3 Dhjetor 2023, 15:51
Nga I.A
Special Olympics
ELBASAN- Mosha të ndryshme, gjini të ndryshme dhe të rinj me ose pa aftësi të kufizuara, ky është ekipi gjithpërfshirës dhe i pazakontë i disa të rinjve nga Elbasani.
Lojtarët me aftësi të kufizuar që bashkëpunojnë me të rinj pa aftësi ndryshe i bashkon dashuria për sportin.
"Më pëlqen të luaj basketboll, e kam qejf” - thotë Mateo.
Mateo, Artani, Ergi, Denada, Romina dhe Gabrieli janë nxënës të shkollës speciale "Zëra Jete” në Elbasan. Në kuadër të projektit atlet-partner ata janë pjesë e një skuadre basketbolli me të rinj me ose pa aftësi të kufizuara.
Punë jo e lehtë
"Të drejtosh një skuadër basketbolli me fëmijë me aftësi ndryshe është një punë sa e vështirë aq edhe e bukur në fund merr kënaqësi nga fëmijët. Bashkëpunimi me fëmijët e tjerë në fillim ka qenë paska i vështirë, por me kalimin e kohës çdo gjë ka ardhur gati në perfeksion. Ajo që më pëlqen është këmbëngulja dhe dëshira e fëmijëve me aftësi ndryshe për të mësuar për të përthithur çdo gjë të re.” - thotë trajneri Mil Baxhaku.
"Nga ky ekip më pëlqejnë shumë gjëra, ne stërvitemi dy herë në javë në shkollë dhe kjo na bën që jemi të gjithë të barabartë. Është kënaqësi të luash me këta fëmijë pasi në lojë, në ekip mbizotëron vetëm lumturia, ëmbëlsia dhe dashuria që këta fëmijë na falin ne”, thotë Bora Loli e cila i është bashkuar ekipit bashkë me të vëllain Arlindin.
"Unë kam zgjedhur që të luaj me këtë skuadër sepse më pëlqen të luaj edhe me fëmijë me aftësi të kufizuar dhe me fëmijë të tjerë. Mua nga ekipi më pëlqen shumë, sepse jemi të gjithë bashkëpunues dhe merremi vesh me njëri-tjetrin dhe bëjmë aksione të bukura”, tregon Arlindi.
Gjithëpërfshirje dhe afrim i të rinjve të Ballkanit përtej barrierave
Ekipi i Elbasanit mori pjesë në Tiranë në turneun e Ballkanit 3x3 të "Special Olympics”. Pas tri ndeshjeve të luajtura, ata dolën në vendin e dytë. Ky turne i realizuar nga UNDP dhe UNFPA në bashkëpunim me Special Olympics është i pari në Europë i këtij lloji. Ai synon jo vetëm gjithëpërfshirjen, por edhe afrimin e të rinjve të Ballkanit, përtej barrierave.
Marrë nga DW
mil baxhaku special olympics
Aktualitet
3 Dhjetor 2023, 14:50
a.l
Momenti
KORÇË- Gjykata la sot në burg ish-kryekomisarin Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në Kor&cc...
Aktualitet
3 Dhjetor 2023, 13:42
a.l
Policia
LIBRAZHD- Në komisariatin e Policisë në Librazhd ka mbërritur një telefonatë. Një qytetar ka denoncua...
Aktualitet
3 Dhjetor 2023, 13:35
a.l
Kurbin
KURBIN- Një 43-vjeçar është arrestuar për ndërtime pa leje në qytetin e Laçit. E. Ç po...
Aktualitet
3 Dhjetor 2023, 13:24
a.l
Foto ilustruese
ITALI- Një 31-vjeçare shqiptare humbi jetën të shtunën në mbrëmje në orën 21:30, pasi u...
Aktualitet
3 Dhjetor 2023, 13:10
a.l
Greqi
GREQI- Një 42-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në qelinë e tij në burgun e Trikallës...
Aktualitet
3 Dhjetor 2023, 12:16
a.l
Maliq Marku
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Mali Markun, i cili pak ditë më parë vrau fqinjin e tij Shef...
Aktualitet
3 Dhjetor 2023, 12:03
a.l
Predha
KLOS- Disa punëtorë në Klos të cilët po gërmonin për hapjen e një themeli ndërtimi në qendër...
Aktualitet
3 Dhjetor 2023, 11:50
a.l
Lekastaj
LEZHË- Vendi u trondit mbrëmjen e djeshmë nga një atentat me armë zjarri në Lezhë, ku mbeti i vrarë 40-vj...
Aktualitet
3 Dhjetor 2023, 11:38
a.l
shqiptarët në Britani
BRITANI E MADHE- Media britanike 'DailyMail' ka sjellë sërish në vëmendje praninë e shum&eum...
Aktualitet
3 Dhjetor 2023, 10:59
a.l
Shkodër
SHKODËR- Një 19-vjeçar ka rënë në pranga në Vaun e Dejës, pasi lëvizte me municion luftarak me ...