11 Qershor 2026, 08:24
Nga E. D

TIRANË- Procedura e prokurimit me vlerë rreth 7.5 milionë euro për përmirësimin e Sistemit të Thesarit të Shtetit është ankimuar sërish në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP), duke rikthyer sërish për shqyrtim një nga tenderët më të mëdhenj të teknologjisë së informacionit në administratën publike.
Kjo procedurë është ndoshta ndër më të hershmet ende në faza ankimimi pasi data e hapjes së saj është dhjetori 2024 dhe shpallja e parë e një fituesi u bë në mes të vitit 2025.
Të dhënat e publikuara në sistemin e Komisionit tregojnë se ankesa e depozituar së fundmi është regjistruar në kategorinë “Tjetër”, ndërsa nuk është klasifikuar si ankim për vlerësimin e ofertave apo për dokumentacionin e tenderit që janë ezauruar më herët si hallka.
Procedura është një nga të shumtat të ankimuara dy vitet e fundit dhe që lidhen me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). dhe është hapur në fund të vitit 2024.
Çfarë parashikon procedura në fjalë
Tenderi në fjalë synon modernizimin e Sistemit Informatik Financiar të Qeverisë (SIFQ), platforma kryesore për administrimin e proceseve financiare dhe të thesarit të shtetit.
Sipas dokumenteve të procedurës, projekti parashikon përmirësimin e infrastrukturës hardëare dhe softëare, me qëllim rritjen e performancës, sigurisë dhe efikasitetit të sistemit ekzistues.
Një nga komponentët kryesorë të kontratës është përditësimi i platformës Oracle E-Business Suite nga versioni R12 (12.1.3) në Oracle E-Business Suite R12 (12.2.13), në gjuhën shqipe dhe angleze.
Projekti përfshin gjithashtu migrimin e të dhënave historike, ruajtjen e të gjitha kostumizimeve dhe personalizimeve të ndërtuara në sistemin aktual, si dhe integrimin e tyre në versionin e përmirësuar.
Dokumentet teknike kërkojnë furnizimin, instalimin dhe konfigurimin e infrastrukturës së re hardware, përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe operacional, trajnimin e përdoruesve sipas metodës “Trajno Trajnuesit”, si dhe testimin e plotë të sistemit para vënies në funksion. Kontrata përfshin gjithashtu shërbime mirëmbajtjeje pas implementimit.
Sipas specifikimeve të publikuara nga autoriteti kontraktor më herët, sistemi i përmirësuar duhet të jetë në përputhje me kërkesat ligjore për administrimin e bazave shtetërore të të dhënave, duke garantuar disponueshmërinë, integritetin dhe konfidencialitetin e informacionit.
Projekti është planifikuar të zbatohet në disa faza përgjatë një periudhe 18-mujore./MONITOR
Aktualitet
11 Qershor 2026, 07:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një nivel rekord të ardhurash nga shtetasit e hu...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 07:24
E. D
DURRËS- Golemi rezulton të jetë tregu me zgjerimin më të shpejtë në sektorin e apartamenteve turistike në Shqipër...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 07:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Numri i të punësuarve në popullsisë në moshë punë pësoi rënie me 32,736 persona n...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 07:12
E. D
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellë...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 23:05
D.S
Policia Gjirokaster
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar pronarin e pishinave "Glow". Mësohet se, arrestimi i tij vjen pas mbytj...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 23:00
D.S
SHBA- Vetëm 11% e evropianëve i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si aleate, një nivel historik i ulët, sipas një&...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 22:35
E.d
SARNADA- Ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, Irakli Koçiaj i cili ishte shpallur në kërkim nga policia prej disa jav&eu...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 22:17
D.S
pamje nga marshimi
TIRANË- Kryeqyteti është përfshirë nga një valë e gjerë proteste, teksa mijëra qytet...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 22:11
E.d
Pamje
TIRANË- Tubimi mbarëkombëtar po vijon në kryeqytet, ndërsa qytetarët kanë kaluar mes makinave, nën thirrjen &...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 22:03
D.S
foto ilustruese
TIRANË- Një aksident tragjik me vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë....