LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se shënjestra ishte Fatjon Murati, vdes banakierja. 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

• Masakër sot në Tiranë! E gjitha ka ndodhur brenda lokalit të Fatjon Muratit në zonën e Don Boskos në Tiranë. • Nga breshëria e të shtënave ka humbur jetën në vend banakierja e lokalit, Mimoza Paja, 60 vjeçe. • Për pasojë janë plagosur 5 persona të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë 10-vjeçare, e cila fatmirësisht vetëm sa është gërvishtur nga ciflat e xhamit. • Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Për këta të fundit nuk dihet se cila është lidhja e tyre me pronarin e lokalit, apo thjesht kanë qenë klientë rastësorë. • Por vetëm një gjë është e sigurtë, që personat që qëlluan me breshëri me armë zjarri kanë qenë të grupeve kundërshtare, edhe pse nuk dihet se cili nga dy vëllezërit Murati kanë pasur në shënjestër. • Ende nuk bëhet me dije se kush ishte objektiv i atentatit ndërsa mësohet se lokali është në pronësi të Fatjon Murati i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles. • Vetë Fatjon Murati i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për disa ngjarje kriminale në vendin tonë, psh. për atentatin ndaj Briland Martinajt në Fushë Krujë, ku u vra bashkë me 2 shokët e tij. • Por po ashtu, më herët ai është arrestuar edhe sepse i ishte gjetur një depo armësh zjarri, por fitoi lirinë me kusht shumë shpejt edhe pse u kap në flagrancë. • Aktualisht Policia është ngritur e gjitha në këmbë për të kapur atentatorët, duke ngritur posto-blloqe në rrugët kryesore në Tiranë, por edhe në çdo hyrje-dalje. Ndërsa nga ana tjetër, grupi hetimor ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të mësuar sa më shumë të ishte e mundur lidhur me autorët për të sjellë më pas dhe kapjen e tyre. • E ndërkohë që në lokalin e tij ka ndodhur kasapanë, ende nuk ka asnjë reagim nga vetë Murati.

16 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Masakra brenda lokalit në Don Bosko, e gjithë zona e rrethuar me shirita! Policë dhe familjarë kudo

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një grua e pafajshme ka humbur jetën mbrëmjen e sotme vetëm sepse kishte shkuar në punë. E gjitha pasi mbrëmjen e sotme ndodhi një breshëri me armë zjarri një lokal në zonën e Don Boskos. Plumbat lanë të vdekur banakieren e lokalit, të identifikuar si Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe të plagosur 5 të tjerë, mes tyre dhe një vajzë 10 vjeçe.

Sipas njoftimit të bluve rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën banakierja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç. E po ashtu, është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

3 VITE ME PARE

E RËNDË! 10-vjeçarja pa gjyshen që ia vranë para syve brenda lokalit në Don Bosko

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Një detaje i rëndë është zbuluar nga masakra sot në Don Bosko. Disa persona të paidentifikuar hapën zjarr në drejtim të një lokali në zonën e Don Boskos duke vrarë një grua, e duke plagosur 5 persona të tjetër. Nga ngjarja e rëndë, mbeti e lënduar nga copat e xhamave edhe një vajzë 10-vjeçare, por e mitura duket se parë gjyshen që ia vranë para syve brenda lokalit në Don Bosko, pasi ishte mbesa e banakieres Mimoza Paja. 

Të plagosur mbetën Astrit Meraj, 42 vjeç, Emanuel Sala, 47 vjeç, Ermir Bejuku, 45 vjeç, Genc Shohalli, 55 vjeç dhe Sahit Murati, 50 vjeç. Ky i fundit është xhaxhai i Fation Muratit, i cili është edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Fation Murati është një emër i njohur për autoritetet policore, i artikuluar për lidhje me disa personazhe të njohur të botës së krimit.

3 VITE ME PARE

Masakra e Don Boskos/ "Shënjestra" dyshohet se ishte xhaxhai i tij/ Duhet të ishte "arrest shtëpie", por Fatjon Murati ka ikur nga Shqipëria

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Foto ilustruese

TIRANË- Masakra e Don Boskos dyshohet se ka pasur shënjestër xhaxhain e Fatjon Muratit, Sahitin. Ky i fundit ka marrë 2 plumba në shpatull. Fatjon Murati pronari i lokalit ku ndodhi atentati me armë zjarri ku një grua mbeti e vrarë dhe 6 të tjerë u plagosën ishte në masën “arrest shtëpie”, por masa e sigurisë iu zbut dhe doli nga burgu. Burime për "Euronews", Murati është larguar pak ditë më parë nga Shqipëria.

Sipas njoftimit të bluve rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën banakierja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç. E po ashtu, është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

3 VITE ME PARE

Masakra e Don Boskos, flet babai i të plagosurit: Djali po pinte kafe në lokal, mori dy plumba

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se

TIRANË- Babai i Emanuel Salës, njërit prej të plagosurve mbrëmjen e sotme në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit ka treguar detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Në një intervistë për Euronews Albania, i moshuari tha se i biri ka qenë duke pirë kafe në momentin që ka ndodhur ngjarja ndërsa tha se ka marrë dy plumba, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. 

“Kam djalin. Emanuelin. Është më mirë. Ka shpëtuar, është jashtë rrezikut për jetën. Nuk dimë me kë ishte aty, ai ishte aty po pinte kafe. Ne e kemi shtëpinë afër, ishte në lokalin e lagjes. Iu ka shpëtuar jeta. Nuk na ka thënë gjë se kur do dalë se ka 2 plumba. Nuk dëgjuam të shtëna, por na njoftuan njerëzit se afër e kam shtëpinë 50 metra,”- tha ai.

Sipas njoftimit të bluve rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë ka humbur jetën banakierja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç. E po ashtu, është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

3 VITE ME PARE

Xhaxhai i Muratit ka 2 plumba në shpatull, një tjetri u lëndua në kokë, ç'thonë mjekët

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Pamje nga Trauma

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurve që u prekën nga plumbat në masakrën e Don Boskos.

Nga të dhënat e deritanishme, xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Murati, është aktualisht në sallën e operacionit pasi ka 2 plumba në shpatull. Të plagosurit e tjerë kanë marrë gjithashtu plumba në kofshë, gjoks, madje njëri është prekur në kokë, por fatmirësisht është lënduar vetëm në pjesën e jashtme dhe nuk ka goditje në pjesë vitale. Deri më tani për mjekët, gjendja shëndetësore e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën. E vetmja që nuk kishte asnjë shenjë jete në vendin e ngjarjes ishte banakierja, 60-vjeçare Mimoza Paja.

3 VITE ME PARE

Masakra në Don Bosko, Policia zbardh DETAJE: 5 të plagosur, i mituri u lëndua nga ciflat e xhamave. Po kërkojmë autorët

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me masakrën e ndodhur sonte në Don Bosko. Sipas Policisë, viktima është Mimoza Paja ndërsa të plagosur janë 5 persona. Të plagosur kanë mbetur, Sahit Murati, Astrit Meraj,  Emanule Sala,  Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën "Ananstas Shundi", në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare. Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

3 VITE ME PARE

Masakra e Don Boskos, zbulohen EMRAT e të plagosurve

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Zbulohen emrat e të plagosurve në masakrën e Don Boskos. Të plagosur nga breshëria me armë zjarri kanë mbetur: Ermir Bejuci, Astrit Meraj, Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Genc Shohall dhe një e mitur. E mitura është lënduar nga ciflat e xhamit, por fatmirësisht nuk ka marrë lëndime të rënda. 

3 VITE ME PARE

EMRI- Kjo është viktima e masakrës së sotme në Don Bosko

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Pamje nga Trauma

TIRANË- Mimoza Paja është banakierja, e cila mbeti viktimë e të shtënave në “Don Bosko”. Paja, sipas Policisë së Shtetit, është rreth 60 vjeç, e ka mbetur viktimë e atentatit mafioz. 

 

3 VITE ME PARE

PIKA kontrolli kudo në TIRANË, kërkojnë autorët e masakrës brenda lokalit në Don Bosko. Policia e Shtetit "në këmbë"

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Atentati mafioz në Don Bosko ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit për kapjen e autorëve. Sipas të dhënave të para, Policia ka ngritur post-blloqe në rrugët kryesore të kryeqytetit por edhe në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse. Deri më tani po kërkohet një makinë, nga ku, dy persona kanë qëlluar, por ende nuk janë të identifikuar.

3 VITE ME PARE

Në një makinë me Indrit Doklen, Fatjon Murati është pronari i lokalit ku ndodhi sulmi në Don Bosco

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Fation Murati

TIRANË- Fation Murati është pronar i lokalit në të cilin ka ndodhur sulmi me armë këtë mbrëmje ne Don Bosko, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur nga breshëria e armëve të zjarrit, ndërsa banakierja ndërroi jetë. Sipas të dhënave të mbledhura deri më tani dyshohet se shënjestra e sulmit është Fatjon Murati por nuk përjashtohen që "hesape" të kenë edhe familjarët e tij. Megjithatë ai nuk është fare në Shqipëri, pasi duhet të ishte duke vuajtur masën e sigurisë "arrest me burg" për shkak se iu gjet një depo me armë, të cilat dyshohet se do të përdoreshin në një ngjarje kriminale. Ai u vendos në pranga dhe u vendos në burg, por më pas masa ndaj tij u zbut dhe u vendos në "arrest shtëpie". 

Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, në momentin e arrestimit, Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. 32-vjeçari Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme nga baza e armatimeve që u gjetën të feshura në Tiranë.

Murati ka deklaruar se nuk ka lidhje me arsenalin e armëve, por sipas tij gjithçka është aksidentale pasi kohë më parë i kishte marrë mjetin Kristjan Gjinit duke justifikuar sesi mund të kishte mbetur në armë shenja e tij e gishtit. Por jo vetëm kaq. Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me 3 të vrarë në Fushë-Krujë, mes tyre edhe nipi i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj. 

 

3 VITE ME PARE

ME FOTO- Të gjithë presin me ankth lajme, të mëdhenj e të vegjël, familjarët në ankth për fatin e të plagosurve

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Pamje nga Trauma

TIRANË- Spitali i Traumës është sot plot nga familjarët e 5 të plagosurve nga breshëria e armëve të zjarrit brenda lokalit në Don Bosko. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, familjarët e të lënduarve janë mbledhur të gjithë para derës së spitalit dhe presin lajme për të afërmit e tyre. Mes tyre ka të moshuar por edhe adoleshentë, të gjithë pranë familjarëve të tyre që po luftojnë me jetën.

Mes tyre ishte dhe një i mitur, vetëm 5 vjeç që është plagosur me një plumb në këmbë, por raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani, kur ka kaluar thuajse një orë nga plagosja, ende nuk dihen as detaje lidhur me identitetet e tyre, e as gjendja e tyre shëndetësore. 

3 VITE ME PARE

Pamje nga "ajri" në Don Bosko, ambulanca dhe Policia para lokalit që u sulmua me breshëri armësh zjarri

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Të tjera pamje janë kapur nga momenti kur ndihma e parë ka shkuar për të plagosurit brenda lokalit në Don Bosko. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë 2 autoambulanca që dërgojnë me urgjencë të plagosurit në spitalin e Traumës për t'u shpëtuar jetën nga breshëria e plumbave që kanë marrë mbrëmjen e sotme. 

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Pamje nga vendi i ngjarjes
3 VITE ME PARE

E RËNDË! Të shtëna me armë zjarri në Don Bosko në Tiranë, humb jetën banakierja e lokalit. Mes 5 të plagosurve, edhe një fëmijë

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Foto ilustruese

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri në Don Bosko në Tiranë, humb jetën banakierja e lokalit. Ngjarja ka ndodhur në një lokal afër xhamisë, nuk dihen rrethanat por deri më tani raportohet se tek Trauma kanë shkuar 5 persona, mes tyre një fëmijë, ka marrë plumb në këmbë.

3 VITE ME PARE

PAMJE TË RËNDA- E shtrirë në mes lokalit! Viktima e breshërisë së plumbave brenda lokalit në Don Bosko, ishte banakiere, e qëlluan gabimisht

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Viktima e lokalit

TIRANË- Gruaja që po shihni në foton e mëposhtme është viktimë e breshërisë së plumbave brenda lokalit në Don Bosko, ngjarje kjo që ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Siç duket edhe nga fotoja që Dosja.al ka siguruar nga vendi i ngjarjes, personi që ende është shtrirë në tokë, është një kamariere që për vetëm një rrogë ka humbur jetën sot nga ajo që duket si një atentat me armë zjarri.

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Viktima e lokalit

Ndërkohë që një viktimë është shënuar nga ngjarja e sotme, rrezikohet për më shumë pasi në spitalin e Traumës ka disa persona të tjerë që kanë shkuar të plagosur, gjendja e të cilëve ende nuk dihet. 

3 VITE ME PARE

ME FOTO- Pamjet e para nga lokali në Don Bosko, viktima ende e shtrirë në tokë...

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Pamje nga vendi i ndjarjes

TIRANË- Dosja.al ka siguruar pamjet e para nga lokali ku u qëllua me armë zjarri në Tiranë. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, e gjithë veranda prej xhami është hedhur në tokë për shkak të breshërisë së plumbave. Por po ashtu, në njërën prej fotove duket ende viktima në vendin e ngjarjes. 

3 VITE ME PARE

'Kasapanë' brenda lokalit në Don Bosko, vritet një person, 3 të plagosur

'Kasaphanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet se
Foto ilustruese

TIRANË- 'Kasaphanë' brenda lokalit në Don Bosko, vritet një person. E po tani, raportohet se janë 3 persona të plagosur. Por Policia nuk i ka konfirmuar ende zyrtarisht. 

masakra e don boskos fatjon murati sahit murati astrit meraj emanuel sala ermir bejuku genc shohalli

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë