LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tepelenë/ Mësuesi i rrahur pezullohet nga detyra, akuzohet për ngacmim seksual, kolegët: Nuk e besojmë, mund të jetë inskenim

• Një ngjarje e rëndë është denoncuar 3 ditë pas rrahjes së mësuesit të fizkulturës në një shkollë në Tepelenë, Kleanthi Laçi. • Mësuesi është arrestuar tashmë nga Policia ndërsa Ministria e Arsimit e ka pezulluar nga detyra deri në zbardhjen e plotë të çështjes dhe akuzave ndaj tij. • Mësuesi 59-vjeçar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura të shkollës ku jepte mësim dhe ky ka qenë edhe shkaku i dhunimit. • Sipas burimeve policore, 29-vjeçari Alvi Gumeni u kthye nga Greqia pasi e motra 13 vjeçe i komunikoi se Laçi e ngacmonte. • Me të mbërritur në Shqipëri ai dhunoi mësuesin bashkë me 2 persona të tjerë. • Ajo që është më e çuditshme është fakti se Laçi deklaroi se nuk kishte asnjë dijeni pse ishte goditur apo të kishte njohje me dhunuesit e tij. • Kolegët e tij të shkollës deklaruan për mediat lokale se nuk kanë menduar asnjëherë për Laçin si ngacmues seksual ndërsa hedhin akuza drejt vajzës që e denoncoi se ngjarja mund të jetë inskenim. • Në policinë e Tepelenës janë regjistruar dy denoncime për Laçin.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mësuesi i Fizkulturës në pranga për ngacmim seksual, kolegët i dalin në mbrojtje: Mund të jetë inskenim, nuk e bën profesor Keli këtë

Tepelenë/ Mësuesi i rrahur pezullohet nga detyra, akuzohet për
Mesuesja

TEPELENE- Një ditë pas arrestimit dhe pezullimit nga detyra të mësuesit të Edukimit Fizik, Kleanthi Laçi, kolegët e tij mësuesë dhe drejtoresha e shkollës deklarojnë se Laçi nuk ka patur asnjë shfaqje të mëparshme që mund ti bënte të dyshonin në sjelljen e tij. 

"Unë kam 6 vite në këtë shkollë dhe nuk e mendoj se profesori të ketë bërë diçka të tillë. Unë si mësuese për atë profesor nuk e mendoj se e ka bërë diçka të tillë. Edhe mund të jetë e inskenuar. Unë nuk e kam parë gocën që pretendon se është ngacmuar seksualisht.

Unë kam dëgjuar vetëm për një nxënëse të ngacmuar. Por me pak fjalë nuk e besoj që profesor Keli ta ketë bërë një gjë të tillë”- u shpreh mësuesja.

Ndërsa, drejtoresha e shkollës nuk pranoi të prononcohej për mediat, duke thënë se për Laçin ishin marrë masat, referuar pezullimit. 

Kleanthi Laçi, Mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë, u pezullua nga detyra pasi është prangosur fillimisht për akuzat “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”. Ai u dhunua 3 ditë më parë nga 3 persona dhe mohoi të kishte konflikte. Ai deklaroi se nuk dinte arsyen e dhunimit dhe nuk i njihte autorët. Por njëri prej tyre, Alvi Gumeni, një emigrant i kthyer nga jashtë vendit u vetëdorëzua në Polici dhe shpjegoi arsyet e konfliktit. Ai tha se e kishte dhunuar mësuesin pasi motra e tij i kishte rrëfyer se mësuesi e kishte ngacmuar seksualisht./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Pezullohet mësuesi i Fizkulturës, Kushi: Nëse vërtetohet fajësia, përjashtohet nga sistemi arsimor

Tepelenë/ Mësuesi i rrahur pezullohet nga detyra, akuzohet për
Evis Kushi, ministre

TIRANE- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas arrestimit të mësuesit të fizkulturës, Kleanthi Laçi, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse në Tepelenë. Në një postim në rrjetet sociale, Kushi thotë se mësuesi është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimit dhe nëse fajësia vërtetohet atëherë ai do të përjashtohet nga sistemi arsimor. Kushi thotë se një nen i ri është përfshirë në ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe shumë shpejt do të kalojë në parlament.

REAGIMI I PLOTE:

Kemi ndjekur nga afër ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në Tepelenë, ku një mësues është dhunuar, pasi akuzohet nga familjarët për abuzim ndaj vajzës së tyre. Për mësuesin është marrë masa e ndalimit nga policia dhe Zyra Arsimore Tepelenë ka marrë sot vendimin për pezullimin e mësuesit nga puna deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë.

Besojmë fort se organet e drejtësisë do ta zbardhin shumë shpejt të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe do të marrin vendimet e duhura ligjore. Siç e kemi bërë të ditur edhe më parë, qëndrimi ynë për këto raste është i prerë dhe nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor.
Për këtë arsye, kemi përfshirë një nen të ri në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, i cili do të miratohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë. Ne nuk do të lejojmë të punojë në institucionet tona arsimore askënd që cënon shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve tanë.

Kleanthi Laçi, Mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë, u pezullua nga detyra pasi është prangosur fillimisht për akuzat “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”. Ai u dhunua 3 ditë më parë nga 3 persona dhe mohoi të kishte konflikte. Ai deklaroi se nuk dinte arsyen e dhunimit dhe nuk i njihte autorët. Por njëri prej tyre, Alvi Gumeni, një emigrant i kthyer nga jashtë vendit u vetëdorëzua në Polici dhe shpjegoi arsyet e konfliktit. Ai tha se e kishte dhunuar mësuesin pasi motra e tij i kishte rrëfyer se mësuesi e kishte ngacmuar seksualisht./Dosja.al

3 VITE ME PARE

U dhunua dy ditë më parë, arrestohet mësuesi i fiskulturës, akuzohet se ka ngacmuar dy nxënëse seksualisht, në pranga dhe vëllai i një prej të miturave

Tepelenë/ Mësuesi i rrahur pezullohet nga detyra, akuzohet për
Kleanthi Laçi

TEPELENË- Kleanthi Laçi, mësuesi i fiskulturës që u dhunua dy ditë më parë në Tepelenë është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura. Dy ditë pas ngjarjes, policia ka dalë me një njoftim zyrtar, në të cilin bën me dije se ka vënë në pranga vetë ndalimin dhe një nga dhunuesit. Bëhet fjalë për vëllanë e një prej nxënëseve që isht ngacmuar seksualisht nga profesor Laçi. Alvi Gumeni, 29 vjeç, është kthyer nga emigrimi sapo ka dëgjuar ankesën e të motrës në lidhje me mësuesin dhe ka vendosur të përballej vetë me arsimtarin.

Dy ditë më parë, së bashku me dy miq, ai ndaloi mësuesin dhe e ftoi të hipte në makinë me ta, me justifikimin se do t'i ofronin diçka për të pirë. mësuesi hipi, të rinjtë e larguan nga qyteti dhe e dhunuan. 29-vjeçari ëhstë vetëdorëzuar në polici, ku ka rrëfyer dhe arsyet e sulmit. Edhe 13-vjeçarja e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në prezencë të psikologes.

Njoftimi i policisë Tepelenë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarjen e ndodhur në datën 16.01.2023, në vendin e quajtur "Zona industriale", Tepelenë, ku disa shtetas kanë goditur me mjete të forta shtetasin K. L., 59 vjeç, banues në Tepelenë (mësues), kanë ndaluar njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin: A. G., 29 vjeç, banues në Tepelenë, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe "Vetëgjyqësia".

Vijon puna intensive për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tij. Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë ndalimi i shtetasit të dëmtuar K. L., 59 vjeç, për veprat penale "Ngacmimi seksual" dhe "Kallëzimi i rremë". Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kallëzimet e marra në lidhje me këtë rast, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mitura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

kleanth laci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet