe prej 20 prillit deri më 31 korrik 2023, për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit; -përkrapin-CyprynusCarpio, prej 20 prillit deri më 20 korrik 2023, në liqenin e Ohrit dhe prej 25 prillit deri më 25 maj 2023, për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.
Për periudhën 20.7.2023 deri më 20.8.2023, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën bregliqenore prej 300 ml nga bregu për liqenin e Ohrit dhe për periudhën 25.4.2023 deri më 25.6.2023, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën breqliqenore prej 150 ml nga bregu për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit. Vendbazimi i varkave të peshkimit do të jetë në pikat e caktuara nga OMP-të përkatëse. Për zbatimin e këtij urdhri, të hartohet një Plan i Përbashkët Operativ Veprimi nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, në koordinim me OMP-të përkatëse që ushtrojnë aktivitet peshkimi në këto liqene.
OMP-të të marrin të gjitha masat e zhvendosjes së objekteve, ku peshqit kanë lëshuar vezët, në rastet e rënies së nivelit të ujit në këto liqene. Për zbatimin e këtij urdhri, ngarkohen Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit të liqeneve të Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit, Drejtoritë Rajonale të AKU-së, duke bashkëpunuar me strukturat e vetëqeverisjes vendore, Drejtorinë e Policisë së Rendit dhe atë Kufitare të qarqeve përkatëse dhe me policitë bashkiake përkatëse. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
vkm
Aktualitet
19 Prill 2023, 22:03
F.M
Shaqir Alcani, Algert Alcani dhe Eral Myftaraj
TIRANË- Luis Konomi, i njohur si Çupja, njëri nga dy personat që kërcënoi me...
Aktualitet
19 Prill 2023, 21:54
I.A
Aksidenti
POLIÇAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Poliçanit....
Aktualitet
19 Prill 2023, 21:47
I.A
Aksidenti
VORË- Pamjet e mëposhtme janë nga aksidenti i rëndë pasditen e sotme në Vorë. Siç shihet nga video...
Aktualitet
19 Prill 2023, 21:42
I.A
Ngjarja
GREQI- Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi ka qëlluar me thikë një 18-vjeçar grek...
Aktualitet
19 Prill 2023, 21:40
F.M
Personi që vrau Ardian Nikulajn
SHËNGJIN- Ky është momenti kur personi që ekzekutori Ardian Nikulajn këtë pasdite në...
Aktualitet
19 Prill 2023, 21:10
I.A
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka denoncuar ditën e sotme procesin e rindërtimit në Tiranë. Me anë të një post...
Aktualitet
19 Prill 2023, 20:55
F.M
Arjan Ndoj dhe Ramazan Rraja
TIRANË- Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja është vënë n&e...
Aktualitet
19 Prill 2023, 19:50
F.M
Aksidenti në Vorë
VORË- Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Vorë....
Aktualitet
19 Prill 2023, 19:18
I.A
Credins Smart Park
TIRANË- Jetojmë në një botë me ritme frenetike ku çdo gjë është e aksesueshme, e larmishm...
Aktualitet
19 Prill 2023, 18:51
F.M
Policia
TIRANË- Tre persona janë proceduar penalisht në Has, pasi kanë kanosur përgjegjësja e OSSH-së. Po asht...