Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mbi autorin rëndojnë veprat penale 'vjedhje me dhunë' e mbetur në tentativë, 'vjedhja', 'mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit' dhe 'shkatërrimi i pronës'.
DURRËS- Një 18-vjeçar është vënë në prangat e policisë në qytetin e Durrësit ditën e sotme si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar 'Provat'. Mësohet se Dorjan Abazi ka tentuar të vjedhë me dhunë tre shtetase të huaja, si edhe janë dokumentuar dy vjedhje të tjera të kryera me dhunë nga ky autor. Mbi autorin rëndojnë veprat penale 'vjedhje me dhunë' e mbetur në tentativë, 'vjedhja', 'mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit' dhe 'shkatërrimi i pronës'.
Gjatë kontrollit policor në banesën e autorit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi unicioni luftarak dhe sende që dyshohen të jenë të vjedhura. Pas hetimeve bëhet me dije se po procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij, 36-vjeçari me inicialet E.D.
NJOFTIMI I POLICISË:
"Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Provat". Tentoi të vidhte me dhunë 3 shtetase të huaja, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari. Zbardhen dhe dokumentohen dhe 2 vjedhje të tjera të kryera me dhunë nga ky shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë organizuar punën për zbardhjen e disa vjedhjeve të kryera me dhunë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasi; Dorjan Abazi, 18 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13, Durrës, ka tentuar t’iu vjedhë me dhunë sendet personale, 3 shtetaseve italiane. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 27.04.2025, në lagjen nr. 13, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale, dhe më datë 28.04.2025, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. A., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara të vjedhura. Në lidhje me hetimet e kryera, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit", shtetasi E. D., 36 vjeç, banues në Durrës. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrës, për veprime të mëtejshme."
foto ilustruese KORÇË- Një 18-vjeçar sirian është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se 18-vjeçari ndihmon...
pamje nga vendngjarja MAMURRAS- Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Laç-Mamurras. Si&...
foto ilustruese TIRANË- Një aksidnet me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën &ldquo...
Foto ilustruese TIRANA- Nga këndvështrimi i qytetarëve, pabarazia ekonomike në Rajon dhe në Shqipëri është më ...
Foto ilustruese TIRANA- Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e k...
fotot ilustruese ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar për trafik droge. Siç raportojnë mediat e huaj...
foto ilustruese KSAMIL- Për çështjen e shtëpisë në Ksamil, “Stop” takoi ish-pronarin Agron Lile, i cili pranon ...
foto ilustruese KSAMIL- Qytetarja B.L denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan shtetasin nga Ksamili Agron Lile, pasi ky i fundit i ka...
emigranti SUEDI- Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, d...
fotot ilustruese ZVICËR- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të shtunën pasdite në Brugg AG, Zvicër, ...