"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama shpërthen ndaj protestuesve: "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Mjeti me të cilin udhëtonin 8 viktimat është shkatërruar plotësisht teksa ka përfunduar në lumin Vjosa.
PËRMET- Një aksident i rëndë me 8 viktima u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet. Një mjet me emigrantë të paligjshëm është aksidentuar dhe për pasojë kanë humbur jetën 7 klandestinët, si edhe drejtuesi i mjetit nga Shkodra. Mjeti me të cilin udhëtonin 8 viktimat është shkatërruar plotësisht teksa ka përfunduar në lumin Vjosa. Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por dyshohet se mjeti me emigrantë të paligjshëm është pikasur nga patrulla policore duke shtuar shpejtësinë.
Njoftimi i policisë:
Këlcyrë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.
Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra). Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik. Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.
Foto ilustruese BELGJIKË-Besimtarët Myslimanë dhe ata të krishterë ndanë një tryezë dy kilometra të gjatë...
Foto nga vendi i ngjarjes PËRMET- Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të m&eum...
Foto nga vendi i ngjarjes PËRMET- Mjeti me të cilin dyshohet se udhëtonin 7 emigrantë klandestinë dhe shoferi nga Shkodra &eu...
Foto ilustruese TIRANA- Barra e sëmundjeve në popullatën shqiptare është duke shënuar rritje nga viti në vit, si rrjedho...
Foto ilustruese TIRANA- Për ditën e sotme në vendin tonë do të dominojë një mot relativisht i paqëndrueshëm me...
Foto nga vendi i ngjarjes PËRMET- Një aksident i rëndë me pasojë disa viktima është regjistruar në orët e para...
zjarri KOLONLË- Një vatër zjarri i përmasave të mëdha ka rënë në pyllin e fshatit Boshanj në bashkin&eum...
ELBASAN- Prokurori i Elbasanit, Hektor Mushi u shkarkua nga detyra më 15 dhjetor 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konklu...
Gjin Gjergji ANGLI- Një 52-vjeçar shqiptar, i cili është dënuar në Britani në 2015 për përdhunimin e një...
foto ilustruese PATOS- Një shqiptar është dënuar me 13 vite burg, i cili akuzohet për përdhunimin e një 70-vjeçar...