LIVE UPDATES
Aktualitet

Prag-tragjedia tek QSUT! Ashensorit s'ju mbyllën dyert, gati i këputi trupin pacientes

Lidhur me këtë ngjarje, gazetari Skëndaj ngre disa pyetje. Ai kërkon të dijë nëse situata e mbrëmjes së 15 majit është përsëritur edhe herë të tjera dhe se kush mban përgjegjësi për këtë gjë. Skëndaj pyet për kontrollet që u janë bërë ashënsorëve, jo vetëm në këtë spita, por edhe në të tjerë, çfarë defektesh janë gjetur dhe se si janë rikuperuar.

18 Maj 2022, 16:02 Nga DOSJA
Prag-tragjedia tek QSUT! Ashensorit s'ju mbyllën dyert, gati i
Erjon Skëndaj, Nënë Tereza dhe ashensori

TIRANË- Prag tragjedia në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ka ardhur për shkak të këputjes së kavove të ashensorit. Gazetari Erjon Skëndaj shkruan se nga burime të sigurta brenda spitalit është informuar se në të vërtetë, kur ende nuk ishin mbyllur dyert, ashensori ka marrë një komandë dhe ka nisur të ngjitej lart. Pikërisht në ato çaste, barrelisti brenda me gjysmën e trupit të pacientes dhe infermieri me gjysmën tjetër jashtë janë munduar të manovrojnë në mënyrë që ashënsori të mos këpuste trupin e të moshuarës. Dhe ia dolën, gruaja është ende në spital, por nga ngjarja në fjalë ka pasur vetëm disa dëme në kokë. Dy të tjerët, infermieri dhe barrelisti kanë marrë dëme gjithashtu, por jo aq të pakonsiderueshme siç i deklaroi vetë QSUT, një ditë pas ngjarjes së ndodhur. Lidhur me këtë ngjarje, gazetari Skëndaj ngre disa pyetje. Ai kërkon të dijë nëse situata e mbrëmjes së 15 majit është përsëritur edhe herë të tjera dhe se kush mban përgjegjësi për këtë gjë. Skëndaj pyet për kontrollet që u janë bërë ashënsorëve, jo vetëm në këtë spita, por edhe në të tjerë, çfarë defektesh janë gjetur dhe se si janë rikuperuar.

Postimi i plotë:

Te pathenat e ashensorit te QSUNT-s.

E para nuk kemi te bejme me keputje kavosh te kabines se ashensorit sikunder u paraqitet ne disa media dhe rrjetet sociale. Burime shume te sigurta nga stafi mjekesor i urgjences ne QSUT deshmojne se ashensori ka marre ne menyre te papritur komanden ne ngjitje pa u mbyllur porta. Ne momentin e shfazimit brenda ashensorit kishte hyre barrelisti dhe gjysma e barreles me rrota ku ndodhej pacientja e moshuar qe sapo kishte kryer skanerin ne katin -1, ndersa ne fund te barreles qendronte infermieri. Ne menyre te cuditshme ashensori ka marre nje komande me shume mundesi nga katet e larta dhe eshte vene ne levizje ne nje kohe qe dyert nuk ishin puthitur pasi ne mes ka qene barrela me te semuren siper. Ne momente paniku si barrelisti brenda ashensorit dhe infermieri jashte tij jane perpjekur te largojne barrelen nga porta pasi rrezikohej prerja ne mes e trupit te pacientes. Ne fund sipas te njejtave burime barrelisti ka mundur ta terheqe brenda me force pjesen me te madhe te barreles qe eshte palosur dhe i ka rene mbi kofshe duke i shkaktuar nje krisje te lehte te gjymtyres por pa probleme te tjera. Per fatin e te moshuares ka shume pak info. Burimet thone se ka marre plage te lehta ne koke dhe po mbahet qe prej dites se aksidentit ne reanimacionin qendror per shkak edhe te komplikacioneve te renda te shkaktuara nga tromboembolia pulmonare shkak qe e solli ne Tirane me urgjence. Por fotoja e shkrepur ne vendngjarje qe tregon ashensorin gjysem te hapur dhe barrelen e bllokuar si pyke ne pjesen e siperme te deres se ashensorit teksa ngjitej lart nga kati minus 1 e perforcojne informacionin e dhene ne kofidence nga bluzat e bardha.

Fatkeqesisht QSUT, si ne raste te ngjashme, u perpoq ta mbante te fshehte ngjarjen qe u be publike mengjesin e dites tjeter me te pakten 8 ore vonese. Po keshtu QSUT ne komunikaten per shtyp te shperndare mediave nje dite me pas deklaronte se dy pjestare te personelit te urgjences dhe nje paciente mbeten te bllokuar ne ashensor dhe se kane marre plage te lehta pa rrezik, por pa dhene asnje sqarim a detaj per ngjarjen dhe dinamiken e saj si dhe stadin e demtimit te barrelistit dhe mbi te gjitha te pacientes se moshuar, kjo pasi ne fotot e publikuara ne media duken edhe njolla gjaku ne dysheme cka nuk permendet ne pergjigjen zyrtare te  QSUT. Nga ana tjeter edhe inspektoriati pergjegjes per kontrollet dhe monitorimin e ashensoreve ISHMT ne deklaraten paraprake eshte mjaftuar me nje raport shume periferik qe nuk thote asgje per ngjarjen dhe defektin e cuditshem, por e kanalizon problemin drejt faktit se ashensori nuk ishte regjistruar prane ISHMT ne nje kohe qe figuron se i eshte nenshtruar kontrollit dhe koalidimit fillestar diten e vendosjes ne urgjencen e QSUT e inaguruar diku nga mesi 2012.

Ja cfare ka konstatuar ISHMT:

"ISHMT, rezulton se është kryer ekzaminimi fillestar i ashensorit nga një organ i miratuar, por nuk është kryer regjistrimi i ashensorëve në zbatim të Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar".

Pra vetem kaq, shume pak dhe asgje per te kuptuar thelbin.

Kushdo mund te ngreje disa pyetje dhe une te miat si gazetar:

1. Si eshte e mundur qe ashensori i pajisur me cip te dedikuar dhe qe perdoret vetem nga personeli i autorizuar u nis pa u mbyllur porta?

2. Si eshte e mundur qe kjo avari nuk u bllokua nga mekanizma te posacem qe frenojne levizjet e pakontrolluara ne raste te defekteve ne paketen elektronike apo demtime mekanike?

3. Si eshte e mundur qe kjo avari e rende te ngjase ne ashensore te posacem dhe me elemente te shtuar sigurie per perdorim spitalor?

4. Kur eshte bere monitorimi dhe mirembajtja e fundit e ashensorit nga kompania e nekontraktuar  Sulollari qe ka perfituar nga shteti ne dy tendera plote 124 mln leke specifikisht per te garantuar mirembajtjen,  funksionimin dhe sigurine e te gjithe  ashensoreve ne QSUT. Rezulton zyrtarisht se jane lidhur 2 kontrata mes QSUT dhe kompanise Sulollari, te dyja ne te njejten periudhe dhe me te njejtin  objekt pune ne dhjetor te vitit 2021.

5. Ku eshte blere ashensori i defektuar dhe a eshte i pajisur me certifikate bindese te njohur nga BE apo institucione nderkombetare me standarte nderkombetare?

6. A i eshte bere ashensorit ndonje remont i pjeshem apo i plote se afermi? Cfare defekti apo defektesh ka shfaqur?  Cila eshte kompania qe ka kryer riparimin dhe nga kane ardhur pjeset e remontit? (I thone 11 vite pune veshtire qe te mos kete patur defekte te tjera).

7. A ka konstatuar ISHMT gjate kontrollit te kryer demtim apo manipulim te sensoreve qe garantojne nisjen e ashensorit vetem pasi dyert te puthiten plotesisht?

8. Perse pronari i ashensorit, QSUT nuk e ka regjistruar objektin ne fjale. Po ashensoret e tjere a jane te regjistruar prane institucioneve pergjegjese,a jane te koaliduar, a jane te patentuar dhe certifikuar? Apo duhet te ndodh nje ngjarje e rende qe shteti te vihet ne levizje?

9. Si eshte e mundur qe ISHMT  nuk ka kryer 1 kontroll te vetem ne 11 vite qe nga venia ne pune e  ashensoreve ne QSUT?

10. Po kompania Sulollari qe miremban ashensoret ne qsut prej majit 2020 cfare eksperience ka ne kete fushe? Shpresoj qe institucionet pergjegjese te hetimit te dalin me nje pergjigje shteruese sepse kur nje ngjarje kaq e rende ndodh ne nje nga institucionet e rendesise se vecante sic eshte spitali me i madh ne vend "Nene Tereza" cfare mund te themi dhe te presim per ashensoret familjare apo biznese qe datojne qe 20 a 30 vite me pare?

Ngjarja e 15 majit mund të kishte përfunduar në tragjedi! Në vendin ku qytetarët drejtohen për kurim e shpëtim, një e moshuar, një barrelist e një infermier panë tmerr me sy. Ata po dërgonin pacientet në katet e mësipërme pasi i kishin bërë skaner, por ende pa u mbyllur dyert, ashensori u ngjit lart dhe gati këputi trupin e pacientet. Tashmë janë të dy mirë, por policia e ka mbyllur çështjen me dy të proceduar, teknikun dhe Ardian Sulollarin, pronarin e kompanisë së ashensorëve.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet