18 Nëntor 2022, 13:32
Nga k.m.
Policia e Durrësit
DURRËS- Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi është kapur duke i dhënë një personi një pasaportë false. 44-vjeçari nga Turqia, banues në Francë, akuzohej për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. 44-vjeçari u kap në flagrancë nga Policia Kufitare duke dhënë pasaportën e një shtetasi tjetër turk për të kaluar kufirin në mëmnyrë të paligjshme.
Njoftimi i policisë së Durrës:
Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. U kap në flagrancë duke i dhënë një shtetasi të huaj, një pasaportë false, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 44-vjeçari (shtetas turk).
Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë evidentuar një rast tjetër të dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi:
-A. S., 44 vjeç (shtetas turk), banues në Francë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. 44-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit, duke i dhënë shtetasit N. F. (turk), pasaportën e një shtetasi tjetër, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
policia e shtetit durres
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 13:29
k.m.
Foto ilustruese
Qytetarët po i paguajnë gjobat me kamatë edhe pse sistemi ishte bllokuar për shkak të sulmeve kibernetike nga Iran...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 13:26
A.B
Policia
DIVJAKË- Policia ka vënë nën hetim 5 protestues, mes tyre edhe kreun e PD-së Lushnjë Eduart Sharka për organizim...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 13:24
k.m.
Foto ilustruese
Ky vit ka shënuar më pak aksidente rrugore, ndërsa dhe numri i atyre që kanë humbur jetën është m&...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 13:23
k.m.
Foto ilustruese
Turizmi i cili gjatë këtij viti arriti të tejkalonte edhe shifrat e periudhës para pandemisë duket se ka shën...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 13:22
A.B
Sezoni turistik po zgjatet përtej muajve tradicionalë të verës, me të huajt që po e zgjedhin Shqipërinë gjatë gji...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 12:32
a.l
betonierja në Parkun e Divjakës
DIVJAKË- Banorët kanë ndaluar kalimin e një betoniereje drejt Parkut të Divjakës du...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 13:00
d.a.
Droga e kapur
ITALI- Një 19-vjeçar shqiptar është ndaluar për një kontroll në stacionin e trenit Metaponto k...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 12:43
A.B
Qytetaret
DIVJAKË- Ka përfunduar protesta e banorëve në Divjakë. Banorët dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 12:38
A.B
Avokati dhe Juri Ymeraj
TIRANË-Avokati mbrojtës i Juri Ymerajt, njëri prej personave të shpallur në kërkim për Incinerat...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 12:31
A.B
Protestuesit
DIVJAKË- Përshkallëzohet protesta e banorëve në Divjakë. Disa prej tyre kanë goditur kabinën e cila nd...