22 Nëntor 2023, 11:40
Nga r.ll
pamje nga aksidenti
SARANDË- Babai i një prej të miturve që po drejtonte automjetin që u përfshi në aksidentin e rëndë në Sarandë është arrestuar nga policia. Në pranga ka përfunduar 41-vjeçari Orest Kalo, banues në Delvinë.
Ndërkohë adoleshentet e aksidentuar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Stjar – Bajkaj, sipas bluzave të bardha të spitalit Sarandë janë nisur per mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orges Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate. 14 vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë, është transportuar mëngjesin e së mërkurës me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Automjeti me të cilin po udhëtonin adoleshentët doli nga rruga dhe përfunduan në përrua.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në afërsi të fshatit Bajkaj, si pasojë e të cilit u dëmtuan 3 shtetas të mitur (drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët, të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve), policia bën me dije se:
Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Orest Kalo, 41 vjeç, banues në Delvinë, pasi i ka dhënë për ta drejtuar, djalit të tij të mitur, 14 vjeç, automjetin që u përfshi në këtë aksident rrugor.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin e mitur, drejtues të automjetit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
aksident ne sarande orest kalo
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 11:44
A.B
Jamarber Malltezi
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër lirimit të Jamarb&e...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 11:34
r.ll
foto e postuar nga forumi
TIRANË- Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore është shprehur se çështja “...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 11:23
r.ll
foto nga permbytjet
MALËSI E MADHE- Dita e sotme ka sjellë reshje shiu në disa zona të vendit. Bashkë me shiun kanë ardhur ed...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 11:20
A.B
Emigrante
Nga Alessandro Mantovani, IL FATTO QUOTIDIANO
Nuk do të ketë gjyqtarë italianë në Shqipëri, të paktën fi...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 11:18
r.ll
erion brace
TIRANË- Javën e kaluar në Komisionin e Ekonomisë, deputeti Erion Braçe propozoi që vajzave dhe grave në Sh...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 10:51
r.ll
edi rama
SHKUP- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup, ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të pesë ven...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 10:46
A.B
Dritan Rexhepi
TIRANË- Kanë nisur procedurat për ekstradimin e Dritan Rexhepit, i cili u arrestua javë më parë në S...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 10:37
A.B
Kryeministria
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar të hënën si ditë zyrtare pushimi, me rastin e festave të në...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 10:19
A.B
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për i...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 09:32
A.B
Momenti i arrestimit
DURRËS- Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit 'Sundimi i Ligjit...