LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafik armësh drejt Anglisë, SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal (EMRAT)

Grupi u zbulua pasi më 10 prill të vitit 2023 u kap një furgon me targa britanike me një sasi prej 8 armësh zjarri të llojit pistoleta, 4 krehëra pistoletë dhe 201 copë fishekë të kalibrit 9 mm. Armët ishin feshur brenda një tavoline.

25 Korrik 2025, 16:53 Nga N.F
Trafik armësh drejt Anglisë, SPAK dërgon për gjykim 6
Foto

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka njoftuar ditën e sotme se ka përfunduar hetimet në lidhje me grupin e strukturuar kriminal që trafikonte armë drejt Anglisë. Më tej bëhet me dije se 6 të pandehur janë dërguar për gjykim.

Personat që janë pjesë e grupit janë Adulla Hoxhaj, Almir Gjidiaj, Admir Tutaj, Rifat Avdiaj, Bojken Turtulli dhe Franko Gjalpi. Grupi u zbulua pasi më 10 prill të vitit 2023 u kap një furgon me targa britanike me një sasi prej 8 armësh zjarri të llojit pistoleta, 4 krehëra pistoletë dhe 201 copë fishekë të kalibrit 9 mm. Armët ishin feshur brenda një tavoline.

Ata kishin gjetur një ambient të përshtatshëm dhe specialistë të fushës së mobilierisë në periferi të Tiranës, të cilët do të mundësonin fshehjen e armëve në brendësi të produkteve të drurit. Ata kishin siguruar personat që do të bënin zhvendosjen e “porosive” tek kompania e transportit në Tiranë, përdorimin e gjeneraliteteve të rreme si nga dorëzuesit e porosive tek kompania e transportit, ashtu edhe nga pritësit e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Nga ky operacion janë sekuestruar armë, pranga, thika, karta banke, para dhe automjete.

Njoftimi: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr. 60/1 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve:

Adulla Hoxhaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
“Trafikim i armëve dhe i municionit”,e mbetur në tentativë, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin, 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

“Grup i strukturuar kriminal”,në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal
iii. “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë dhe në sasi të mëdha, të parashikuar nga neni 278/7 në lidhje me paragrafin 4 të kësaj dispozite të Kodit Penal, të cilat i janë sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 1.8.2024

“Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”, e parashikuar nga neni 279/1 të Kodit Penal, të cilat i janë sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 1.8.2024.

Almir Gjidiaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
“Trafikim i armëve dhe i municionit”,mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”,në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
Admir Tutaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
“Trafikim i armëve dhe i municionit”,mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”

“Grup i strukturuar kriminal”,në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal. Alban Gjidiaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
“Trafikim i armëve dhe i municionit”,mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

“Grup i strukturuar kriminal”,në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal. Rifat Avdiaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
“Trafikim i armëve dhe i municionit”,mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

“Grup i strukturuar kriminal”,në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal. Bojken Turtulli, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
“Trafikim i armëve dhe i municionit”,mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

“Grup i strukturuar kriminal”,në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal. Për kryerjen e veprimeve hetimore është bashkëpunuar ngushtësisht me autoritetet e drejtësisë britanike, Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Nga aktet e administruara për këtë procedimi penal, ka rezultuar se më datë 10.4.2023, gjatë procesit të skanimit të një mjeti tip furgon me targa britanike, KS 15 MZN janë konstatuar anomali dhe është vendosur të bëhet kontrolli fizik i tij, pranë pikës së kontrollit.

Prej këtij kontrolli rezultoi se, në brendësi të një tavoline druri që ndodhej në këtë furgon u gjet e fshehur një sasi prej 8 armësh zjarri të llojit pistoleta, 4 krehëra pistoletë dhe 201 copë fishekë të kalibrit 9 mm.

Duke iu referuar zbulimit të sasisë së armëve dhe municionit luftarak të sekuestruar, me destinacion përfundimtar, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe mënyrës se si organizatorët kanë siguruar dhe fshirë numrat e serisë në 6 prej armëve të zjarrit, është vlerësuar se ato nuk do të përdoreshin për vetëmbrojtje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim penal, është identifikuar fillimisht vetëm njëri prej personave të implikuar në kryerjen e kësaj vepre penale dhe më datë 15.6.2023, është bërë identifikimi i shtetasit, Franko Gjalpi. Në përfundim të hetimeve, dosja në ngarkim të tij është dërguar për gjykim dhe me vendimin Nr. 67, date 6.11.2024, ky i pandehur është deklaruar fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendim i cili është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 8, datë 11.3.2025.

Organizatorët kishin gjetur një ambient të përshtatshëm dhe specialistë të fushës së mobilierisë në periferi të Tiranës, të cilët do të mundësonin fshehjen e armëve në brendësi të produkteve të drurit (për të mos u kapur nga kontrolli i strukturave të policisë dhe doganës). Ata kishin siguruar personat që do të bënin zhvendosjen e “porosive” tek kompania e transportit në Tiranë, përdorimin e gjeneraliteteve të rreme si nga dorëzuesit e porosive tek kompania e transportit, ashtu edhe nga pritësit e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Po ashtu, vënia në dispozicion e mjetit të transportit dhe të komunikimit, si dhe shpërblimet respektive për çdo transport që kryej, kemi vlerësuar se numri i personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale është më i lartë se dy, duke konkluduar se ndodhemi para kryerjes së veprës penale objekt hetimi, jo në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë, por në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Nga tërësia e hetimeve të kryera është bërë e mundur të identifikohen bashkëpunëtorët e tjerë të të pandehurit Franko Gjalpi, të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale,  më konkretisht i të pandehurve: Adulla Hoxhaj, Rifat Avdiaj, Admir Tutaj, Almir Gjidiaj, Alban Gjidiaj dhe Bojken Turtulli, të cilët kanë pasur role të përcaktuara qartë në organizimin, drejtimin dhe financimin e këtij grupi të strukturuar kriminal, me qëllim trafikimin e sigurt të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimet e kryera, kanë evidentuar një grup të strukturuar kriminal, i ndarë në dy nëngrupe që vepronin përkatësisht në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe është arritur identifikimi i anëtarëve dhe përgjegjësisë së tyre si mëposhtë.

Grupi kriminal në Shqipëri
Drejtues: Adulla Hoxhaj

Pjesëmarrës: Rifat Hoxhaj, Bojken Turtulli, Franko Gjalpi

Grupi kriminal në Mbretërinë e Bashkuar
Drejtues: Almir Gjidiaj.

Pjesëmarrës: Admir Tutaj dhe Alban Gjidiaj

Nga analizimi i të gjitha fakteve dhe rrethanave ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Adulla Hoxhaj është drejtues i nëngrupit, i cili  ka vepruar në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ai ka koordinuar veprimet me anëtarët e tjerë të grupit në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa, të pandehurit: Bojken Turtulli dhe Rifat Avdija, si dhe bashkëipandehuri Franko Gjalpi, kanë luajtur rolin e ndihmësit në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal.

Gjithashtu, ka rezultuar e provuar se i pandehuri tjetër Almir Gjidiaj, është drejtues i nëngrupit, i cili  ka vepruar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka koordinuar veprimet e anëtarëve të tjerë të grupit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipëri. I pandehuri Admir Tutaj, është njëri prej pritësve të porosive në Mbretërinë e Bashkuar si edhe person i besuar i të pandehurit tjetër Alban Gjidiaj, të cilët kanë patur rolin e ndihmësve në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Shqipëri, më datat 10.4.2023 në P.K.K Port Durrës, dhe 16.06.2023 në Tiranë, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

6 (gjashtë) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “GLOCK”, me numra të fshirë me mbishkrim “Glock Austria 9 x 19”.

1 (një) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “HERSTAL”, me numër 1534 P.

1 (një) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “BROËNING”, me numër 2205.

4 (katër) krehra pistolete ngjyrë e zezë

201 (dyqind e një) copë fishekë kalibër 9 mm.

1 650 (njëmijë e gjashtë qind e pesëdhjetë) euro

31 700 (tridhjetë e një mijë e shtatëqind) lekë

8 (tetë) aparate telefonash celularë etj.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Shqipëri, më datë 1.8.2024, kryesisht në banesën e të pandehurit Adulla Hoxhaj, si dhe në banesat e të pandehurve të tjerë, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

24 armë zjarri pistoletë

1 automatik kallashnikov

pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit (gjilpëra, susta, shul, qyt etj.,)

49 krehra (karikator) të llojeve të ndryshme,

2 thika

409 fishekë të kalibrit të ndryshëm,

1 palë pranga

10 pajisje speciale optike dhe lazeri

4 automjete

1 motor

1 palë veshje ushtarake

1 helmetë e forcave speciale

4 aparate celularë

2 laptop

1 njësi qendrore

290 euro

13,000 lekë

kartë Sim Vala (kosovare).

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon autoritetet e drejtësisë britanike, Atasheun e Sigurisë së Brendshme të Ambasadës Britanike në Shqipëri si dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare, të cilët na kanë mbështetur dhe ndihmuar.

spak trafik armesh ne angli

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje