LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafik droge në aksin Romë- Reggio Calabria/ Goditet grupi kriminal i Elvis Demçes, vihen në pranga 11 persona, tre në kërkim

Operacioni i karabinierëve, i cili i dha një goditje grupit kriminal të drejtuar nga shqiptari Elvis Demce, solli arrestimin e 11 personave, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

20 Qershor 2025, 16:02 Nga r.ll
Trafik droge në aksin Romë- Reggio Calabria/ Goditet grupi kriminal i
elvis demce

ITALI- Një operacion për goditjen e trafiku të drogës është kryer nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Kapitolinës - të ndihmuar nga ushtria e Komandave Provinciale në provincën e Latinës, në aksin që lidh Romën dhe Reggio Calabria. 

Autoritetet kanë ekzekutuar masat e sigurisë "arrest me burg", të lëshuar nga Gjykata e Romës ndaj 14 personave, tre prej të cilëve janë ende në kërkim. Ky operacion u shtri edhe në territoret e Romës, Rossano, Reggio Calabria, Cisterna dhe Bovalino.

Banda e Elvis Demçe

Masa e re e sigurisë rrjedh nga rezultatet e një aktiviteti kompleks hetimor të kryer përmes përgjimeve telefonike dhe analizës së bisedave të koduara, që buron nga hetimi që në janar 2022 kishte bërë të mundur shpërbërjen e shoqatës së trafikimit të drogës që drejtohej nga shqiptari Elvis Demçe, i dënuar me 18 vjet burg për krime të ndryshme. 

Akuzat 

14 personat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarreste akuzohen për trafikim droge, shitblerje droge, zhvatje, zjarrvënie. Dhe hetimi i ri përqendrohet te anëtarët e tjerë të bandës dhe në ngjarjet kriminale që nuk dolën në pah në hetimet fillestare.

Trafiku i drogës në aksin Romë - Reggio Calabria

Hetimet e reja kanë bërë të mundur përcaktimin e roleve dhe detyrave të atribuara anëtarëve të ndryshëm, 14 prej të cilëve u prekën nga urdhërarrestet. Mes tyre janë edhe disa kalabrezë të fokusuar në trafikun e kokainës në aksin Romë - Reggio Calabria, të cilët konsiderohen bashkëpunëtorë të besuesëm të Demces.

Operacioni i ri i Karabinierëve ka zbuluar shitjet e mëdha të drogës, në veçanti kokainës, hashashit dhe marihuanës, në provincat e Romës dhe Latinës; shitje që kanë të bëjnë në veçanti me periudhën midis majit 2020 dhe marsit 2021 dhe të matshme, përkatësisht, në 338 kilogramë kokainë, 1,510 kilogramë hashash dhe 70 kilogramë marihuanë. 

Zhvatjet 

Janë zbuluar gjithashtu disa episode zhvatjeje, njëri prej të cilëve i referohet tre bashkëpunëtorëve të cilët, me qëllim shlyerjen e një borxhi të krijuar për blerjen e kokainës, fillimisht i vunë flakën dyqanit të basteve të debitorit në Romë dhe më pas e kërcënuan hapur me vdekje, duke planifikuar eliminimin e tij edhe nëpërmjet përgjimeve, duke arritur kështu të merrnin fillimisht shumën prej 10 mijë eurosh dhe një orë dore luksoze dhe, më pas, e detyruan të paguante edhe 70 mijë euro të tjera.

Në një rast tjetër, me qëllim shlyerjen e një borxhi të krijuar për blerjen e narkotikëve, dy bashkëpunëtorë të tjerë që i përkisnin të njëjtës bandë, në bashkëpunim me individë të tjerë, detyruan një blerës droge, me anë të kërcënimeve me vdekje, t'u paguante atyre shumën prej 108 mijë eurosh.

Një episod tjetër doli më pas që i referohet dy bashkëpunëtorëve të tjerë të cilët, së bashku me individë të tjerë të dënuar tashmë në procedura të tjera penale, me qëllim shlyerjen e një borxhi të krijuar për blerjen e narkotikëve, dyshohet se e detyruan një blerës kokaine, me anë të përdorimit të forcës dhe kundër vullnetit të tij, të shkonte në një pyll me pisha ku i drejtuan një armë zjarri në kokë, duke e detyruar të paguante shumën prej 50 mijë eurosh.

Dënimi i Elvis Demces

Më 28 maj të këtij viti, Elvis Demçe u dënua me 15 vite burg. Demçe, i cili është i njohur edhe për deklaratën e tij: “Unë jam Zoti”, kishte lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar, përfshirë ‘Ndrangheta-n, trafikantë kolumbianë dhe zyrtarë të korruptuar në porte.  Ai planifikoi edhe eliminimin e rivalit të tij Ermal Arapajt me një atentat në Lanuvio, i cili dështoi më 9 korrik 2020, duke çuar në një shkëmbim zjarri. Më 5 shtator, njerëzit e Demçes i vunë flakën vilës dhe makinës së Arapaj në Velletri. Ndaj Demçes vijojnë edhe procese të tjera, dhe ai ka tentuar të shmangë burgun duke paraqitur certifikata mjekësore me pretendimin se është i varur nga droga një strategji që drejtësia italiane pritet ta shqyrtojë në vijim.

elvis demce

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen