Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Tentoi të trafikonte lëndë narkotike estazi në Shqipëri, në pranga 33-vjeçari në Morinë (VIDEO)
33-vjeçarit i janë gjetur 4 pako me ekstazi gjatë kontrollit të ushtruar në taksinë ku udhëtonte si pasagjer.
3 Qershor 2023, 09:49Nga A.B
Kontrollet e Policise
TIRANË- Amir Bunjaku është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi ka tentuar të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri. 33-vjeçari, banues në Zyrih, i cili akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve". Atij i janë gjetur 4 pako me ekstazi gjatë kontrollit të ushtruar në taksinë ku udhëtonte si pasagjer.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri, vihet në pranga 33-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, bazuar në inteligjencën informative dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të imtësishëm, një automjet taksi. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin taksi në të cilën udhëtonte si pasagjer shtetasi A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Zyrih, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.