LIVE UPDATES
Aktualitet

Tepelenë/ 21 vjeçari nuk di të shkruajë dhe as të lexojë: Më ndihmoni, dua të mësoj!

Ai u përpoq të shkruar emrin e tij dhe të fshatit me gema kapitale, pasi gërmat e vogla të shtypit nuk i njeh fare, por nuk mundej. Emrin e tij e shkruajti ‘KLADI’ kurse emrin e fshatit e shkruajti  ‘MEHGORAN’.

26 Mars 2025, 20:41 Nga B.Z
Tepelenë/ 21 vjeçari nuk di të shkruajë dhe as të
Klajdi Danaj

TEPELENË - Në fshatin Mezhgoran të Sipërm të Tepelenës jeton 21 vjeçari Klajdi Danaj i cili është një analfabet funksional.

Edhe pse e ka kryer zyrtarisht arsimin 9 vjeçar, nuk lexon dhe shkruan. Nëpërmjet një shoku te tij ai  dërgoi një mesazh në redaksinë e emisioni ‘Fiks Fare’ ku kërkonte që të mësonte të shkruante dhe të lexonte.

Ai u përpoq të shkruar emrin e tij dhe të fshatit me gema kapitale, pasi gërmat e vogla të shtypit nuk i njeh fare, por nuk mundej. Emrin e tij e shkruajti ‘KLADI’ kurse emrin e fshatit e shkruajti  ‘MEHGORAN’.

Ndërkohë që arrinë të përdorë rrjetin social ‘Tik-Tok’ pasi është vizulisht dhe me audio, ndërkohë që FB apo Instagram nuk i përdorë për shkak se nuk di të lexojë dhe shkruajë. Edhe përsa i përket veprimeve matematikore edhe në këtë rast nuk di as mbledhje as zbritje.

Dëshira e tij e është që të mësojë të lexojë dhe të shkruajë me gërma e t’i lidh ato. Për fat të keq në fshatin Mezhgoran jetojnë shumë pak njerëz dhe nuk mund të marr askush përsipër mësimin e tij.

Fiks Fare u interesua për problemin e 21 vjeçarit Klajdi Danaj pranë Zyrës Vendore të  Arsimimit Parauniversitar Tepelenë-Memaliaj.

Sipas drejtuesit të kësaj zyre, zotit Shkëlqim Merja, ai e ka nisur arsimin fillor në vitin 2009 dhe e ka përfunduar në vitin 2015, duke përsëritur një vit me mirëkuptimin e prindit. Më pas ka vazhduar dhe 9 vjeçaren  të cilëm e ka përfunduar në vitin 2020.

Drejtoria e shkollës gjatë këtyre viteve ka konstatuar se ky nxënës kishte nevoja specifike në procesin e të mësuarit dhe kishte nevojë për mësues ndihmës. Sipas drejtorit të ZVA-së ,bashkëpunimi i prindit, i cili është i domosdoshëm për trajtimin e veçantë të fëmijës, ka qenë i pamjaftueshëm dhe i paformalizuar.

Mësuesi ndihmës i asaj shkolle, i cili mbulonte edhe shkolla të tjera, ka shkuar edhe në shtëpinë e nxënësit në fjalë për ta integruar dhe asistuar.

Edhe pse në shkollën “Xhafer Bani” në Mezhgoran, nxënësit e arsimit të mesëm të ulët e kryejnë mësimin në klasa kolektive, në ato vite kur ka qenë nxënës Klajdi , ka patur mësues specialistë për lëndët bazë dhe mësuesit e kanë patur komoditetin për të punuar individiualisht me nxënësit për shkak të numrit  të vogël në klasa.

ZVA për rastin e këtij nxënësi përgjegjësinë ia lë prindërve të tij, të cilët, sipas saj, nuk kanë patur impenjimin e duhur që fëmija e tyre të frekuentonte shkollën rregullisht.

ZVA e Tepelenë Memaliaj thotë se nuk ka patur asnjëherë asnjë ankesë nga prindërit e këtij nxënësi për problemet e procesit mësimor, por edhe vetë ky institucion nuk ka matur nivelin e njohurive të tij,  përmes Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë.  Kjo  për shkak të pandemisë “Covid-19 “, për vitin shkollor 2019-2020, këto provime nuk u kryen.

ZVA thotë se ky shqetësim vjen për herë të parë tek ata,5 vite pasi nxënësi ka përfunduar arsimin 9 vjeçar. Dhe ai tani është gati 22 vjeç, duke pamundësuar ofrimin e shanseve brenda institucioneve arsimore.

Megjithatë ZVA Tepelenë Memaliaj shprehet e gatshme për të shfrytëzuar çdo hapësirë  ligjore për t’i ardhur në ndihmë Klajdit. Ajo merr përsipër që t’i ofrojë Klajdit  mësimin në distancë, sipas programeve të dedikuara ose t’i ofrojë seanca mësimore jashte orarit mësimor të zakonshëm në shkollën e fshatit Mezhgoran./TCH

klajdi danaj analfabet funksional

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj