LIVE UPDATES
Aktualitet

“Të sëmurët me probleme të shëndetit mendorë rrugëve”, Shërbimi Social i kontrollon nëpërmjet fotografive

Anëtarët e familjes thanë për Fiksin se nuk e njihnin kujdestaren, e cila ishte nusja e njërit prej djemve. “Nuk e dimë nëse marrim pension. Lajmë, shpëlajmë. Gatuajmë vetë” thanë ata, ndërsa gjendja e shtëpisë ishte skandaloze.

28 Nëntor 2022, 22:43 Nga I.A
“Të sëmurët me probleme të shëndetit mendorë
Pamje nga banesa

LUSHNJE- Në datën 12 tetor 2022, Fiks Fare trajtoi problematikën e familjes Prifti në fshatin Kadipashaj në Lushnjë, anëtarët e së cilës ishin lënë rrugëve, megjithëse kishin një kujdestare ligjore që u merrte pensionin dhe KEMP-et.  Anëtarët e familjes thanë për Fiksin se nuk e njihnin kujdestaren, e cila ishte nusja e njërit prej djemve. “Nuk e dimë nëse marrim pension. Lajmë, shpëlajmë. Gatuajmë vetë” thanë ata, ndërsa gjendja e shtëpisë ishte skandaloze.

E pa pastruar, me krevate e dyshekë të papastër. Rrobat e trupit po bënin muaj pa larë. Ndërkohë, Fiksi pyeti edhe te Posta në Krutje, të cilët na thanë se 4 anëtarë të familjes marrin pension dhe ndihmë ekonomike. Por, ato ua tërheq Aida Prifti, e cila gjithashtu merr 160 mijë lekë të vjetra si kujdestare. Në total, familja merr rreth 640 mijë lekë të vjetra. Në tetor, kujdestarja tha se do të kujdesej për familjen.

Pas këtyre premtimeve, gazetarët e Fiks Fare shkuan sërish te kjo familje, por pa lajmëruar askënd, për të parë nëse janë marrë apo jo masa. Grupi i Fiksit gjen sërish kryefamiljarin Mitër Prifti duke gatuar.

Ai po pastronte disa speca për ti skuqur. E pyesin se kush gatuan, ndërsa përgjigjet se “unë gatuaj”. Pyetjes nëse ka ardhur apo jo Aida, thotë se ka ardhur, na ka sjellë disa gjëra, po sërish ai gatuan.

Ditën që shkoi Fiksi për herë të dytë, kryefamiljari kishte gatuar gjellë me oriz dhe speca të skuqur. Ndërkohë, gazetarët e pyesin se kush pastron, na thotë se “Erjeta (vajza me aftësi ndryshe)”.

Gazetarët shkuan te dhoma ku flenë, ku konstatojnë se ndryshe nga hera e parë, janë vendosur disa çarçafë dhe jorganë. Por, dyshekët janë sërish të papastruar. Vendi është sërish i pistë, me lagështirë, urinë. Në kronikën e mëparshme, Drejtoresha e Shërbimit Social në Lushnje, Anila Çela, por edhe vetë kujdestarja ligjore Aida Prifti, premtuan se do të kujdeseshin.

Pas këtij premtimi, gazetarët telefonojnë drejtoreshën Anila Çela. Ajo na thotë se kanë marrë masa, i kanë raportuar se tani jetojnë mirë, hanë, pinë dhe pastrohen.

Por, kur i tregojnë gjendjen aktuale dhe se janë vetëm 10 % më mirë se herën e fundit, na thotë se “nëse më kanë gënjyer, po ju gënjej dhe unë”. Drejtoresha pohon se i kanë dërguar disa fotografi dhe gjendja duket mirë.

Te fotografitë që i kanë çuar drejtoreshës, janë fotografuar disa ushqime, vendi që pastrohet, krevatet e rregulluara. Por, gjendja aktuale është shumë herë më ndryshe. Gjella as shihet dhe jo më të hahet. Dyshekët me lagështirë, urinë. Vendi i papastër.

Shërbimi Social vetëm sa monitoron gjendjen e kësaj familje nëpërmjet fotografive. Nga krahasimi i Fiks Fare, rezulton një ndryshim tepër i madh nga fotot e drejtoreshës me ato të gjendjes aktuale. Pavarësisht se kujdestarja ligjore ka shkuar disa herë, por jo përditë, sërish ata gdhihen dhe ngrysën vetëm.

Marrë nga Top Channel

aida prifti anila Çela

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës