All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Atentati ndaj biznesmenit vlonjat/ Birçaj u vra në sy të efektivit, Deromemaj: E njihja nga fëmijëria! Pasagjeri tjetër: U përkulëm për tu mbrojtur

Pikërisht nga ky lokal, i cili ndodhet në ish-kompleksin ‘Oslo’, viktima doli me dy miqtë e tij pasi kishte konsumuar një kafe, mesditën kur ra pre e breshërisë së gjatë të plumbave. Më 10 maj 2021, ndërsa trupi i tij dergjej në tavolinën e kirurgjisë, mjekët konstatuan bashkë me trupin e tij të pajetë edhe një armë zjarri të tipit pistoletë.

19 Prill 2023, 22:12 Nga DOSJA
Atentati ndaj biznesmenit vlonjat/ Birçaj u vra në sy të
Bledar Birçaj
All - Paragraf - 1

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, i gazetares Klodiana Lala, ka sjellë sot detaje të reja nga vrasja e biznesmenit vlonjat, Bledar Birçaj, ngjarje e ndodhur më 10 maj 2021. I riu u ekzekutua në makinë ndërsa ndodhej së bashku me dy miqtë e tij, njëri prej të cilëve efektiv policie. Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’, Birçaj njihej në Vlorë si biznesmen. Ai ishte duke ndërtuar një hotel katër katesh në zonën e Ujit të Ftohtë në qytet, por ndërkohë ishte edhe pronar i lokalit të njohur ‘The Boss’.

Pikërisht nga ky lokal, i cili ndodhet në ish-kompleksin ‘Oslo’, viktima doli me dy miqtë e tij pasi kishte konsumuar një kafe, mesditën kur ra pre e breshërisë së gjatë të plumbave. Më 10 maj 2021, ndërsa trupi i tij dergjej në tavolinën e kirurgjisë, mjekët konstatuan bashkë me trupin e tij të pajetë edhe një armë zjarri të tipit pistoletë.

I ndjeri mbante pistoletën me vete, kudo që lëvizte si një truprojë që do ta mbronte nga kush e di se kush. Por ndërsa 38-vjeçari, mendonte se i kishte marrë të gjithë masat e duhura për t’i krijuar vetes një mbrojtje që të paktën do t’i shpëtonte jetën. E kundërta ndodhi, pasi atë nuk e shpëtoi dot as pistoleta që mbante në brez, por as miqtë e tij që ndodheshin në momentin e atentatit me të në makinë.

Madje as fakti që njëri prej tyre kishte qenë dikur një efektiv policie në radhët e bluve të Vlorës, qyteti ku Birçe ushtronte aktivitetin e tij të paligjshëm. Po ku duket se ishte përzier në punë të mëdha në trafikimin e lëndëve narkotike, edhe jashtë Shqipërisë, e deri në Amerikën e largët të Jugut, çka thuhet se solli edhe fundin e tij, një fund që siç thamë erdhi në mesditën e 10 majit e vitit 2021. Vetëm pak minuta pasi Bledar Birçaj kishte konsumuar një kafe në një nga lagjet e qytetit të Vlorës, bashkë me dy miq të tij, të cilët iu bashkuan në mjetin e tij tip BMW për të bërë një xhiro me makinë, ndërpre në mes nga breshëria e gjatë e plumbave të dala nga një armë kallashnikov.

“Ngjarja ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Bledar Birçaj, i datëlindjes 17 Janar 1983 ndodhi në orën 12.59, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, pranë karburantit të Esat Spahos. Persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip BMË model X5 me targë AB 797 CS, në pronësi të viktimës”, thuhet në dosjen hetimore.

Vrazhdësia me të cilën makina e drejtuar nga Birçaj, u qëllua si edhe saktësia, duke goditur vetëm mbi objektivin dhe jo mbi udhëtarët e tjerë në automjet. Kjo tregon asgjë më shumë përveç faktit që qitësit ishin profesionistë dhe se kishin informacion të plotë për lëvizjet e viktimës.

Vetë grupi hetues gjatë mbikqyrjes së vendit të ngjarjes, gjeti 29 gëzhoja, ndërsa automjeti rezultoi se u shpua 24 herë nga plumbat. Nga 24 plumbat, 7 plumba prej tyre dyshohet se i morën jetën Bledar Birçajt.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan 29 gëzhoja model 56, kalibri 7.62 mm, kurse në automjet u evidentuan 24 vrima të shpimit me armë zjarri. Në Spitalin Rajonal Vlorë në sallën e operacionit viktimës iu gjet në brez një armë zjarri e tipit pistoletë Bereta, kalibër 9 mm me krehrin e vendosur në armë”, thuhet në dosjen hetimore.

Dosja hetimore tregon se Bledar Birçaj, lëvizte i armatosur, sikurse edhe ditën e fundit, kur ra në pritën e atyre që ishin armiqtë e tij.

Por kush ishte Bledar Birçaj dhe pse ai ishte kaq i rëndësishëm për armiqtë e tij, deri aty sa të mendonin eliminimin e tij?

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’, Birçaj, njihej në Vlorë, si biznesmen.
Ai ishte duke ndërtuar një objekt hotel katër katësh, në zonën e Ujit të Ftohtë, në qytet, por ndërkohë ai ishte edhe pronar i lokalit të njohur ‘The Boss’, i cili ndodhet në ish-kompleksin ‘Oslo’.

Lokali nga ku doli me dy shoqëruesit e tij, pasi kishte konsumuar një kafe me ta, edhe mesditën kur ra pre e breshërisë së gjatë të plumbave. Itinerar i cili është përcaktuar edhe nga grupi hetues, por edhe nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë dokumentuar të gjithë lëvizjen e makinës tip BMW X5 me targa të huaja, me të cilën Birçaj lëvizte.

Makina që u qëllua vetëm pak minuta sapo mori unazën e qytetit, pranë një pike të furnizimit me karburant, sipas grupit hetues nga dy persona të armatosur.

“Makina me viktimën, Bledar Birçaj, ka kryer itinerarin e lëvizjes nga bar ‘The Boss’, më pas në unazën e qytetit. Te vendi i quajtur karburant ‘Bolv Oil’, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, makina është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të cilët më pas janë larguar”, thuhet në dosjen hetimore.

Pra siç shihet edhe nga lëvizja e makinës së Bledar Birçaj, autorët ishin të informuar mbi faktin që ai do të dilte nga lokali I tij. Mendohet që një person i tretë që mund të ketë qenë në brendësi të lokalit, apo jashtë tij, të ketë informuar grupin e qitësve mbi lëvizjet e fundit të shënjestrës së tyre. Dinamikë e cila përforcohet edhe më shumë nga lëvizjet që ka kryer makina e vrasësve, të cilët, siç rezulton, nuk e kanë ndjekur gjahun e tyre që në momentin që ai dalë nga lokali në pronësi të tij, por e kanë pritur në vendin ku edhe ndodhi krimi.

“Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se autorët kanë përdorur një automjet Mercedez Benz C-Class, me ngjyrë gri me disqe alumini në formë ylli, me baxha lart, me xhama të zinj dhe me targa AB 647 AN, të cilat rezultojnë të vjedhura në qytetin e Fierit. Itinerari i lëvizjes së makinës së autorëve është nga vendngjarja, rrugës për në fshatin Kaninë dhe nga aty janë futur në pjesën e Bypass për të dalë te varrezat e qytetit dhe më pas në fshatin Risili”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas grupit hetues, gjurmët e fundit të makinës së autorëve të vrasjes së Bledar Birçaj, përfundojnë në vendin e quajtur Bishti I Malit në fshatin Armen, të Vlorës, aty ku janë pikasur nga një tjetër kamera sigurie të një subjekti privat. Atentatorët mbanin maska në fytyrë kishin llogaritur gjithçka.

Ata e kanë parkuar makinën e tyre fillimisht në krah të pikës së karburantit, aty ku mendonin se ishte vendi më i mirë për t’i zënë pritë viktimës së tyre.

Vetëm pak sekonda më pas, pasi kanë marrë informacionin se makina me Birçaj po afrohet pranë vendit ku ata ndodheshin, ata shikohet teksa dalin nga automjeti i tyre dhe i afrohen makinës së shënjestrës, që tashmë ishte vetëm pak hapa larg tyre. Ndërkohë, një makinë tjetër përpara asaj të viktimës, duket sikur e ndalon të shtojë shpejtësinë.

Autorët pasi kanë dalë nga makina fillojnë të hapin zjarr pa reshtur. Me të përfunduar sulmi i parë me armë, njëri prej autorëve futet në makinë, ndërsa autori i dytë vendos të lërë në tokë armën kallashnikov dhe të nxjerrë nga brezi armën pistoletë.

Pikërisht në këtë moment, një person i dytë hap derën e pasme të automjetit të drejtuar nga Birçaj dhe tenton të dalë nga aty, çka bëri që autori i mbetur jashtë makinës së vrasësve të fusë me nxitim në brez pistoletën dhe në panik e sipër të tërheqë armën kallashnikov që kishte lënë në tokë.

Personi i cili hapi derën e pasme të automjetit të viktimës, rezultoi të ishte një oficer aktiv policie, i identifikuar si Granit Deromemaj. Ai shërbente në sektorin e antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës. Në bazë të verifikimeve të kryera, ai nuk ishte personi i vetëm në makinë, bashkë me të, në makinë me Bledar Birçaj, në momentin e atentatit, ndodhej edhe shtetasi Edison Zenelaj. Ky i fundit një personazh me rekorde penale. Deromemaj u shkarkua menjëherë nga radhët e policisë me urdhër në atë kohë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, me motivimin se shoqërimi i tij me persona me precedentë penalë ul reputacionin e policisë.

Deromemaj, në shpjegimin e tij para kolegëve të policisë, tha se me viktimën, Bledar Birçaj, njihej që në vogëli dhe se nuk kishte njohuri për aktivitetin e tij kriminal.

“Unë viktimën Bledar Birçaj, e njoh që nga fëmijëria. Ditën e ngjarjes unë isha në kafe me të. Pasi mbaruam kafenë vendosëm të bëjmë një xhiro me makinë, kur edhe ramë pre e atentatit”, shprehet Granit Deromemaj.

Në momentin e atentatit, thuhet se Deromemaj ishte i armatosur, por ai nuk e përdori në asnjë moment armën e shërbimit për t’u mbrojtur. Pavarësisht shpjegimit të tij se me viktimën njihej nga fëmijëria dhe nuk kishte informacion për aktivitetin e tij të paligjshëm, kjo e nuk e shpëtoi atë nga përjashtimi në radhët e policisë së Shtetit.

Ashtu si polici Deromemaj dhe pasagjeri tjetër në automjet, Edison Zenelaj, tha se e vetmja gjë që mund të bënin në atë moment ishte të përkuleshin dhe t’u shpëtonin plumbave që po vërshonin drejt tyre.

“Në lidhje me ngjarjen u pyetën në cilësinë e personave që po udhëtonin në automjet me viktimën në momentin e sulmit me armë, punonjësi i policisë Granit Deromemaj dhe shtetasi Edison Zenelaj. Ata sqaruan se pranë karburant ‘Bolv Oil’ kanë parë që t’i afrohen mjetit me të cilin ata udhëtonin, dy persona të maskuar me kapuç, të cilët mbanin në duar armë zjarri automatik dhe pasi dëgjuan të shtënat thonë se përkulën për t’u vetëmbrojtur”, thuhet në dosjen hetimore.

Marrë nga BW

bledar bircaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje