Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë kontrollit që iu bë, Rrajës i është gjetur dhe një armë zjarri.
TIRANË- Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja është vënë në pranga këtë mbrëmje. Mësohet se Rraja është arrestuar në Urën e Gjolës këtë pasdite. Gjatë kontrollit që iu bë, Rrajës i është gjetur dhe një armë zjarri. Ai ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si Rrumbu i Shijakut, ngjarje në të cilën mbeti i vrarë shoferi i prokurorit, Andi Maloku.
Ramazan Rraja u shpall në kërkim zyrtarisht pas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se pas ngjarjes së ndodhur më 1 nëntor të vitit 2021 qëndronte grupi i Plarent Dervishajt. Pas dëshmisë u organizuar dhe operacioni nga SPAK që u finalizua më 20 janar të këtij me 5 të arrestuar dhe katër të shpallur në kërkim.
Në kuadër të operacionit “Komploti” u arrestuan Genti Nerjaku alias Akil Nerjaku, 40 vjeç, i cili i ka shpëtuar një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në zonën e plazhit në Durrës, Marsel Deçka, 38 vjeç, agjent doganor (i afërm i Plarent Dervishaj), Endrit Sinani, 29 vjeç, Julian Pjetri, 45 vjeç dhe Bashkim Haxhija, 54 vjeç. Në kërkim u shpallën Plarent Dervishaj që tashmë ndodhet në Dubai, bashkë me Julian Meçen dhe Ramazan Rraja që u prangos sot.
Por si ndodhi atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja?
Më 1 nëntor të vitit 2019, rreth orës 16:30 të pasdites, makina 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut, një tregtar dhe i afërm i ish-prokurorit) dhe në përdorim nga prokurori Ndoj, u qëllua me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Ndoj ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Vetë Ndoj ia doli që t'i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa Aleksandër Laho mori lëndime më të lehta.
Sipas hetimeve, atentatorët kanë qenë dy dhe kanë qëlluar me dy armë të ndryshme, njëri ishte Redjan Rraja dhe bashkëpunëtori i tij ishte Arjol Halilaj, të cilët pasi qëlluan shkuan në Ishëm, ku edhe dogjën mjetin me të cilin po qarkullonin në momentin e vrasjes. Por brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja.al ka raportuar më parë se emri i Halilajt ka dalë nga telefoni që iu sekuestrua Redjan Rrajës pas arrestimit. Por thelbësore kanë qenë edhe shenjat e gishtave të Halilajt, që janë gjetur në mjetin që u përdor në krim. Përputhja e ADN-së me mbetjet biologjike ka bërë që Halilaj të vihet në pranga.
Dy të pandehurit Rraja dhe Halilaj akuzohen për vrasje të funksionarëve publik të mbetur në tentativë, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë vdekjen, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe grup i strukturuar kriminal. Megjithatë asnjë prej tyre nuk e ka pranuar akuzën, duke u deklaruar të pafajshëm.
Aksidenti në Vorë VORË- Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Vorë....
Credins Smart Park TIRANË- Jetojmë në një botë me ritme frenetike ku çdo gjë është e aksesueshme, e larmishm...
Policia TIRANË- Tre persona janë proceduar penalisht në Has, pasi kanë kanosur përgjegjësja e OSSH-së. Po asht...
Policia POGRADEC- Tre persona kanë rënë në pranga ditën e sotme për prostitucion. Mësohet se në pranga kanë r&...
Gentjan e Nezir Beqiri TIRANË- Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Jorgo Leku janë dënuar me burg të përjetshëm p&e...
Vendi ku u vra Ardian Nikulaj SHËNGJIN- Policia e Shtetit ka nisur të kryejë kontrolle pas atentatit ku mbeti i vrarë biznesmeni Ardian...
Vendi ku u vra Ardian Nikulaj SHËNGJIN- Personat që ekzekutuan biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin kanë ardhur nga Shkodra dhe ...
Fermeret greke GREQI- Emigrantët shqiptarë janë një pjesë e rëndësishme e Greqisë, për shkak të p...
Ardian Nikulaj TIRANË- Vjehrri i biznesmenit të vrarë ditën e sotme në Shëngjin, Ardian Nikulaj ka treguar se ka qen&eum...
Vendi ku u vra Ardian Nikulaj SHËNGJIN- Personat që ekzekutuan Ardian Nikulajn, e kishin ndjekur biznesmenin prej kohësh dhe prisnin momenti...