LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i Bankës Botërore: Shqiptarët perceptojnë pabarazi ekonomike shumë më të lartë se në treguesit zyrtarë

Në Shqipëri, p.sh, koeficienti GINI që mat treguesin e pabarazisë është 36.0 ( ku 0 kupton barazi totale, ku të gjithë kanë të njëjtat të ardhura deri në 100 pabarazi maksimale, ku një person i vetëm zotëron gjithçka), por 82.2% e qytetarëve perceptojnë pabarazi të lartë e cila po vjen në rritje.

29 Prill 2025, 07:27 Nga M.B
Raporti i Bankës Botërore: Shqiptarët perceptojnë pabarazi
Foto ilustruese

TIRANA- Nga këndvështrimi i qytetarëve, pabarazia ekonomike në Rajon dhe në Shqipëri është më e lartë se matjet zyrtare, evidentoi Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik të pranverës për Rajonin e Ballkanit. Në Shqipëri, p.sh, koeficienti GINI që mat treguesin e pabarazisë është 36.0 ( ku 0 kupton barazi totale, ku të gjithë kanë të njëjtat të ardhura deri në 100 pabarazi maksimale, ku një person i vetëm zotëron gjithçka), por 82.2% e qytetarëve perceptojnë pabarazi të lartë e cila po vjen në rritje.

Në Kosovë, koeficienti GINI është 29.0, ndërsa 54.8% e popullsisë percepton një pabarazi të lartë. Në Mal të Zi, matja objektive është 34.4, por perceptimi i pabarazisë arrin 49.6%. Në Maqedoninë e Veriut, matja është 33.6, ndërsa perceptimi arrin 82.9%. Në Serbi, indeksi GINI është 33.1, ndërsa 67% e popullsisë ndjejnë se pabarazia është rritur. Në Bosnjë dhe Hercegovinë indeksi GINI është 28.8, ndërsa perceptimi është 64.4%.

Banka sheh me shqetësim faktin se, perceptimi i pabarazisë jo vetëm që mbetet i lartë, por besohet se po përkeqësohet. Rreth dy të tretat e popullsisë në rajon mendojnë se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është rritur gjatë katër viteve të fundit. Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, mbi 80% e të anketuarve ndajnë këtë bindje.

Faktorë si pasiguria në rritje në tregun e punës, përhapja e formave joligjore të punësimit, polarizimi i tregut të punës dhe pabarazitë mes brezave, ku të rinjtë përballen me sfida më të mëdha po ndikojnë në rritjen e pabarazisë. Me përjashtim të Maqedonisë së Veriut, një përqindje relativisht e lartë e të anketuarve në vendet rajonit janë të gatshëm të kontribuojnë financiarisht për ngushtimin e këtij hendeku.

Pabarazitë ekonomike perceptohen në rritje në vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6), edhe pse nivelet e varfërisë janë në rënie. Ka një perceptim të përhapur mes qytetarëve se hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është shumë i madh dhe duhet të zvogëlohet. Perceptimi i qytetarëve në Ballkanin Perëndimor për pabarazinë bie në kontrast me koeficientin GINI i cili është përgjithësisht 40, një nivel që, sipas Bankës Botërore, nuk klasifikohet si pabarazi e lartë sipas standardeve ndërkombëtare.

Vendet e rajonit dhe sidomos Shqipëria dominohen nga stabiliteti ekonomik, me rritje të qëndrueshme, ulje te deficiteve fiskale, borxhit publik etj, por nga ana tjetër zhvillimet në ekonominë reale tregojnë një shpërndarje jo të barabartë të rritjes ekonomike. Teksa ekonomia rritet, numri i personave që vuan nga një formë e varfërisë relativë dhe përjashtimit social në Shqipëri përfshin gati gjysmën e popullsisë./ Monitor

barazi ekonomike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet