LIVE UPDATES
Aktualitet

Të burgosurit vrapojnë drejt vendngjarjes, momentet kur Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin në qeli

Këto, janë momentet kur kanë ndodhur të shtënat pranë dritares së qelisë numër 12, në sektorin 2, katin e parë, godina B.

28 Shkurt 2024, 22:27 Nga S.B
Të burgosurit vrapojnë drejt vendngjarjes, momentet kur Mjacaj
foto nga ngjarja

Në këtë foto kur ora shënon 13:51, shfaqen imazhet e jashtme të godinës B të burgut. Kamera është e pozicionuar larg dhe pamja nuk është e qartë. Në fushat e ajrimit konstatohen disa të burgosur.

Në fashën kohore nga ora 13:51 e 39 sekonda deri në 13:52 e 13 sekonda në disa imazhe hap pas hapi të shkëputura nga kamera, konstatohet se të burgosurit që ishin në ajrim, hedhin vështrimin drejt godinës B, dhe afrohen për të parë çfarë po ndodhte. Këto, janë momentet kur kanë ndodhur të shtënat pranë dritares së qelisë numër 12, në sektorin 2, katin e parë, godina B.

Saktësisht në orën 13:52 e 15 sekonda, nga këqyrja e kësaj kamere grupi hetimor ka konstatuar se në largësi shfaqet përballë i dënuari Sokol Mjacaj. Ai sapo ka kryer krimin duke ekzekutuar Arben Lleshin dhe plagosur aksidentalisht Indrit Shaqjan. Pamja është e paqartë për shkak të rrjetës me tela dhe një tende metalike. Ai konstatohet sipër vendshërbimit dhe po drejtohet për nga sektori i takimeve.

Indrit Dubali: Në ato momente pashë që u kthye mbrapsh i burgosuri Sokol Mjacaj me një armë në dorë dhe ma drejtoi drejt meje për të më gjuajtur. Pasi më drejtoi armën më tha: “Hap derën kryesore të ajrimit, se përndryshe do të vras”. Nën kërcënimin e armës u detyrova hapa derën, pasi u tremba dhe u hutova. Në momentin që hapa derën ai vrapoi rreth vendit ku bëhen takimet dhe kuzhina. Vrapova mbas tij me 2 të burgosur të tjerë për ta ndaluar, konkretisht me shtetasit Indrit Shaqja i cili ishte i plagosur gjatë ndjekjes dhe Tomorr Caushi.

Caushi, një i dënuar përjetë për vrasje të dyfishtë gjatë një grabitjeje, ishte mik i viktimës Arben Lleshi. Ai u vu në ndjekje të Mjacajt për tu hakmarrë aty për aty. Qelia ku ndodhi vrasja ishte e Shaqjas dhe Ilir Xhakjas, i njohur si i forti i Shijakut. Ai, është i dënuar për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj në krye të detyrës. Qelia e Arben Lleshit ishte në të njëjtin korridor, përballë asaj ku ndodhi vrasja ku vuanin dënimin Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja.

Shaqja: “O indrit, më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare te zgara se kam për ti thënë dicka, ku jam kthyer dhe kam parë në corridor të sektorit Arben Lleshin, e kam thirrur se të kërkon Sokol Mjacaj në dritare për të thënë dicka. Aty është futur Arben Lleshi te dritarja dhe kam dëgjuar krisma”.

Mjacaj qëlloi të 5-të plumbat që kishte pistoleta. Plumbi që e preku në qafë rezultoi vdekjeprurës. Ndërkohë, plagosja e Indrit Shaqjas mendohet se ka qenë aksidentale. Ai është dëmtuar lehtë por nuk ka pasur plumb në trup. Shaqja, ka qenë shok me Sokol Mjacajn siç zbulohet edhe në dëshmi. Kjo, ka bërë që grupi hetimor të vlerësojë me kujdes dëshmitë e tij. Miqësia mes Mjacajt, Shaqajt dhe kapobandës së Shijakut Ilir Xhakja, konstatohet edhe në dëshminë e autorit të vrasjes. Madje, ai thekson se arsyeja pse këmbëngulte të afrohej në sektorin e Arben Lleshit, ishte shoqëria me Xhakjan dhe Shaqjan, në dhomën e të cilëve ndodhi vrasja. Ai thotë se viktima Lleshi, e pengonte për transferimin duke hapur fjalë se kërkonte ti bënte keq dikujt.

Mjacaj: “Arben Lleshi këto fjalë i hapi nga hiçi sepse unë nuk kisha asnjë plan për ti bërë keq dikujt. Nuk e di përse e bëri por arsyeja që unë doja të shkoja në një nga ato sektorë është pasi unë aty kisha disa të njohur si shtetasit Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja të cilët i kam njohur në IEVP FUSHË-KRUJË Me Indrit Shaqja kam qëndruar 8 muaj në një dhomë atje dhe kam pasur raporte të mira”.

“Personazhe të cilët thuajse janë ambientuar me jetën në burg, e vështirë që organi procedues të përdorë mekanizma si pendimi për më shumë të dhëna a shkohet te roganizatorët, e vështirë”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci

“Rregulli dhe ligji disiplinojnë raportin e dënuarve me botën e jashtme por jo marrëdhëniet mes tyre, këto rregullohen me rregullat e burgut që të dënuarit vendosin për të krijuar raporte mes tyre. Padiskutim që këto vende të vuajtjes dënimit kanë dhe hierarki të komandimit ose organizimit”, u shpreh Kreshnik Hajdari, pedagog./ Marrë nga Top Channel

sokol mjacaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje