Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të mërkurë në ambientet e një lokali në zonën e Kunes. • Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur si një debat verbal mes disa të rinjve dhe menaxherit të lokalit, për motive që ende nuk dihen. • Më pas, konflikti ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit, ku i plagosur ka mbetur Kristian Gjoni, 35-vjeç. • Ai është dërguar për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. • Pas ngjarjes, personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes. • Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre. • Gjoni nuk njihet si një person problematik apo me precedentë penalë. • Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
3 artikuj për këtë temë.
LEZHË– Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Shëngjin, ku i plagosur mbeti Kristian Gjoni. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur si një debat verbal mes disa të rinjve dhe menaxherit të lokalit, për motive që ende nuk dihen. Më pas, konflikti ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit, ku i plagosur ka mbetur 35-vjeçari. Ky i fundit është dërguar për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes, por policia është vënë në ndjekje të dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre. Gjoni nuk njihet si një person problematik apo me precedentë penalë. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:45, në një kompleks në Shëngjin, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. Gj., rreth 35 vjeç. I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e shpejta hetimore janë identifikuar dy shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave./Dosja.al

LEZHË– Pamjet nga plagosja e ndodhur këtë të mërkurë në Shëngjin janë publikuar. Mësohet se i plagosuri ka marrë plumb në këmbë, ndërsa është transportuar për ndihmë në spitalin rajonal të Lezhës.
Aktualisht nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë një rasorti në rrugën e Kunës. Në pamje shihet se policia ka rrethuar zonën ku ndodhi plagosja, ndërsa ekspertët kanë nisur mbledhjen e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit./Dosja.al

SHËNGJIN- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Kunes në Shëngjin. Raportohet se i plagosur ka mbetur Kristjan Gjoni.
Ende nuk ka detaje mbi motivet dhe rrethanat e ngjarjes dhe as reagim zyrtar nga Policia e Shtetit./Dosja.al