LIVE UPDATES
Aktualitet

Studiuesit e natyrës: rishikimi i zonave të mbrojtura përshkallëzon shkatërrimin e tyre

Kryeministri Rama tha se rishikimi lidhet me një kërkesë të vazhdueshme këmbëngulëse të një numri të konsiderueshëm kryetarësh bashkish.

17 Dhjetor 2023, 18:59 Nga I.A
Studiuesit e natyrës: rishikimi i zonave të mbrojtura
Foto Ilustruese

TIRANË- Rishikimi i Zonave të Mbrojtura po ngjall shqetësimin e studiuesve dhe aktivistëve të natyrës në Shqipëri. Ata thonë se shohin një kërcënim të ri për ndërtime sidomos në zonën bregdetare dhe një përshkallëzim të shkatërrimit të zonave të mbrojtura.

Kryeministri Rama tha se rishikimi lidhet me një kërkesë të vazhdueshme këmbëngulëse të një numri të konsiderueshëm kryetarësh bashkish. Studiues dhe aktivistë të mjedisit po kundërshtojnë ashpër në Shqipëri planet e qeverisë për rishikimin e zonave të mbrojtura natyrore. Një nismë e 12 deputetëve të mazhorancës socialiste synon ndryshime të reja në ligjin për Zonat e Mbrojtura që në thelb kanë krijimin e hapësirave ligjore për projekte zhvillimore në funksion të bashkive.

“Ndërhyrja në zonat e mbrojtura është një risi që sjell pasoja aq më tepër kur bëhet për qëllime që thuhen në emër të zhvillimit, në emër të turizmit”, thotë profesori i shkencave të natyrës në universitetin e Tiranës Aleko Miho.

“Tani po ndërhyhet në Zonat e Mbrojtura se kanë ngelur janë të vetmet që janë të prekura. Po i rrudhim dhe ato në minimum dhe në këtë mënyrë po krijojmë një imazh të vendit të urbanizuar tej e tej, i cili është i dëmshëm edhe për natyrën, por edhe zhvillimin në përgjithësi.”

Zoti Miho thotë se këto ndryshime të reja pasojnë ato që ndodhën një vit më parë në kufijtë e Zonave të Mbrotjura që kanë sjellë pasoja.

“Vendimet e qeverisë që çuan në zvogëlimin e Zonave të Mbrojtura kryesisht në zonat bregdetare, në Butritn, në zonën e Vjosë -Nartës, në zonën e Karavastasë etj. Dihej që atëherë që këto ndryshime ligjore nuk kishin qëllim përforcimin e sistemit të mbrojtjes, por përkundrazi, lejimin e zhvillimit të bizneseve brenda tyre. Menjëherë sa dolën vendimet e qeverisë në këto zona ndërhyhet për të ndërtuar, për të investuar. Thuhet për qëllime turistike, por ky lloj turizmi nuk mbron natyrën, është i paqëndrueshëm. Përkundrazi, krijon shqetësime në zonën përreth, në prishjen e biodiveristetit, habitateve, por edhe për vetë njeriun, për vetë zonën zhvillimin e saj kjo mënyrë e investimit që bëhet, sidomos ajo që shohim në zonë e Manastrit, por jo vetëm, është në kundërshtim me rregullat e mbrojtjes së natyrës”.

Edhe Zydjon Vorpi i organizatës për mbrotjen e natyrës PPNEA e cila e ka paditur në gjykatë me disa organziata ndryshimin e kufijve të Zonave të Mbrojtura që ndodhi një vit më parë thotë se një rishikim i ri është me mjaft pasoja.

“Tashmë pritet që të prishen edhe zona të tjera. Praktikisht po tentohet të legjitimohet ajo që u fillua në mënyrë të paligjshme në Nartë me Aeroportin e Vlorës që po ndërtohet brenda zonës së Mbrojtur. Ligji i ri i hap rrugën këtyre lloj zhvillimeve të ndodhin në cdo zonë të Mbrojtur duke zhbërë njëherë e përgjithmonë vlerën e këtyre zonave”.

Ndryshimet e pritshme ligjore legjitimojnë ndërhyrje që bien ndesh me direktivat europiane për mbrotjen e natyrës, thotë zoti Vorpsi.

Turizmi në Shqipëri, sidomos këtë vit, shënoi prurje të larta turistike në mbi 9,5 milionë vizitorë dhe zoti Miho e vlerëson zhvillimin e këtij sektori. Por , thotë ai modelet kaotike të zhvillimit nuk duhet të vijojnë.

“Asnjë nga ne nuk kundërshton të gjitha përpjekjet, qoftë të qeverisë dhe të gjithë aktorëve në vend, për të zhvillaur turizmin sepse është një potencial i madh që ne si vend mund ta ofrojmë edhe për të sigruar një mirëqënie, punësim etj. Por kjo nuk mund të bëhet pa e menaxhuar turizmin në drejtime të tilla, nga e cila përfiton gjithë shoqëria. Jo individët që investojnë, që shesin vila dhe që ndërtojnë si në “pronën e babait”. Nuk është ky turizmi aq më tepër, kur kjo bëhet në kurriz të Zonave të Mbrojtura. Ne kemi kriajur një infrastrukturë të madhe nga Velipoja deri në Ksamil në gjtihë këto vite që është bërë në mënyrë kaotike jo me plane të mirëfillta urbanistike. Të ndërhysh akoma në këtë vijë bredgetare me ndërtime është jashtë kapaciteteve të mundshme që vetë vija bredgetare afron.”

Institucionet thotë më tej zoi Miho pak pyeten për këto ndryshime dhe qarqet akademike dhe shkencore janë pak të angazhuara.

“Në përgjithësi në aspektin institucional pak disktutohet për këto vendim-marrje. Këtu institucionet duhet të pyeten për këto ndryshime por edhe vetë institucionet duhet të jenë më aktive.”

Kryeministri shqiptar Edi Rama pohoi pak ditë më parë se qeveria është në fazën e rishimimit të Zonave të Mbrojtura.

Në një fjalim mbajtur në ceremoninë e një konkursi për një qendër infomimi për lumin Vjosa zoti Rama tha se se rishikimi lidhet me kërkesën e një numri kryetarësh bashkish.

“Sot, ne jemi në një fazë rishikimi të zonave të mbrojtura që vijnë si rezultat i një kërkese të vazhdueshme këmbëngulëse të një numri të konsiderueshëm kryetarësh bashkish, të cilët janë të vetëdijshëm për nevojën e konsolidimit të natyrës, por të cilët janë natyrshëm me ambicie dhe nën presionin e madh për zhvillim ekonomik dhe social. Dhe kombinimi i këtyre të dyjave është një domosdoshmëri”.

Pamjet e Ksamilit dhe shumë zonave në bregdetin jugor po flasin për shtrirjen e ndërtimeve intensive që po cënojnë peisazhe natyrore dhe peisazhe shkëmbore mijeravjeçare. Disa kryetarë bashkish janë dënuar dy vietet fundit apo janë në hetime lidhur me vendim-marje ndërtimesh në zonat bregdetare.

Vetëm në Sarandë mbi 20 zyrtarë të administratës, kryesisht të urbanistikës, hipotekës dhe inspektoriateve ndërtimore, janë arrestuar nën dyshimet për shpërdorim detyre me urdhër të Prokurorisë së Sarandës dhe Prokurorisë së Posaçme(SPAK)

Marrë nga VOA

aleko miho

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri