LIVE UPDATES
Aktualitet

Thirrja e Dosja.al për dosjen e Dumanit/ Gazetarja Lindita Çela: SPAK, pranoj të bëj 5 vite burg

Gazetarja shton se nuk po analizon nëse janë të vërteta dëshmitë apo nëse duhen publikuar, por është e shqetësuar nga pushteti që merr përsipër të kërcënojë gazetarët.

16 Qershor 2022, 16:53 Nga F.M
Thirrja e Dosja.al për dosjen e Dumanit/ Gazetarja Lindita Çela:
Lindita Çela

TIRANË- Lindita Çela është gazetarja e parë që i bashkohet thirrjes së Dosja.al për të marrë përsipër të publikojë dosjen e rrëfimit të Nuredin Dumanit, pas urdhrit të Prokurorusë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në një postim në Facebook, Çela, gazetare pranë Reporter shkruan se nuk mund të heshtë kur një urdhër-kërcënimi lëshohet duke iu referuar një ligji që flet për "sekret shtetërorë" e që katandiset në vendim me tre firma prokurorësh për të përhapur dëshmitë e Dumanit dhe bashkëpunëtorit të tij Henrik Hoxhaj. Gazetarja shton se nuk po analizon nëse janë të vërteta dëshmitë apo nëse duhen publikuar, por është e shqetësuar nga pushteti që merr përsipër të kërcënojë gazetarët.

Postimi i plotë: SPAK, pranoj të bëj 5 vite burg! Urdhri i SPAK që kërcënon, më së pari gazetarët, me burgimin në përhapjen e dëshmive të ca të "penduarve", është precedenti më i rrezikshëm, në gjykimin tim, e lëshuar nga një strukturë me pritshmëri të larta për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta të qeverisë.

Për qëllimin që u krijua SPAK jam ende në pritje, por nuk mund të hesht kur një urdhër-kërcënimi lëshohet duke iu referuar një ligji që flet për "sekret shtetërorë" e që katandiset në vendim me tre firma prokurorësh, me demek për të penguar përhapjen e dëshmive të thëna nga persona, që dukshëm në interes të tyre mund deklarojnë se kanë dërguar në orbitë, dy satelitë të emërtuar “Albania1 dhe Albania 2”.

Të diskutosh nëse çdo deklaratë e thënë, qoftë kjo edhe përpara prokurorëve të vetuar, a përbën interes publik, është një çështje që hap debat mbi të cilin jam fort e qartë. Por, të urdhërosh mospërhapjen e lajmit dhe të kërcënosh se kushdo që e publikon apo përhap këto dëshmi, në rastin më të mirë tregon se ky institucion vepron si në kohën e Nuhut.

Unë nuk po analizoj se sa të vërteta apo jo janë këto dëshmi, mund edhe të dakortësohem me SPAK, se mendoj se këto dëshmi nuk kanë pikën e interesit publik për tu publikuar, qofsha e gabuar. As dhe nuk mendoj se do të ketë dhe gazetar që do të përfundojnë ne burg, por me shqetëson "pushteti për të kërcënuar" dhe letra e harxhuar për të prodhuar një "urdhër". E di fort mirë ky urdhër do të mbetet veç në letër, pasi sot ka qindra metoda të cilat jo vetëm lejojnë publikimin dhe përhapjen, por do të detyrojnë edhe SPAK të nisë një tjetër hetim për zbulimin e "rrjetit të krimit të organizuar të përhapjes së lajmeve". Dhe deri sa ta zbulojnë procedimin duhet ta shpallin më së pari "Sekret Shtetëror".

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka firmosur urdhrin që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, tashmë të penduar të drejtësisë. Vendimi është firmosur nga 3 prokurorët e dosjes “Plumbi i artë”, Doloreza Musabelliu, Altin Dumani dhe Behar Dibra. Këta të fundit paralajmërojnë gazetarët se kush e shkel vendimin e SPAK, do të përballet me ligjin, duke përmendur parashtrimin ligjor të bërë nku paralajmëron se kush shkel këtë vendim, do të përballet me nenin 295/a. Vendimi është marrë, pasi në media kanë qarkulluar një pjesë e dëshmive të të dy të penduarve të drejtësisë në vendin tonë. Duke qenë se asnjë nga gazetarët nuk e ka marrë forcërisht dosjen e publikuar, aq më pak e ka vjedhur nga ambientet e SPAK, Dosja.al ka një propozim. Cilido koleg që e ka dosjen ftohet që ta sjellë në redaksinë e Dosja.al, nëse nuk e publikon dot në median ku punon. Garancia është që stafi i Dosja.al do të marrë përsipër të gjitha pasojat, për të bërë punën në vendin e tyre.

lindita cela nuredin dumani

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër