LIVE UPDATES
Aktualitet

“Të vendosin kufje”, punishtja e gurit vijon punën në mes të lagjes edhe pas vendimit të bashkisë dhe gjykatës

Pronari i pikës tha se nuk kishin leje mjedisore, ndërsa pyetjes se përse ka një zhurmë të madhe thanë se “banorët të vendosin kufje”. Pushteti lokal kishte bërë disa inspektime, por deri në shkurt 2021 s’kishin marrë asnjë masë.

17 Maj 2022, 21:28 Nga DOSJA
“Të vendosin kufje”, punishtja e gurit vijon punën në
Banoret

KUÇOVË- Banorët e lagjes “Postbllok” në Kuçovë vijojnë të jetojnë mes të pluhurit dhe zhurmave, megjithëse pushteti lokal dhe gjykata i ka dhënë të drejtë. Por, në “dorë” kanë vetëm letrat, pasi në terren gurorja vijon të punojë. Në datën 16 shkurt 2021, emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi egzistencën e kësaj guroreje, e cila ishte në mes të një zone të banuar dhe në afërsi të rrugës Dimal-Kuçovë. Në atë kohë, banorët thanë se fabrika ka sharra të mëdha që bëjnë zhurmë dhe pluhur, pasi vendi ku priten nuk është i izoluar.

“Në këtë lagje jemi disa familje dhe pranë banesave tona është një punishte guri. Bën zhurmë të madhe. Pret gurë të mëdhenj. Bën pluhur dhe institucionet nuk marrin masa. Është bërë e pamundur të jetosh nga zhurma që zgjat deri në 12 orë. Jemi ankuar kudo, te Bashkia Kuçovë që na thotë se është bërë biznes i vogël.

IKMT e pezulloi disa muaj ndërsa AKM-ja na përgjigjet se janë në ristrukturim dhe nuk marrin dot masa” pohuan banorët, ndërsa thanë se nga zhurma e pluhuri “është me keq se Covidi”. Në atë kohë, kamera e Fiks Fare xhiroi edhe punishten, e cila lëshonte një zhurmë të madhe, si pasojë e disa sharrave. Pronari i pikës tha se nuk kishin leje mjedisore, ndërsa pyetjes se përse ka një zhurmë të madhe thanë se “banorët të vendosin kufje”. Pushteti lokal kishte bërë disa inspektime, por deri në shkurt 2021 s’kishin marrë asnjë masë.

Ndërkohë, 15 muaj më pas, banorët kërkojnë sërish ndihmën e “Fiks Fare” për shkak të së njëjtës problematikë. Gazetarët udhëtuan sërish në lagjen “Postbllok”, ku konstatuan të njëjta problematike; zhurmë dhe pluhur. “Falënderojmë Fiksin për denoncimin e parë. Pas kronikës së 16 shkurtit të vitit 2021, institucionet u vunë në lëvizje. Bashkia e Kuçovës mbylli aktivitetin. Por, firma e kundërshtoi këtë vendim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Vlorë. Pa dalë një vendim përfundimtar, gjyqtari Ken Dhima, që u shkarkua më pas nga Vetingu, mori një vendim paraprak, duke kundërshtuar vendimin e Bashkisë dhe lejoi punën në këtë punishte. Ata filluan punën dhe ne jetojmë me zhurma. Në vendimin e ndërmjetëm, gjyqtari Ken Dhima shkroi se masa e sigurisë, që firma të vijojë punën, të jetë deri në një vendim të formës së prerë” thonë banorët.

Sipas tyre, gjyqi vijoi në Gjykatën Administrative të Vlorës, e cila vendosi që të rrëzojë firmën, pra të lejë në fuqi vendimin e Bashkisë së Kuçovës për të mbyllur punishten. “Gjyqtari i dytë ndejti 3 muaj për të zbardhur vendimin. Dhe këta vijonin punën. U zbardh vendimi para ca ditësh dhe ç’të lexojmë. Ata na kishin dhënë të drejtë, por s’kishte urdhër ekzekutimi. Pra, ne të marrim vetëm letrat dhe firma të bëjë punimet. Të gjithë na japin të drejtë, po ne jetojmë mes zhurmave dhe pluhurit” pohojnë banorët. Sipas tyre, përfaqësuesit e Bashkisë së Kuçovës nuk kanë kërkuar në gjyqin e themelit që të pezullohet aktiviteti” pohojnë banorët. Një tjetër thotë se “është njësoj sikur të lirosh vrasësin deri sa të shpallet vendimi”. “Kur do na vijë radha në Apel?! Atje ka 20 mijë çështje. Ne s’duam letra, duam fakte që të mbyllet. I bëj thirrje ministres së Mjedisit dhe Kryeministrit Edi Rama që të marrin masa. A do jetonin ata me një gurore pranë?” përfundon një banore.

Gazetarët e Fiks Fare telefonojnë juristin e Bashkisë së Kuçovës për ta pyetur për procedurat e mbajtura. Në telefon, juristi thotë se janë dy vendime, i ndërmjetmi që ka të shkruar se “puna do vijojë deri në vendim të formës së prerë dhe themeli që i ka dhëë të drejtë banorëve, bashkisë”. Gazetarët e pyesin nëse vendimi i ndërmjetës është apeluar apo jo nga bashkia. Ai thotë se jo, pasi “erdhi në limitet e afateve”.

Por, juristi i Bashkisë së Kuçovës telefonon sërish grupin e “Fiks Fare”, pasi “kishte gjetur apelimin që kishte bërë Bashkia Kuçovë”. “Pasi më telefonuat ju, unë kisha dyshime dhe hapa dosjen. Pashë që Bashkia Kuçovë e ka apeluar vendimin e ndërmjetëm dhe prej 1 viti s’është shqyrtuar në Gjykatën Administrative”. Ndërkohë, gazetarët e pyesin se përse nuk kërkoi në gjykatë një tjetër masë pezullimi për punishten, ndërsa ai tha se “nuk e lejonte vendimi i ndërmjetëm”.

Pra, institucionet vetëm sa kanë letrat, madje disa prej këtyre letrave i harrojnë në sirtare. Gjatë këtij viti, Bashkia e Kuçovës nuk kishte bërë asnjë kërkesë në Apelin Administrativ për përshpejtimin e masës së sigurisë. Dhe, kjo neglizhencë, ka sjellë që banorët e lagjes “Postbllok” të vijojnë të jetojnë mes pluhurit dhe zhurmave.

Marrë nga Top Channel

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare