All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Sot Nata e Kadrit, kreu i KMSH-së uron besimtarët: Të lutemi për paqen dhe begatinë në vendin tonë dhe për mbarësinë e gjithë njerëzimit 

Spahiu thotë se kjo natë është një nga më të rëndësishmet e vitit, ku sipas Kuranit, ajo është më e vlefshme se një mijë muaj adhurim.

26 Mars 2025, 19:32 Nga M.B
Sot Nata e Kadrit, kreu i KMSH-së uron besimtarët: Të lutemi
Bujar Spahiu
All - Paragraf - 1

TIRANA- Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka dhënë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Kadrit. Spahiu thotë se kjo natë është një nga më të rëndësishmet e vitit, ku sipas Kuranit, ajo është më e vlefshme se një mijë muaj adhurim.

Ai uroi që kjo natë të sjellë mëshirë dhe falje hyjnore për të gjithë, ndërsa i ftoi besimtarët të shfrytëzojnë bekimet e saj me adhurim dhe përkushtim. Gjithashtu kreu i KMSH-së theksoi rëndësinë e lutjeve dhe adhurimit në këtë natë.

Mesazhi i plotë:

Bismilahi-r-Rrahmani-r-Rrahim

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra,

Jemi në pragun e një nate të veçantë, një nate që Allahu i Madhëruar e ka dalluar mbi të gjitha netët e vitit. Është Nata e Kadrit, nata që Allahu e përshkruan në Kuran me fjalët: "Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit. E çfarë të bëri ty ta dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj!" (El-Kadr: 1-3)

Nata e Kadrit është nata e mëshirës dhe faljes hyjnore. Është nata kur filloi zbritja e Kuranit Famëlartë, si udhëzim për njerëzimin. Një natë që vlen më shumë se një mijë muaj, apo më shumë se 83 vite adhurim. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) na ka mësuar se: "Kush e fal Natën e Kadrit me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen të gjitha mëkatet e kaluara." (Buhariu dhe Muslimi)

Në këtë natë, meleku Xhibril, së bashku me engjëjt e tjerë, zbresin me lejen e Zotit për të përcaktuar çështjet e njerëzve. Zoti na thotë në Kuran: "Melekët dhe Shpirti (Xhibrili) zbresin në të me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje. Ajo është paqe deri në agim." (El-Kadr: 4-5)

Prandaj, kjo është një mundësi e artë për secilin prej nesh që të shtojë adhurimet, të falet me përulësi, të bëjë dua me sinqeritet dhe të kërkojë faljen e mëkateve. Aishja (radijAllahu anha) e pyeti Profetin (paqja qoftë mbi të):
"O i Dërguari i Allahut! Nëse e di se cila është Nata e Kadrit, çfarë duaje duhet të bëj?" Ai iu përgjigj: "Thuaj: Allahumme inneke Afuvvun, tuhibbul-afve, fa’fu anni" (O Allah, Ti je Falës dhe e do faljen, më fal mua). (Tirmidhiu)

Në këtë natë, le të përkushtohemi në lutje për familjet tona, për vëllezërit dhe motrat tona në besim, për paqen dhe begatinë në vendin tonë dhe për mbarësinë e gjithë njerëzimit. Zoti i Madhëruar na e pranoftë adhurimin dhe lutjet tona dhe na dhëntë mundësinë të shfrytëzojmë begatitë e kësaj nate të bekuar.

nata e kadrit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit