LIVE UPDATES
Aktualitet

STUDIMI/ A çojnë ushqimet e përpunuara në humbjen e fillit të të menduarit?

400-500 kalori në ditë të marra në formën e ushqimeve fast food mjaftojnë për të shtuar rrezikun e harresës, mungesës së orientimit apo të humbjes së fillit logjik.

17 Dhjetor 2022, 10:46 Nga a.l
STUDIMI/ A çojnë ushqimet e përpunuara në humbjen e fillit
Ushqimet fast food, si për shembull hamburger, dëmtojnë trurin

BRAZIL-  Një studim i kohëve të fundit thotë se më shumë se 400-500 kalori në ditë të marra përmes ushqimeve fast food, si për shembull hamburger, një gjysmë pice të ngrirë, apo ushqimeve të konservuara si patatinat apo ëmbëlsirat e ndryshme, mjaftojnë për të shtuar rrezikun e dëmtimit të aftësive konjitive duke çuar në harresë, mungesë orientimi, paaftësi për të përfunduar fjalitë apo një mendim apo humbje të fillit logjik.

Studimi, në të cilin gjatë një periudhe 8-vjeçare u përfshinë 10.775 burra dhe gra në Brazil, arriti në përfundimin se njerëzit që konsumojnë më shumë ushqime të gatshme apo të ngrira, preken 28% më shumë nga humbja e aftësive konjitive, krahasuar me njerëzit që i konsumojnë shumë rrallë këto ushqime. 

STUDIMI/ A çojnë ushqimet e përpunuara në humbjen e fillit
Konsumi i tepërt i salsiçeve dëmton shëndetin

Studimi i publikuar në revistën shkencore "JAMA Neurology” evidentoi se dy vendet më të prekura janë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ku njerëzit konsumojnë më shumë se 50% ushqime të përpunuara në ditë.

Ushqimi - vetëm një prej faktorëve

Gjithsesi ekspertët theksojnë se të dhënat nuk janë "të prera me thikë”. "Ky studim thjesht provon se ka një lidhje mes konsumit të ushqimeve fast food dhe humbjes së aftësive konjitive” – thotë Duane Mellor, dietolog në universitetin Aston në Mbretërinë e Bashkuar, i cili nuk ka marrë pjesë në këtë studim.

"Problemi është se janë të dhëna vëzhguese, pra nuk ka prova shkakësore”. Mellor thekson se studiuesit dinë mjaftueshëm për ndikimin negativ që kanë ushqimet fast food dhe ato të konservuara në shëndetin e njerëzve. Sidoqoftë, thotë ai, është e vështirë të thuhet nëse këto ushqime janë më të dëmshme se ato me shumë yndyrë, kripë dhe sheqer.

STUDIMI/ A çojnë ushqimet e përpunuara në humbjen e fillit
Për humbjen e aftësive konjitive kontribuojnë shumë faktorë

Ekspertët thonë se ky studim ka dështuar në gjetjen e faktorëve të tjerë që kontribuojnë në humbjen e aftësive konjitive. "Mund të jetë më e mundshme që këta njerëz që kanë ngrënë shumë ushqime të tilla, të kenë ngrënë më pak ushqime të shëndetshme si perime, fruta, arra, farëra dhe bishtaja” – tha Mellor.

Shëndeti konjitiv është çështje shumë e ndërlikuar dhe humbja e aftësive mund të shkaktohet si pasojë e shumë faktorëve të tjerë veç ushqimit, siç është mungesa e aktivitetit fizik, pirja e duhanit, alkooli, si dhe sëmundjet kardiovaskulare dhe metabolike. Ky studim nuk i përfshin këta faktorë në analizën e tij. "Kjo e bën të pamundur daljen në përfundime të tilla” – thotë Gunter Kuhnle, profesor për ushqimin dhe shkencat ushqimore në universitetin Reading në Mbretërinë e Bashkuar.

Probleme shëndetësore madhore në mbarë botën

Ushqimet e pashëndetshme po shkaktojnë probleme shëndetësore madhore në mbarë botën. Pavarësisht kundërshtive rreth studimit të fundit, ekspertët mjekësorë dhe nutricionistët si Mellor, dakordësohen se dieta dhe ushqyerja janë dy nga faktorët madhorë të rrezikut për shëndetin e njerëzve në mbarë botën. Faktet tregojnë se obeziteti është sot një problem më shqetësues se uria.

Ushqimet me shumë yndyrë, sheqer dhe kripë, të përpunuara ose jo, janë shkaktare për obezitetin, sëmundjet kardiovaskulare, kancerin dhe rritjen e vdekshmërisë në shkallë botërore.

Një tjetër raport i kohëve të fundit nga "Global Panel on Agriculture and Food Systems Nutrition”, grup i pavarur ekspertësh shëndeti dhe nutricionistë, thotë se vendet në zhvillim, ku shitja e ushqimit të përpunuar po rritet me ritme të shpejta, janë veçanërisht të rrezikuar në vitet e ardhshme.

STUDIMI/ A çojnë ushqimet e përpunuara në humbjen e fillit
Mbi 3 miliardë vetë në botë nuk kanë mundës për të blerë ushqime të shëndetshme.

Sipas raportit mbi tre miliardë vetë nuk i kanë mundësitë për ushqime të shëndetshme e për pasojë kanë një ushqyerje të varfër.

Si mund të ushqehemi më shëndetshëm?

Nuk është kurrë vonë për t'u ushqyer shëndetshëm. Studimet tregojnë se modele të të ushqyerit si për shembull, ushqimi Mesdhetar, ndihmojnë në pakësimin e rrezikut për humbjen e aftësive konjitive dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Ushqimi Mesdhetar përmban ushqime të freskëta, pa shumë yndyrë, kripë dhe sheqer.

"Përpiquni të shijoni një dietë të thjeshtë dhe të larmishme, të bazuar tek perimet, arrat, bishtajoret, farërat dhe drithërat dhe hani në sasi të moderuara prodhime bulmeti dhe mishi të freskët” – thotë Mellor./ DW

ushqimet e perpunuara

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët