3 Mars 2024, 10:19
Nga r.ll
arma e sekuestruar
TIRANË- Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se transporton armë nga Kosova dhe më pas i shisnin në Tiranë. Policia ka vënë në pranga Rijad Fazliun dhe Arblend Aliun, të dy 19 vjeç dhe banues në Kosovë.
Ndalimi i tyre në rrugën "Dritan Hoxha" në kryeqytet u bë në kuadër të operacionit "Transportuesi 4". Policia sekuestroi armën e zjarrit, krëhri, municionin luftarak, silenciator, automjetin dhe një aparat celular.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Në zbatim të masave të planit operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "Transportuesi 4".
Transportuan një armë zjarri, nga Kosova, me qëllim shitjen e saj te persona të tjerë në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, krëhri me municionin luftarak, një silenciator, një automjet dhe një aparat celular.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të zbatimit të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për dy shtetas që dyshohej se kishin transportuar një armë zjarri pistoletë, nga Kosova drejt Shqipërisë, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Transportuesi 4".
Si rezultat i tij, në rrugën "Dritan Hoxha", u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:
- R. F., 19 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, dhe A. A., 19 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.
Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, dhe një silenciator, që ishin sjellë në Shqipëri për tu shitur tek persona të tjerë.
Arma e zjarrit, krëhri, municioni luftarak, silenciatori, automjeti dhe një aparat celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
rijad fazliu arblend aliu
Aktualitet
3 Mars 2024, 10:07
r.ll
droga e kapur
GREQI- Një sasi e konsiderueshme droge, konkretisht 87 kg 460 gram kanabis dhe 10 kg e 928 gram hashash në trajtë ç...
Aktualitet
3 Mars 2024, 09:12
E. D
foto nga vendngjarja
SHKODËR- Një 48-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi tentoi të vriste ish-vjehrrin e...
Aktualitet
3 Mars 2024, 07:47
r.ll
pamje nga intervista
TIRANË- “Kërcënimi vjen prej prej feudalëve të botës së re” kështu paralajmër...
Aktualitet
3 Mars 2024, 07:38
r.ll
makina e djegur
VLORË- Një makinë tip "BMW X5" ka marrë flakë në Vlorë rreth mesnatës në lagjen "24 maji".&nbs...
Aktualitet
3 Mars 2024, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Sipas MeteoAlb, zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit Shqiptar do të mbeten sërisht nënd om...
Aktualitet
2 Mars 2024, 22:56
N.F
Makina e grekut te arrestuar
GREQI- Një 47-vjeçar grek është vënë në pranga teksa transportonte me automjetin e tij 39...
Aktualitet
2 Mars 2024, 22:56
S.N
Foto Ilustrim
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masat e sigurisë për të arrestuarit e megaoperacionit mbarë...
Aktualitet
2 Mars 2024, 20:50
N.F
Pamje nga sulmi
ANGLI- Një 32-vjeçar në Britani është dënuar me 5 vite burg pasi në tetor të vitit të kaluar...
Aktualitet
2 Mars 2024, 19:39
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik mëngjesin e djeshëm në Itali. Aksidenti u ...
Aktualitet
2 Mars 2024, 19:31
N.F
Makina ne flake
FIER- Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman në f...