LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedia me 57 viktima në Greqi, mes tyre 6 shqiptarë! Sot ditë zie në Shqipëri, flamuri ulet në gjysmë shtizë (Dedikimet prekëse)

•Dita e sotme është ditë zie në Shqipëri për viktimat e aksidentit tragjik me 57 të vdekur në Greqi, mes të cilëve edhe 4 shqiptarë. •Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Facebook” ka nënvizuar se tragjedia e Greqisë, ku dy trena u përplasën mes tyre, është dhe tragjedi e vendit tonë. •Ministria e Jashtme ka identifikuar 4 viktima me origjinë shqiptare në radhët e aksidentit tragjik hekurudhor. •Bëhet fjalë për Ifigjenia Mickën, Pavlin Bozon, Joanis Xhollas dhe Klaudia Latën. •Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. •Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. •Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. •Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Çiftet që i ndau “treni i vdekjes”, dedikimet prekëse të partnerëve që mbetën vetëm: Na le dhimbje e mall, si do jetoj pa ty

Tragjedia me 57 viktima në Greqi, mes tyre 6 shqiptarë! Sot ditë
Çiftet

GREQI- Tragjedia që la pas 57 të vdekur në Greqi ndau nëna nga fëmijët, motrat nga vëllezërit, por edhe të rinjtë nga njerëzit e tyre të zemrës. Shumë prej viktimave, mes të cilëve edhe 6 shqiptarë, kishin dikë që i priste t’i jepte përqafimin e mirëseardhjes sapo të zbriste nga treni, por ky takim nuk u realizua kurrë. Megjithatë, partnerët e viktimave kanë shprehur në rrjetet sociale mallin për njeriun që u dha statusin ‘të ve’.

Mediat greke kanë publikuar emrat dhe fotot e disa prej viktimave, bashkangjitur me historinë e tyre të dashurisë, shumë prej të cilëve, sapo e kishin nisur.

Athina Katsara

Athina Katsara dhe bashkëshorti i saj, prindër të një fëmijë 2 vjeç, ishin një nga çiftet pasagjerë në tren. Ajo humbi jetën, ndërsa ai mbeti i plagosur.

Dimitris Massalis

Dimitris Massalis, ishte një tjetër viktimë e këtij aksidenti.

“Ti do të jesh gjithmonë drejtuesi i zemrës sime. Të dua shumë. Udhë të mbarë Dimitri im,”- ka shkruar partnerja e 32-vjeçarit në rrjetet sociale.

Anastasia Adamidou

Anastasia 24 vjeçe, sapo kishte përfunduar studimet për stomatologji dhe vazhdonte masterin…

“Kemi shkuar në shumë udhëtime bashkë, por tek më i rëndësishmi nuk më more me vete, më ke lënë vetëm dhe tani nuk di çfarë të bëj e si të jetoj pa ty. Ne kishim shumë ëndrra. Kur do të shoh sërish? Ma kthe puthjen që të dhashë. Shpresoj të të kem bërë të lumtur, sepse unë kam qenë i lumtur me ty…,”- ka shkruar partneri i saj.

Nikos Nalbantis

28-vjeçari Nikos Nalbantis, dejtues treni, ishte viktimë.

“O shpirt, po pres këtu të kthehesh. Për të realizuar ëndrrat tona. Unë jam këtu duke pritur… Më shiko nga atje lart. Të dua përgjithmonë!”- shkruan Sonia, partnerja e tij.

Vaia Bleka

Infermierja 42-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve jetonte në Tyrnavos me familjen e saj, dhe ditën e tragjedisë kishte marrë trenin për të shkuar tek bashkëshorti që ndodhej në SHBA.

“Nuk erdhe kurrë, na le mall e dhimbje,”- shkruan bashkëshorti i saj.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Lamtumira e fundit për Klaudian në Larisa, studentja shqiptare nderohet me ceremonial ushtarak

Tragjedia me 57 viktima në Greqi, mes tyre 6 shqiptarë! Sot ditë
Ceremonia e Klaudia Latës

GREQI- Klaudia Lata, një nga vitkimat e tragjedisë së trenave në Greqi është përcjellë për në banesën e fundit. 21-vjeçarja është nderuar me ceremonial ushtarak pasi ajo ishte studente e Mjekësisë Ushtarake në Selanik. Ajo kishte lindur në Larisa pasi prindërit e saj emigruan nga Shqipëria drejt Greqisë, ku kishin marrë nënshtetësinë greke. Familja e saj jetonte në një fshat të Larisës dhe punonin në një dyqan mishi. Klaudia ishte një studente e shkëlqyer. Ajo la pas motrën, Xhenin dhe vëllain Elvisin.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

3 VITE ME PARE

Protesta për tragjedinë në Larisa/ PAMJET- Qytetarët sulmojnë forcat e policisë me molotov, shkatërrojnë bizneset

Tragjedia me 57 viktima në Greqi, mes tyre 6 shqiptarë! Sot ditë
Protesta

GREQI- Protesta në qendër të Athinës për tragjedinë e ndodhur të martën në afërsi të Larisës, ku si pasojë e përplasjes së trenave, humbën jetën të paktën 57 persona, mes tyre 6 shqiptarë, është shoqëruar me incidente. Qytetarët u mblodhën ditën e sotme, rreth orës 10:00 në Athinë, mirëpo sollën trazira.

Siç shihet nga pamje, grupe personash me kapuç që ishin në protestë, sulmuan policët e armatosur me bomba molotovi. Ata kanë shkatërruar edhe karrige dhe tavolina të lokale që ndodheshin pranë, apo objekte të tjera.

Një grup personash të paidentifikuar, të cilët kishin fytyrat e mbuluara sulmuan me gurë dhe me sende të tjera. Tensione ka pasur edhe në Lefko Pyrgos, në Selanik.

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi, solidarizohen qytetarët në Korçë, ndezin qirinj në sheshin e Katedrales

Tragjedia me 57 viktima në Greqi, mes tyre 6 shqiptarë! Sot ditë
Banderola

KORÇË- Në solidarizim të viktimave nga përplasja e trenave në Greqi, qytetarët e Korçës kanë ndezur qirinj në sheshin e katedrales. Pritet që së bashku me konsullin e përgjithshëm grek në Korçë përfaqësues të autoriteteve shtetërore në orën 18:00 tek Sheshi i Katedrales do të ndezin qirinj në shenjë solidariteti për viktimat që humbën jetën nga kjo tragjedi, midis të cilëve pati edhe shqiptarë. Pas kësaj të marshohet deri tek konsullata greke ku edhe atje do të ndizen qirinj dhe do te vendosen lule.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

3 VITE ME PARE

Aksidenti tragjik në Greqi/ Dëshmia prekëse e shefit të stacionit: Kam 35 arkivole në shpinë

Tragjedia me 57 viktima në Greqi, mes tyre 6 shqiptarë! Sot ditë
Perplasja e trenave

GREQI- Greqia vijon të jetë ende nën dhimbjen që la pas tragjedia e përplasjes së dy trenave ku mbetën të vdekur të paktën 57 persona. Shefi i Stacionit të Larisës ishte në gjendje të rëndë psikologjike pas arrestimit nga tragjedia e ndodhur në Tempi. Mediat greke kanë thënë se 59 vjeçari ka shpërthyer para autoriteteve në momentin e arrestimit duke thënë se mban 35 arkivole mbi shpinë.

Sipas dëshmive të tjera mësohet se vetëm një orë përpara ngjarjes, Shefi i Stacionit të Larisës kishte ngatërruar edhe linjat e dy trenave të tjerë por kishte mundur të ndalonte fatkeqësinë.

Diçka e tillë është pranuar edhe vetë nga 59 vjeçari përpara hetuesve. Të tjera dëshmi tregojnë gjithashtu edhe se njëri nga shoferët e trenave që u përplas tentoi të telefononte disa minuta përpara tragjdisë shefin e hekurudhës për ta pyetur atë se nëse ishte në linjën e duhur.

Shefi i stacionit iu drejtua prokurorisë mëngjesin e kësaj të diele ku pritet të kërkojë falje mbi ngjarjen pas dëshmive që dha edhe ditën e shtunë.

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi/ Konfirmohen 6 viktima shqiptare, Ministria e Jashtme publikon emrat

Tragjedia me 57 viktima në Greqi, mes tyre 6 shqiptarë! Sot ditë

TIRANË- Ministrja Olta Xhaçka ka konfirmuar se në tragjedinë e Greqisë, kanë humbur jetën 6 shqiptarë, 3 vajza dhe 3 djem. Në një reagim të bërë në Facebook, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar emrat viktimave, ndërsa shpreh ngushëllimet familjarëve të tyre.

Bëhet fjalë për Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e vecantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo”, shkruan Xhaçka.

3 VITE ME PARE

Mitsotakis kërkon falje për tragjedinë e ndodhur në Greqi: Përgjegjësi e gjithë qeverisë! Nuk do fshihemi pas gabimit njerëzor

Tragjedia me 57 viktima në Greqi, mes tyre 6 shqiptarë! Sot ditë
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri, grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar falje për tragjedinë e ndodhur në Larisa ku si pasojë e përplasjes së dy trenave dy persona humbën jetën. Ai tha se ngjarja është përgjegjësi e të gjithë atyre që qeverisin ndërsa shtoi se do të ngrihet një komision i posaçëm hetimor për të hetuar ngjarjen e rëndë.

 “Në të vërtetë, në Greqinë e 2023, nuk është e mundur që dy trena të lëvizin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë dhe askush nuk e ka vënë re. Por ne nuk mundemi, nuk duam dhe nuk duhet të fshihemi pas gabimit njerëzor”. 

Ai tha gjithashtu se nuk është justifikim fakti që sistemi i kontrollit digjital do të jetë tërësisht funksional në muajt në vijim, duke shprehur keqardhjen që nuk u realizua përpara se të ndodhte tragjedia.

3 VITE ME PARE

“Duhej të udhëtoja në vagonin e dytë, shoqja më tha të hipja në të fundit”, dëshmia tronditëse e studentes që shpëtoi nga aksidenti tragjik mes dy trenave

Tragjedia me 57 viktima në Greqi, mes tyre 6 shqiptarë! Sot ditë
Agni Titeli

GREQI- Këmbëngulja e shoqes së saj shpëtoi Agni Titeli, studente e AUTH-së dhe pasagjere në trenin fatal në Tempi. Studentja e re ishte nisur dhe hipi në trenin që nisej nga Athina për të shkuar në Selanik. Siç tha ajo për kozanimedia, fillimisht do të hipte në vagonin e dytë. Por shoqja e saj i tha “shko tek i fundit, sikur e kishte parandjenjë”.

“Zakonisht ulem përpara dhe për herë të parë ulem në fund, ndihem jashtëzakonisht me fat, si fëmijët që shpëtuan, është fat, nuk mund ta përshkruaj ndryshe”, thotë vajza .

Studentja përshkroi atë që kujton nga nata fatale. “Kishte një vonesë rreth gjysmë ore në Paleofarsalas, nuk kuptova shumë sepse kisha edhe kufje, pastaj gjithçka nisi normalisht dhe nuk kaloi një orë dhe vagoni ynë fillon të dridhej, njerëz, që klithnin”, mendova se ishim në një shkëmb dhe po binim.”

“Nuk mund ta imagjinoj se çfarë kanë kaluar fëmijët në vagonin e parë. Më në fund treni ndaloi, panik, tym, edhe në vagonin e shtatë kishte tym, mbante erë djegie dhe të gjithë na bërtisnin të dilnim” , shton ajo.

“Kur dola isha në një tunel, dera u hap dhe dola, disa bërtisnin dhe na tregonin për rrezikun e një shpërthimi. Unë dal jashtë, e nxirë, nuk e kisha idenë se çfarë kishte ndodhur, thjesht menduam se treni kishte dalë nga shinat. Nuk mund t’i përshkruaj britmat e njerëzve, bërtisnin se po digjeshin, shkova atje pashë shumë zjarr, na thoshin të largoheshim dhe unë u largova nga ana tjetër”.

“Policia erdhi menjëherë, shumë shpejt, pastaj zjarrfikësja dhe ambulanca, u nisëm me autobusë në orën 2. Mendova se mund të vdisja, mora babin, pata sulme paniku. Nuk kam fjalë për ata që na ndihmuan”.

E reja tha se nuk e di nëse do të mund të hipë sërish në një tren, duke shtuar se e ka të vështirë të qëndrojë më vetëm.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet