LIVE UPDATES
Aktualitet

Subvencioni i grurit/ Fermerë s’përfitojnë subvencionet, dokumentacioni i vështirë për t’u plotësuar

Përgatitjet e  dokumenteve për subvencion është shumë i sikletshëm sepse toka është e ndarë në shumë parcela të vogla. Po kështu asnjë garanci kundrejt dëmtimeve që mund të vijnë nga moti i keq nuk i siguron të mbjellat e tyre. Sipërfaqja sivjet është shtuar më grurë, por përsëri ka vështirësi dhe nuk kanë siguri deri në korrje.

28 Tetor 2022, 22:10 Nga k.m.

Subvencioni i grurit/ Fermerë s’përfitojnë subvencionet,

Koha në të cilën jemi është sezoni i mbjelljes së grurit. Për shkak të krizës botërore të mungesës së grurit që filloi pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë, qeveria vendosi që këtë vit të mbështesë me subvencione direkte në vlerën e 30,000 lekëve fermerët që kultivojnë jo më pak se 1 ha grurë.

Kjo është mbështetje për kultivimin e grurit për sezonin e ri të mbjelljeve. Por në Fiks Fare u ankuan fermerët nga Maliqi pasi ata kanë vështirësi në mbledhjen e dokumentacionit për të përfituar nga subvencioni i grurit. Ata shprehen se kanë mbjellë hektarë me grurë, por që nuk i dokumentojnë dot, pasi tokat i kanë marrë me qira dhe pronarët janë jashtë shtetit për t’u plotësuar dokumentacionin përkatës.

Përgatitjet e  dokumenteve për subvencion është shumë i sikletshëm sepse toka është e ndarë në shumë parcela të vogla. Po kështu asnjë garanci kundrejt dëmtimeve që mund të vijnë nga moti i keq nuk i siguron të mbjellat e tyre. Sipërfaqja sivjet është shtuar më grurë, por përsëri ka vështirësi dhe nuk kanë siguri deri në korrje.

Njëri prej fermerëve z. Orahanaj shprehet vetëm dy ditët e fundit kanë mbjellë diku tek  15-16 ha me grurë. “Në momentet e para të vetëdeklarimit kam deklaruar 44 ha. Por meqë ishte fillimi dhe tokat ofrohen me qira më pas, nga njerëzit që nuk mund t’i punojnë ose janë të larguar, unë kam kaluar në 53 ha dhe më pas i kam deklaruar pranë AZHBR-së  47 ha”  Këto sipërfaqe fermeri ua ka marrë me qira gati 150 fermerëve,  të cilëve u duhet t’u marri të gjithëve  AMTP ( Akti  i Marrjes së Tokës në Pronësi), që sipas tij është e pamundur pasi shumica janë larguar jashtë shtetit.

Edhe pse kanë mbjellë sipërfaqe të mëdha  dhe janë kanë plotësuar kushtet që nga fara e fiskalizuar, sërish nuk e dinë nëse do jenë fitues të subvecionit.

Të njëjtin problem me dokumentacionin e tokës kanë edhe fermerët në fshatin Orman-Pojan. Perenc Kreka fermer, pohoi për Fiksin se ka mbjell 12 ha grurë dhe vetëm 10 ha.

“Dokumentacioni është shumë i vështirë të plotësohet. Njerëzit janë larguar komplet si familje, në Amerikë, Angli, Francë,”- tha ai.  Edhe fermeri Vasil Plasa nga Pojani shprehet se ka mbjellë 30 ha grurë , por me letra ka vetëm 20 ha.
Fiksi foli edhe me agronomin e Bashkisë Maliq, z. Aurel Zenollari. Edhe ai foli mbi vështirësitë që kanë hasur fermerët  pasi parcelat e mbjella nga ta janë të pjesëzuara, dhe prandaj dokumentet janë tepër voluminoze.  Pyetjes së Fiksit që a ia vlen të mbjellësh grurë duke patur parasysh edhe dëmtimet  që vijnë nga natyra, z. Zenollari u shpreh se dëmin më të madh në grurë e bën breshëri.

Pra shteti i mbështet në mbjelljen e kulturës së grurit, por dokumentacioni është i vështirë për t’u plotësuar dhe nuk ofron asnjë  siguri kundrejt dëmtimeve që mund të vijnë nga moti i keq./TopChannel

subvencioni i grurit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj