29 Korrik 2022, 15:14
Nga e.k
Pamje nga aksioni i Policisë
GJIROKASTËR- Një 21-vjeçar i identifikuar me inicialet A.T banues në Tiranë është ndaluar nga Policia Kufitare e Gjirokastrës pasi tentoi të kalonte kufirin dhe pse ishte shpallur i padëshirueshën nga pala greke. Për të shmangur kontrollin i riu ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i vendosur brenda pashaportes një kartmonedhë me vlerë 20 euro me qëllim që të kalonte territorin shqiptar pa probleme.
21-vjeçari tashmë do të përballet me akuzën e korrupsionit të personave që ushtrojnë funksione publike ndërkohë që kmaterialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË
Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur shtetasi A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kryerjes së procedurave për verifikim në sistemin TIMS, rezultoi se ky shtetas ishte kthyer INAD (person i padëshiruar) nga pala greke, në datën 17.07.2022. Për të shmangur kontrollin e dokumentacionit, shtetasi A. T. ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke vendosur në brendësi të pasaportës një kartëmonedhë të prerjes 20 euro, me qëllim daljen nga kufiri i RSH-së. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 21-vjecarin A. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
gjirokaster policia e gjirokastres
Aktualitet
29 Korrik 2022, 15:08
I.A
SPAK
LEZHË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar 66 mijë m2 tokë në d...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 15:00
e.k
Pamje nga aksioni i Policisë
VLORË- Pas denoncimeve të qytetarëve dhe pas mesazhit të prerë nga ministri i Brendshëm Ble...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 14:41
e.k
Pamje nga vatra e zjarrit
BERAT- Një zjarr i përmasave të mëdha ka pushtuar kodrën e fshatit Mimias në periferi të Bashk...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 14:27
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë ashtu si dhe Europa po përballet me valën e të nxehtit afrikan që ka shkaktuar një rri...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 14:14
e.k
Etleda Çiftja
TIRANË- Anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja, i ka ndodhur një inciden...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 12:32
I.A
Shqiperia 1922
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar disa foto të Shqipërisë në viti 1922, që ishte dhe nisja e ma...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 14:12
A.B
Avokati
TIRANË-Procesi gjyqësor ndaj Etleda Çiftjas, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në GJKKO &...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 14:12
I.A
Policia
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ka tentuar të korruptojë po...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 14:04
A.B
Etion Joka
TIRANË- Prokuroria e posaçme kërkon dënimin me 1 vit burg për kandidatin për deputet të LSI në zgjedhj...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 13:57
I.A
Bresheri
LIBRAZHD- Edhe pse gjithë vendi po 'digjet' nga dielli, në Librazhd ka rënë breshër. Mësohet se breshëri k...