LIVE UPDATES
Aktualitet

Dënimi i ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj, zbardhet vendimi i Apelit në Shkodër, 3 vite burg i konvertohet në 2 vite shërbim prove

Çështja ishte kthyer nga Gjykata e Lartë për hetim, por Apeli i Shkodrës ka dalë me të njëjtat përfundime dhe ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lezhës në vitin 2020.

28 Tetor 2022, 20:14 Nga k.m.
Dënimi i ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj, zbardhet vendimi i Apelit në
Apeli i Shkodrës

SHKODËR- Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit të Shkodrës në lidhje me procesin ku u dënua me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Çështja ishte kthyer nga Gjykata e Lartë për hetim, por Apeli i Shkodrës ka dalë me të njëjtat përfundime dhe ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lezhës në vitin 2020. Megjithatë, duke u bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit më burgim për të pandehurin Fran Frrokaj, duke e vënë në provë për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për një periudhë kohe prej dy vitesh. Por ka si detyrim që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepra penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij. Po sot, Apeli gjithashtu vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit më burgim për të pandehurin Pjetër Lini, duke vënë në provë për pjesën e mbetur të dënimit me burgim. Kjo pasi përveç Frrokajt janë dënuar edhe 16 persona të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me të për të marrë tokën në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Vendimi i plotë i Apelit të Shkodrës

Mbi përfundimin e çështjes penale, në ngarkim të ish-kryetarit të bashkisë lezhë, Fran Frrokaj

Sot më datë 28.10.2022, në Gjykatën e Apelit Shkodër ka përfunduar gjykimi i çështjes penale në ngarkim të ish-Kryetarit të Bashkisë Lezhë dhe 16 të pandehurve të tjerë. Kjo çështje është kthyer nga Gjykata e Lartë për përsëritje të shqyrtimit gjyqësor mbi bazën e rekursit të ushtruar nga Prokurori. Në përfundim të gjykimit, njoftojmë se: Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.222, datë 28.10.2022, ka vendosur: 1. Lënien në fuqi të Vendimit nr. 198, datë 17.09.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë me këto ndryshime: 2. Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, uljen me 1/3 të dënimit për të pandehurin z. Ardenis Haxhia, duke mbetur përfundimisht 1 vit burgim. 3. Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur për të pandehurin z. A. Haxhia, duke e vendosur në provë për një periudhë prej 22 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepra penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij. 4. Deklarimin fajtor të të pandehurës znj.J. Mema për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, sipas nenit 248 dhe 25 të Kodit Penal. 5. Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, uljen me 1/3 e dënimit të të pandehurës znj. J. Mema, duke mbetur përfundimisht 2 vjet burgim. 6. Deklarimin fajtor të të pandehurit z.R. Malotaj për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, duke caktuar si masë dënimi për të pandehurin z. R. Malotaj 6 muaj burgim. 7. Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin z. R. Malotaj, duke e vendosur në provë për një periudhë prej 12 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepra penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij. 8.Deklarimin fajtor të të pandehurit z.A. Djala për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal. 9. Deklarimin fajtor të të pandehurit z.E. Jakaj për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal. 10. Deklarimin fajtor të të pandehurit z.B. Cara për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal. Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

Me Vendimin Nr.228, datë 28.10.2022, Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur: Ndreqjen e gabimeve materiale në pjesën dispositive të vendimit nr.222 datë 28.10.2022 të Gjykatës se Apelit Shkodër si më poshtë vijon: 1.Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit më burgim për të pandehurin F. Frroku, duke vënë në provë për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për një periudhë kohe prej dy vitesh, me detyrimin që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepra penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij. 2.Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit më burgim për të pandehurin P. Lini, duke vënë në provë për pjesën e mbetur të denimit me burgim për një periudhë kohe prej dy vitesh, me detyrimin që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepra penale dhe të mbaje kontakte te rregullta me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij. 3. Ky vendim i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërse e vendimit nr.222 datë 28.10.2022 të Gjykatës se Apelit Shkoder. 4. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë Brenda 45 ditëve, bashkë me vendimin përfundimtar. Bazuar në nenin 464 te K.Pr.Penale, dhe nenit 22 të Ligjit Nr.79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, nga ana e Prokurorisë së Apelit Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë është urdhëruar vënia në ekzekutim e këtij vendimi.

gjykata e shkodre denohet fran frrokaj fran frrokaj

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit