LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarët braktisin Greqinë për punët sezonale, pronarët rrisin pagesat për të afruar krahun e punës

Të dhënat e shtatorit të këtij viti mbi numrin e shqiptarëve me leje qëndrimi tregojnë një numër dukshëm më të ulët krahasuar me shtatorin e një viti më parë, kur 425 mijë e 740 shtetas të Shqipërisë ndodheshin në Greqi me leje qëndrimi të vlefshme, të cilët përbënin rreth 63 për qind të të huajve në këtë vend.

28 Tetor 2022, 20:10 Nga k.m.
Shqiptarët braktisin Greqinë për punët sezonale,
Foto ilustruese

Sipas statistikave të fundit të Ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin numri i emigranëtve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë ligjërisht në Greqi vijon të ulet. Të dhënat zyrtare të publikuara nga qeveria greke për shtatorin e këtij viti tregojnë se në Greqi ndodhen 291 mijë e 868 emigrantë shqiptarë me leje të vlefshme qëndrimi, të cilët përbëjnë rreth 61.4 për qind të të huajve të ligjshëm.

Të dhënat e shtatorit të këtij viti mbi numrin e shqiptarëve me leje qëndrimi tregojnë një numër dukshëm më të ulët krahasuar me shtatorin e një viti më parë, kur 425 mijë e 740 shtetas të Shqipërisë ndodheshin në Greqi me leje qëndrimi të vlefshme, të cilët përbënin rreth 63 për qind të të huajve në këtë vend.

Në muajin gusht të këtij viti 291 mijë e 868 shtetas shqiptarë ishin me leje të vlefshme qëndrimi në Greqi.

Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit përditësohen vazhdimisht dhe ndonëse emigrantët nga Shqipëria përbëjnë pjesën dërrmuese të të huajve të pajisur me leje qëndrimi, numri i tyre është në rënie të vazhdueshme.

Kjo lidhet jo vetëm me procesin e lëshimit të lejeve të qëndrimit që përkojnë me kërkesat e bëra nga emigrantët shqiptarë gjatë viteve 2020-2021, por edhe me prirjen e shumë familjeve shqiptare për të emigruar nga Greqia drejt vendeve të tjera evropiane.

Ulja e numrit të emigrantëve shqiptarë ndikon edhe në përfshirjen e tyre në punët sezonale në Greqi, sidomos në bujqësi.

Tregu grek aktualisht ka nevojë për fuqi punëtore për vjeljen e ullirit dhe agrumeve dhe shoqatat e fermerëve në disa zona, kryesisht në kufi me Shqipërinë, kanë nxitur tërheqjen e punëtorëve sezonalë nga Shqipëria.

Shoqatat greke kanë synuar krijimin e kushteve të akomodimit për punëtorët sezonalë si dhe rritjen e pagesave për një ditë pune për të joshur fuqinë punëtore nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit. Në disa zona, nga shoqatat greke të fermerëve është vendosur që punëtorët të paguhen 45-50 dollarë në ditë, nga 40 dollarë sa ishte pagesa ditore për vitin e kaluar për vjeljen e ullinjve. Ndërkohë, Ministria e Emigracionit dhe Azilit në Greqi zgjati deri më 31 mars të vitit 2023 afatin e aplikimit nga fermerët grek për punëtorë sezonalë të vendeve të treta, i cili kishte përfunduar më 30 shtator të vitit 2022.

Sipas legjislacionit grek, proocedura e ndjekur për hyrjen në Greqi të shtetasve të vendeve të treta për pune sezonale parashikon që periudha e përgjithshme vjetore e qendrimit nuk mund të jetë më pak se dy muaj dhe më e madhe se 6 muaj.

Oferta e tregut grek për punëtorë sezonalë nga Shqipëria pritet të sjell vështirësi në vjeljen e ullinjve dhe agrumeve në disa nga zonat kufitare shqiptare, ku po ndihet mungesa e punëtoreve. Largimi i të rinjve në emigrim dhe joshja e fuqisë punëtore nga tregu grek është sfiduese, veçanërisht për Qarkun e Vlorës dhe Fierit, ku ka nisur vjelja e agrumeve dhe ullirit./VOA

puna sezonale ne greqi greqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet