LIVE UPDATES
Aktualitet

Teatri Kombëtar feston 80-vjetorin/ Drejtori në detyrë, Indrit Çobani: Hapësira e vetme ku njerëzit mund t’i ndajnë idetë e tyre duke u parë, e duke u dëgjuar live

Ky teatër u përurua si i pari teatër profesionist shqiptar po më datë 17 maj por të vitit 1945, ku me regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia “Topazi”, që u quajt si “shfaqja themeluese e Teatrit Kombëtar”.

23 Maj 2025, 19:27 Nga M.B
Teatri Kombëtar feston 80-vjetorin/ Drejtori në detyrë, Indrit
Foto ilustruese

TIRANA- Teatri Kombëtar festoi 80-vjetorin, pa skenë dhe pa kujtuar shembjen e datës 17 maj 2020. Ironia e fatit, ky teatër u përurua si i pari teatër profesionist shqiptar po më datë 17 maj por të vitit 1945, ku me regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia “Topazi”, që u quajt si “shfaqja themeluese e Teatrit Kombëtar”.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në një ceremoni të organizuar në ambientet e ArTurbinës në praninë e trupës së Teatrit Kombëtar dhe artistëve u kujtuan qindra artistët që i dhanë jetë këtij institucioni të rëndësishëm të artit e kulturës. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se duhet të garantojnë statusin e artistit.

“Në dinamikën që ka jeta e një artisti, në rëndësinë që ka liria e tij, dhe ne duhet të garantojmë që kjo të ndodhë dhe kjo nuk bëhet pa një ombrellë speciale që do të ishte ajo e statusit të artistit. Kjo është një nga themelet për të cilën duhet të punojmë”, tha Gonxhja.

Drejtori në detyrë i Teatrit Kombëtar, Indrit Çobani u shpreh se teatri mbetet ndoshta hapësira e vetme ku njerëzit mund t’i ndajnë idetë e tyre duke u parë, e duke u dëgjuar njëri tjetrin live. Sipas tij, sot aktorët kanë sfidë me kohën të cilës i përkasin, në një zhurmë informative, ata duhet të gjejmë rrugë të reja se si të depërtojnë tek audienca. Aktorja Luzia Xhuvani solli për të pranishmit kujtime nga nisja e punës në Teatrin Kombëtar.

“Dita e parë e punës në Teatrin Popullor ishte impresionuese për mua. Ishte mbledhja e trupës artistike, pashë të hynin në atë studio figura si Piro Mani, Kadri Roshi, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Roza Anagnosti, emra që konfirmojnë kombëtaren në teatër. U ndjeva e privilegjuar dhe kjo ndjesi më shoqëroi gjatë gjithë rrugëtimit tim profesional”, tha Xhuvani.

Ndërsa aktorja Yllka Muja tha se teatri është mision, është frymë, është ndërveprim, është ndërgjegjësim. Mujo shtoi se në teatër ke mundësi të njohësh të gjithë botën, por mbi të gjitha ke mundësi të njohësh vetveten. E ndërsa aktori Ndriçim Xhepa e vuri theksin në fjalën e tij te përgatitja universitare e regjisorëve të rinj.

“Duhet t’i rikthehet vëmendja shtetit me elementin kryesor regjisurën, se pa regjisurë nuk ka teatër. Me regjisorë të mirë, avancojnë dhe aktorë të mirë. Ata që dalin nga 3-vjeçari i regjisurës, duhet patjetër 2-vjeçarin tjetër ta bëjnë në shkolla të nivelit të parë europian apo edhe në Lindje. Kjo do ta rrisë nivelin e Teatrit në vepra më të mëdha që duhet të kërkohen për t’u vënë në skenë", tha Xhepa.

“Topazi” është pjesa teatrore që njihet si “shfaqja themeluese” e Teatrit Kombëtar në Shqipëri dhe disa copëza të kësaj komedia janë sjellë për publikun në skenën e ArTurbinës me aktorë të trupës së sotme.

Pak nga historiku...

Teatri Kombëtar është krijuar si i pari teatër profesionist shqiptar më 17 maj 1945. Nën regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia “Topazi”, e cila u quajt si “shfaqja themeluese e Teatrit”. Shteti shqiptar në periudhën para viteve ‘90 u përpoq ta orientonte Teatrin (i cili quhej në atë kohë Teatri Popullor) në sigurimin e një repertori me drama të “realizmit socialist” me autorë të vendeve të Lindjes, por përveç tyre janë vënë në skenë edhe premiera nga dramaturgjia botërore: “Revizori” nga Gogoli, “Otello” nga Shekspiri, “Shërbëtori i dy zotërinjve” nga K. Goldon.

Nga viti 1989 mban emrin Teatri Kombëtar. Pas viteve ’90 kemi një prani më të gjerë të repertorit të huaj me vepra të autorëve të njohur si: “Dy zotërinjtë nga Verona” nga Shekspir; “Fernando Krafti më ka shkruar një letër” nga T. Dorst, “Tiranozauri” nga K. Trebeshina; “Don Zhuani” nga Molier; “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, “Quo Vadis”; “Kopshti me dallëndyshe” nga B. Cikliropulos; “Ëndrra e një nate dimri” nga I. Kadare; “Njeriu, virtyti, kafsha” nga L. Pirandelo; “Armiku i Popullit” nga H. Ibsen, etj.

teatri kombëtar

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë