LIVE UPDATES
Aktualitet

Themelohet për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar "Lidhja e Mësuesve Shqiptarë"

Organizimi u bë në zyrat e shoqatës “Ardhmëria” nën kujdesin e veçantë të kryetarit të kësaj shoqate Lutfi Vata dhe stafit të saj. Procedura e diskutimit të statutit dhe zgjedhjet u zhvilluan në frymë meritokratike dhe me votimin e mbi 40 bashkëthemeluesëve të kësaj lidhjeje.

23 Mars 2024, 14:33 Nga N.F

Themelohet për herë të parë në Mbretërinë e

ANGLI- Për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar është krijuar "Lidhja e Mësuesve Shqiptarë". Më 17 mars 2024 në Londër me iniciativën e disa shoqatave: “Ardhmëria”, “Gjurmët Ilirjane”, shoqata “Drenica”, “Shoqata Akademike Shqiptare”, “Nënë Tereza”, “Arbëria”, “Bright Eagles” si edhe me pjesëmarrjen e mësuesve shqiptarë që punojnë dhe bashkëpunojnë për përhapjen e gjuhës shqipe, mbrojtjen e kulturës shqiptare, u hodh hapi më i rëndësishëm i një lidhje profesionistësh e nivelit të lartë.

Organizimi u bë në zyrat e shoqatës “Ardhmëria” nën kujdesin e veçantë të kryetarit të kësaj shoqate Lutfi Vata dhe stafit të saj. Procedura e diskutimit të statutit dhe zgjedhjet u zhvilluan në frymë meritokratike dhe me votimin e mbi 40 bashkëthemeluesëve të kësaj lidhjeje. E pranishme për të vëzhguar punën dhe zgjedhjet ishte zëvendës ambasadorja Almona Bajramaj, e cila përshëndeti lidhjen dhe përcolli mirënjohjen e shtetit shqiptar si përfaqësuese e lartë e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas diskutimeve, propozimeve, ideve u miratua dhe u votua statuti i Lidhjes së Mësuesve dhe u propozuan tre kandidatë për kryetar:Ardjana Gjoni, Lutfi Vata dhe Alda Çapia. Votimi nga 28 të pranishëm në sallën e mbledhjes, 14 online, gjithsej 42 themelues përcolli këto rezultate:

1. Kryetar z.Lutfi Vata
2. Nënkryetar znj. Ardjana Gjoni
3. Nënkryetar z. Abedin Bajraktari
4. Zëdhënëse znj. Anila Kadija

5. Sekretare znj. Adelina Hysenaj

6. Financiere Ornela Gjeta

Anëtarë

1. Rozana Hykaj
2. Alda Capja
3. Lindita Bazina
4. Najada Fani
5. Esmeralda Spahia
6. Ilira Mucaj
7. Marsela Kalaja Hoxha
7. Vildane Dibra Zhubi
8. Euord Pajo
9. Migena Goga
10. Enxhi Lami
11. Dallendyshe Lashi

Në përfundim të zgjedhjeve zv/Ambasadorja uroi Lutfi Vata dhe përgëzoi të gjithë asamblenë, kryesinë e porsa zgjedhur, për këtë iniciativë në krijimin e një institucioni shumë të rëndësishëm për mësuesit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Vata shprehu entuziazmin dhe falenderoi të gjithë për besimin që iu dha duke theksuar që kjo lidhje do të jetë një portë e hapur për të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe jo vetëm në Londër por edhe në çdo vend të MB ku janë apo do të hapen shkolla shqipe në vazhdim. 

Almona Bajramaj, e cila siguroi mbështetjen e të gjitha autoriteteve shqiptare dhe Ministrisë së Jashtme theksoi mbi të gjitha mbështetjen ndaj mësuesve dhe nxënësve shqiptarë për t’i plotësuar nevojat me tekste shkollore në shërbim të mësimin e gjuhës shqipe, përhapjes së kulturës dhe ruajtjes të identitetit kombëtar.

“Bashkëpunimi me Ambasadën Shqiptare në Londër do të vijojë si përherë dhe mbështetja e tyre do të jetë e pa kursyer për Lidhjen e Mësuesve. Puna nisi, vullnetarisht për një qëllim, të gjithë së bashku!” tha Bajramaj.

angi mesues lidhja e mesusve shqiptare


Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion