LIVE UPDATES
Aktualitet

Thellohet skandali në Has/ Gazetari zbulon: Pakot me ushqime kandidati i PS i mori te rezervat e shtetit, i ngarkoi në makinë personale, krim zgjedhor

Gazetari thekson se akoma më i rëndë është fakti se socialistët i kanë ngarkuar pakot në mjetet e tyre personale.

18 Prill 2023, 10:02 Nga A.B
Thellohet skandali në Has/ Gazetari zbulon: Pakot me ushqime kandidati i PS
Pakot

HAS- Thellohet edhe më shumë skandali i Partisë Socialiste në Bashkinë e Hasit. Gazetari Bekim Lekica, bën të ditur se kandidati socialist ka shpërndarë ndihmat me pakot që vijnë nga Rezervat e Shtetit. Po ashtu, ai thekson se akoma më i rëndë është fakti se socialistët i kanë ngarkuar pakot në mjetet e tyre personale.

"Çfarë kërkojnë pakot me stemë të “Republikës së Shqipërisë, Rezervat Materiale të Shtetit” në makinën e djemve të kandidatit të PS, Has? Nga u morën pakot ushqimore apo ku di se çfarë gjërash të tjera mund të kenë? Përgjigjen për pyetjen e parë mund ta jepte për 30 minuta policia dhe prokuroria po të verifikonte automjetin"- shkruan ai.

Nga Bekim Lekica

Skandal në Has!!! Marr shkas nga videoja e publikuar nga kandidati i opozitës, Miftar Dauti, por edhe nga reagimi i shpejtë i yni, si gazetarë. Të marrësh ndihmat e Rezervave të Shtetit nga magazinat shtetërore dhe t’i ngarkosh në automjetin personal nga punonjësi i këtij institucioni, Shkëlqim Muneka, magazinier, dhe nga dy djemtë e kandidatit të maxhorancës Ervin e Blerim Mulaj, është një krim zgjedhor.

Skandali nuk mbetet këtu, ai vijon e thellohet! Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë apo SPAK-un, a ku di unë, pas denoncimit publik që bëri Miftar Dauti, kandidat për bashkinë Has, rrethon automjetin rreth orës 21:40 minuta të datës 17.04.2023 dhe nuk fillon procedurat për të bërë verifikimin deri rreth orës 01:20 minuta të datës 18.04.2023 (kohë kur u largova unë nga Hasi) se çfarë ka në këtë automjet, ku videoja ishte publikuar e denoncuar me zë e figurë, filmuar nga vetë kandidati Dauti.

Punonjësit ligjzbatues i mëshojnë fort faktit se, makina duhet hapur në komisariat e jo aty ku është bërë skena e krimit. Po këta punonjës tentojnë të na ndalojnë të filmojmë nga jashtë xhamave të automjetit pakot e dyshimta (shikojeni me vëmendje emërtimet e pakove në automjet). Këtu më lind pyetja, çfarë kërkojnë pakot me stemë të “Republikës së Shqipërisë, Rezervat Materiale të Shtetit” në makinën e djemve të kandidatit të PS, Has? Nga u morën pakot ushqimore apo ku di se çfarë gjërash të tjera mund të kenë? Përgjigjen për pyetjen e parë mund ta jepte për 30 minuta policia dhe prokuroria po të verifikonte automjetin.

Por, jo! Ata nuk denjuan që të hapnin automjetin, bile indirekt tentuan edhe të na ndalonin ne si media të filmojmë nga jashtë pakot shtetërore në këtë automjet. Këtu lind dyshimi se, a mos kemi të bëjmë me një strukturë të mirëorganizuar shtetërore në devijimin e votës së 14 Majit?!!!! Ky skandal nuk ngel me kaq, për të vijuar thellimin e tij, mendon në statusin e Facebook-ut personal kandidati i PS në Has, Halit Mulaj, duke përligjur veprimet e punonjësit të bashkisë, dy djemve të tij, por edhe heshtjen deri diku edhe të organeve ligjzbatuese se, pakot me stemën e “Republikës së Shqipërisë” janë pako personale të tij për t’u shpërndarë për Natën e Kadrit te banorët hasjanë.

A mund t’i kujtojë dikush kandidatit se, në fushatë zgjedhore, tashmë jemi në ditën e katërt të saj, nuk lejohen dhurata, pako ushqimore, bamirësi e deri te investimet publike e private, pasi ndikojnë direkt në devijimin e votës?

A mund të na shpjegojë se, pse këto pako nuk janë blerë në subjekte private nga ana juaj apo djemve të tu (edhe kjo formë është në shkelje ligjore)? Pse në orën 21:00 shkojnë djemtë e tu në magazinat shtetërore në bashkëpunim me magazinierin e shtetit ngarkojnë ndihmat e emergjencave civile në automjetin privat? A mos është vjedhje e rezervave të shtetit i nderuar institucion ligjzbatues i vendit tim kjo formë?

Në një vend me demokraci, kur të afërmit apo më keq akoma familjarët përfshihen në një skandal të tillë, kandidati duhet t’i kërkojë falje elektoratit të tij dhe të marrë guximin të distancohet nga veprimet e personave të përfshirë në këtë skandal, qofshin edhe fëmijët e tij, e të tërhiqet nga gara!!! Po në një vend demokratik, organet ligjzbatuese duhej të kishin reaguar në kohë, në atë furgon mund të ishin 10 apo 20 pako të Emergjencave Civile, procedura ishte mbyllur dhe opinioni ishte sqaruar. Në një vend demokratik reagimi qytetar është i pari, institucionet monitoruese të zgjedhjeve apo misionet kombëtare e ndërkombëtare duhej të kishin shprehur qëndrimet e tyre.

Mbrëmjen e djeshme, kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Miftar Dauti, ndaloi furgonin e djalit të kandidatit të PS Halit Muja. Dauti u shpreh mbrëmë se djali i Mujës e kishte mbushur furgonin me ndihma që do t’ua shpërndante familjeve në këmbim të votave./Dosja.al

zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet