LIVE UPDATES
Aktualitet

Të mbjella dhe substanca kancerogjene: Tregu i Kosovës për pesticide të pasigurta dhe të paligjshme

Tre vjet më vonë, në Kosovë, me 7 euro një fermer do të blejë mjaftueshëm Daconil për 10 litra ujë për vaditje, sipas gjetjeve të një hulumtimi të BIRN, edhe pse vendi e hoqi atë nga lista e pesticideve të miratuara.

25 Maj 2022, 00:06 Nga DOSJA
Të mbjella dhe substanca kancerogjene: Tregu i Kosovës për
Foto Ilustruese

KOSOVË- Agjencia Kimike e bllokut e kishte klasifikuar fungicidin si kancerogjen, që do të thotë se shkakton kancer dhe e kishte cilësuar atë të pasigurt për përdorim.

Tre vjet më vonë, në Kosovë, me 7 euro një fermer do të blejë mjaftueshëm Daconil për 10 litra ujë për vaditje, sipas gjetjeve të një hulumtimi të BIRN, edhe pse vendi e hoqi atë nga lista e pesticideve të miratuara.

Barnatoret bujqësore të kontaktuara nga ky reporter thanë se mund të siguronin Daconil brenda disa ditësh, madje duke dërguar foto në Facebook si provë.

Shoqëruar me një mungesë udhëzimesh të duhura për fermerët se si të përdorin pesticidet në mënyrë të sigurt dhe mangësi në mënyrën se si autoritetet i monitorojnë ato, ekspertët thonë se konsumatorët po vihen në rrezik.

“Fermerët në Kosovë kanë nevojë për këshilla profesionale bujqësore”, tha Tahir Tahiri, kryetar i Federatës së Fermerëve të Kosovës, “por fatkeqësisht askush nuk e ofron këtë këshillim, as nga niveli lokal e as nga niveli i institucioneve qendrore”.

“Shitja e Daconil është e paligjshme”

Një bashkëbisedim në Facebook mes farmacisë bujqësore dhe gazetarëve të BIRN
Një bashkëbisedim në Facebook mes farmacisë bujqësore dhe gazetarëve të BIRN

Ministria e Bujqësisë e Kosovës hoqi Daconil nga lista e pesticideve të miratuara në fund të vitit 2018, pas vendimit të Komisioni Evropian.

Vendeve anëtare të BE-së iu dha afat deri në nëntor 2019 për të tërhequr autorizimet për produktet për mbrojtjen e bimëve që përmbajnë klorothalonil si substancë aktive.

Duke aspiruar që një ditë t’i bashkohet BE-së, Kosova në përgjithësi përpiqet të harmonizojë ligjet dhe rregulloret e saj me ato të bllokut. Megjithatë, ndërsa merrte masat për Daconil, një pesticid tjetër që u hoq nga lista e miratuar e BE-së në gusht 2019, Triadimenol, i tregtuar si Falcon, mbetet në listën e pesticideve të Kosovës të miratuar për përdorim.

Drita Zogaj, mjeke në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, tha se pesticidet në përgjithësi mund të jenë shumë toksike. Efektet e dozave të ulëta nuk janë gjithmonë të dukshme menjëherë, por ekspozimi me kalimin e kohës mund të shkaktojë sëmundje të rënda.

“Ekspozimi afatgjatë ndaj pesticideve ka qenë i lidhur me zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit, astmës, depresionit dhe ankthit, çrregullimit të vëmendjes, si dhe kancerit, duke përfshirë leukeminë dhe limfomën jo-Hodgkin”, tha Zogaj për BIRN.

Mungesë këshillash, mosndjekje e udhëzimeve

Foto: BIRN/Besnik Boletini

Përveç pesticideve që përdoren, ka edhe shqetësime për mënyrën se si fermerët në Kosovë po i përdorin ato.

Ekspertët thonë se fermerët shpesh e vendosin vetë se si t’i përdorin ato në të korrat e tyre, sidomos përsa i përket sasisë, kur dhe ku.

Tahiri tha se shumica e pesticideve në Kosovë janë të cilësisë së dobët dhe fermerët përfundojnë duke përdorur më shumë seç duhet për të marrë efektin e dëshiruar.

“Për këtë arsye, një pesticid që duhet përdorur 2-3 herë përdoret ndonjëherë më shumë se dhjetë herë”, tha ai. “Kjo sigurisht që ka një ndikim te të korrat.”

Arben Mehmeti, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, tha se përdorimi i tepërt paraqet rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

“Nëse, për shembull, trajtojmë një lakër ose një domate, duhet të dimë se kur do të vilet ai produkt”, tha ai. “Imagjinoni sikur të vilet jo në periudhën e tërheqjes. Në atë rast, konsumatori mund të ketë helmim akut dhe kronik, sepse trupi i njeriut mund të grumbullojë sasi të caktuara të pesticideve të mbetura në produkt.”

Periudha e tërheqjes është koha minimale midis përdorimit të pesticidit dhe vjeljes së produkteve.

Fermat e mëdha e zbatojnë afatin kohor, tha Mehmeti për BIRN. Por disa fermerë nuk janë mjaftueshëm të informuar.

Problem shtesë është fakti se Kosova nuk u ofron fermerëve një listë të përditësuar të organizmave të dëmshëm bimor, të ashtuquajturat HPO, kundër të cilave mund të përdoren pesticide, tha Mehmeti. Ministria ka një listë të tillë, por ajo daton në vitin 2013 dhe që atëherë nuk është përditësuar.

“Nëse nuk e dimë se cilat HPO duhet të kontrollohen në fushë, mund të ndodhë të përdorim një pesticid joadekuat dhe rrjedhimisht joefektiv”, tha Mehmeti.

Histori për keqpërdorim të pesticideve

Sipas të dhënave zyrtare, pesticidet janë përdorur në 122,090 hektarë, 29 për qind e të gjithë tokës së kultivuar në Kosovë në vitin 2020, afërsisht në të njëjtin nivel me vitet e mëparshme.

BIRN-it i treguan për keqpërdorim të pesticideve.

Një fermer në rajonin jugor të Suharekës, i cili foli në kushte anonimiteti, tha për BIRN: “Ndonjëherë nuk i përdorim sipas udhëzimeve, ose kur i përdorim në temperatura të larta, ato nuk kanë efektin që pritet të kenë.”

Kjo u konfirmua nga pronari i një farmacie bujqësore në Suharekë, i cili tha se fermerët shpesh i shpërfillin udhëzimet dhe këshillat.

“U them që në 25 gradë bimët nuk duhet të spërkaten me pesticide”, tha ai, gjithashtu në kushte anonimiteti. Por pastaj një fermer i spërkat të mbjellat e tij “në një temperaturë prej 28 deri në 30 gradë, dhe ai vjen dhe më thotë, ‘pesticidi nuk pati efekt’”.

Ilir Bytyqi, një fermer tjetër në të njëjtin rajon, tha se gjithmonë konsultohet me agronomët se si t’i përdorë si duhet pesticidet.

“Nuk i kam dëmtuar kurrë bimët e mia me pesticide”, tha ai. “Nëse kjo u ka ndodhur të tjerëve, ka qenë se s’kanë ditur t’i përdorin ato.”

Fermerët në Kosovë nuk kanë nevojë të certifikohen apo të regjistrohen për të blerë pesticide, tha për BIRN Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, MBPZHR.

Barnatoret bujqësore, megjithatë, kanë nevojë për licencë për të operuar dhe, sipas MBPZHR, duhet të punësojnë një agronom i cili ka të drejtë të shesë pesticide dhe obligim të këshillojë fermerët për përdorimin e tyre.

Lidhur me Daconil, ministria i tha BIRN se është përgjegjësi e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, AUV, të monitorojë tregun dhe të marrë masat e duhura në rastet kur shiten pesticide ilegale.

Midis viteve 2017 dhe 2020, AUV inicioi 149 procedime ligjore kundër barnatoreve që nuk i plotësonin rregullat, por nuk ka një ndarje të shkeljeve specifike dhe ajo nuk ishte në gjendje t’i tregonte BIRN se cilat ishin rezultatet.

AUV i tha BIRN se nuk kishte regjistruar asnjë rast të vetëm në dy vitet e fundit ku pesticidet të ishin zbuluar “mbi normat e lejuara”.

Sa i përket produkteve bujqësore, mostrat merren vetëm pasi produktet të jenë hedhur në treg. Megjithatë, midis 2017 dhe 2020, 147 mostra u morën në fushë, por asnjë nuk tregoi nivele të paligjshme të pesticideve. Megjithatë, ka pikëpyetje mbi efikasitetin e inspektimeve të AUV-së.

Në një raport të publikuar në dhjetor të vitit 2019, Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës tha se AUV “ende nuk ka një sistem plotësisht funksional të sigurisë në të gjithë zinxhirin ushqimor”.

Marrë nga Reporter.al


Sondazh

Poll

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta