10 Gusht 2024, 12:09
Nga r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një 20-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi tentoi t'i vidhte çantën një turisti italian, nën kërcënimin e thikës. Në pranga është vënë Amarildo Dani, banues në Bulqizë dhe rezident në Itali.
20-vjeçari nën kërcënimin e thikës kishte tentuar të vidhte çantën turistit, i cili ishte duke lëvizur me automjetin e tij, por nuk kishte mundur t’ia merrte, pasi shtetasi italian ishte larguar me automjetin e tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës
Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës çantën një turisti italian, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari, Amarildo Dani.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se një shtetas, duke përfituar nga errësira në një rrugë në lagjen nr. 13, Durrës, nën kërcënimin e thikës kishte tentuar të vidhte çantën e një turisti italian, i cili ishte duke lëvizur me automjetin e tij, por nuk kishte mundur t’ia merrte, pasi shtetasi italian ishte larguar me automjetin e tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Bazuar në rezultatet e hetimit dhe në provat e siguruara, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 20 vjeç, banues në Bulqizë dhe rezident në Itali.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës është e angazhuar maksimalisht për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe turistët e huaj gjatë këtij sezoni turistik dhe i fton ata që të kallëzojnë çdo paligjshmëri që hasin.
amarildo dani durres
Aktualitet
10 Gusht 2024, 11:56
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona të cilët akuzohen për vepra të...
Aktualitet
10 Gusht 2024, 11:56
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Besim Alla”, në kryeqytet. M&eu...
Aktualitet
10 Gusht 2024, 11:28
S.B
pamje nga ngjarja
TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës. Mësohet se M.G 42 vje&cced...
Aktualitet
10 Gusht 2024, 11:17
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një 63-vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të ban...
Aktualitet
10 Gusht 2024, 11:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dypunësimi i mjekëve në Shqipëri është një çështje e bërë shpesh obje...
Aktualitet
10 Gusht 2024, 10:53
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të tjera janë mësuar lidhur me arrestimin e 40-vjeçarit Armando Pacanit në D...
Aktualitet
10 Gusht 2024, 10:39
r.ll
Foto ilustruese
KRUJË- Vatra e zjarrit e aktivizuar në zonën e Krastës ka shkrumbuar më shumë se 70 hektar pyje me pisha dhe ...
Aktualitet
10 Gusht 2024, 10:04
S.B
foto ilustruese
LEZHË- Të shtëna me armë janë dëgjuar ditën e sotme në lagjen “Skënderbeg” n&...
Aktualitet
10 Gusht 2024, 07:43
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gazeta e njohur britanike “Metro” i ka kushtuar një reportazh turizmit shqiptar. Gazetarja Ali...
Aktualitet
10 Gusht 2024, 07:37
r.ll
pamje nga operacioni
VLORË- Forcat RENEA kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një operacion ‘blic’ në Vlorë. Sipas ...