LIVE UPDATES
Aktualitet

Prokurori i Elbasanit u shkarkua për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit

Komisioni konkludon se prokurori i Elbasanit, Hektor Mushi ka fshehur në apartament në emër të prindërve, duke kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë si dhe nuk ka deklaruar një kontakt të papërshtatshëm në kriterin e figurës. Trupa e Komisionit është ndarë për një pjesë të konkluzioneve, megjithatë është dakordësuar për shkarkimin e Mushit nga detyra.

1 Prill 2024, 21:54 Nga r.ll

Prokurori i Elbasanit u shkarkua për probleme në të tre kriteret

ELBASAN- Prokurori i Elbasanit, Hektor Mushi u shkarkua nga detyra më 15 dhjetor 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Sipas KPK, Mushi ka fshehur pronësinë e një apartamenti dhe se gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë. Për figurën konkludohet se ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, se nuk nuk ka plotësuar saktësisht, plotësisht dhe me vërtetësi formularin për kontrollin në këtë kriter, si dhe ka bërë deklarim të pamjaftueshëm pasi nuk e ka pasqyruar këtë kontakt. Disa dyshime të ngritura në kriterin e figures për favorizim të personave nën hetim, të ndërthurura me mangësitë profesionale, çmohen se janë të tilla që kanë cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

Megjithëse trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Brunilda Bekteshi janë bashkuar në vendimarrjen përfundimtare, janë shfaqur mendime paralele për disa çështje. Kryesuesi Hamitaj, ndryshe çmon se subjekti nuk është gjendur në kushtet e fshehjes së apartamentit ashtu si ka vlerësuar shumica, si dhe e konsideron të pabazuar një pjesë të konkluzionit përfundimtar për mosdeklarimin e një kontakti të papërshtatshëm, duke u dakordësuar për ekzistencën e këtij kontakti, por vlerëson se nuk u provua dijenia e prokurorit Mushi për çështjen penale ndaj tij.

Hektor Mushi punoi fillimisht si oficer i policisë gjyqësore dhe në vitin 1995 u emëruar si prokuror në Elbasan. Në vijim ai u transferua në Pograddec dhe në 2007-ën u rikthye në Elbasan ku dhe e ushtroi detyrën deri në momentin e shkarkimit.

Problemet për pasurinë

KPK vlerëson se deklarimet e subjektit se ka vetëm të drejta banimi në një apartament me sipërfaqe 112 m2 të blerë nga nëna e tij, nuk janë bindëse. Komisioni konstaton se Mushi ka pasur marrëdhënie të vazhdueshme përdorimi të apartamentit që nga momenti i ndërtimit të tij, ndërkjohë që nëna është transferuar pasi bashkëshorti ka ndërruar jetë. Po ashtu, ka rezultuar se emri prokurorit Mushi ka figuruar në listën emërore të banorëve të paraqitur në vitin 2009 nga investitori pranë Ujsjellës Kanalizimeve Elbasan dhe kontrata e furnizimit me ujë është lidhur në emër të tij. Tjetër e dhënë që ka rezultuar nga hetimi është fakti se subjekti ka kontribuuar në shumën 2.5 milionë lekë për blerjen e këtij apartamenti, por nuk figuron të ketë të drejta pronësie.

Në vijim, evidentohet se prokurori Mushi nuk ka dhënë shpjegime mbi rrethanat e konstatuara në barrën e provës, që shoqërohen edhe me mungesën e burimeve të ligjshme financiare të prindërve të tij për pagesën e këstit të parë në shumën 1.4 milionë lekë. ,

KPK çmon se krijohen dyshime të arsyeshme se pasqyrimi i emrit të babait në kontratën e porosisë së vitit 2006 e më pas i emrit të nënës në kontratën e shitjes me kusht në dhjetor të 2014-ës, bashkë me deklarimin në deklaratën “veting” i të drejtës së banimit të tij dhe të pronësisë së nënës, janë veprime dhe përpjekje për të fshehur këtë pasuri në emër të prindërve.

Hamitaj çmon ndryshe për këtë pasuri. Vlerësimin e shumicës, se kjo pasuri do të duhej të ishte regjistruar në emër të subjektit, pasi ky i fundit ka qenë investues i vetëm dhe emri i prindërve është përdorur me qëllim fshehjen e kësaj pasurie, cilësohet i pabazuar nga Hamitaj i cili rendit tre argumente për të mbrojtur mendimin e tij. Ai vëren se investimi i subjektit ka qenë më pak se gjysma e çmimit të apartamentit, ndërkohë që pjesa tjetër është paguar nga anëtarët e tjerë të familjes; se prindërit ishin persona të lidhur dhe nëna e ka deklaruar këtë pasuri. “[…]Përdorimi i apartamentit de quo nga subjekti, i ndërthurur me marrëdhëniet financiare mes anëtarëve të familjes, gjenden në dinamikën e marrëdhënieve të posaçme, të cilat nuk bindin që të jenë kryer në funksion të shmangies së kontrollit – sikurse nuk e kanë shmangur atë dhe në ato rrethana as nuk mund ta shmangnin”, argumenton Hamitaj dhe shton se pamundësia financiare e konstatuar për krijimin e kësaj pasurie, përpos faktit të moskonsiderimit të kontributit të vëllait të subjektit nga Gjermania që do ta zeronte këtë mungesë, balanca negative në vetvete nuk mund të përbënte shkak të vetëm për shkarkim.

Në vijim konkludohet se Mushi ka rezultuar me bilanc negativ në shumën 1.6 milionë lekë për blerjen e një apartamenti në Pogradec. Në vlerësim të të dhënave të konstatuara në këtë kriter, KPK çmon se ky subjekt rivlerësimi nuk arin niel të besueshëm për pasurinë dhe se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm.

Figura dhe profesionalizmi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK e ka informuar Komisionin se ndaj shtetasit Th.B., me të cilin subjekti ka pasur kontakte, ka qenë i regjistruar një procedim në vitin 2009 për krim të organizuar. Pas kryerjes së hetimeve, është vendosur pushimi hetimeve ndaj këtij shtetasi, ndërsa është pezulluar procedimi penal. Duke iu referuar legjislacionit të vetingut të magjistratëve, KPK vëren se person i përfshirë në krimin e organizuar është çdo person që është dënuar ose proceduar penalisht brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për vepra të tilla penale, me përjashtim të rastit kur është deklaruar i pafajshëm me vendim gjyqësor të formës së prerë.

KPK konstaton se subjekti ka marrëdhënie familjare e shoqërore me shtetasin Th. B., gjë që e konfirmon edhe vetë, ndërkohë që në deklaratën e kontrollit të figurës nuk e ka pasqyruar këtë rrethanë. Shumica vlerëson se marrëdhënia e subjektit me këtë person është kontakt i papërshtatshëm, ndërkohë që deklarimi i subjektit në këtë kriter konsidertohet i paplotë.

Hamitaj në mendimin paralel rendit argumentet e tij kundër konkluzionit përfundimtar të shumicës për figurën. Megjithëse ai bie dakord për ekzistencën e një kontakti të papërshtatshëm, nuk ndan të njëjtin qëndrim me vlerësimin e shumicës se subjekti i rivlerësimit nuk ka plotësuar saktësisht, plotësisht dhe me vërtetësi formularin për kontrollin e figurës dhe se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm pasi nuk ka deklaruar kontaktin e papërshtatshëm.

“Kjo pasi, edhe pse rezulton i provuar kontakti i papërshtatshëm, në rastin konkret nuk mund të pohohet e njëjta gjë për sa i përket dijenisë së subjektit lidhur me hetimin e kryer ndaj personit të papërshtatshëm. Vetëm nëse kjo rrethanë përcaktuese do të rezultonte e provuar, (condicio sine qua non), atëherë do të mund të aplikohej edhe pika 4 e nenit DH të Aneksit të Kushtetutës”, shprehet Hamitaj dhe vlerëson se nuk rezulton e provuar dijenia e subjektit.

Ndërkohë, Komisioni ka analizuar në kontrollin e figures ndër të tjera, edhe dy çështje të hetuara prej subjektit, në të cilat dyshohet se ai ka favorizuar të dyshuarit.

Në aspektin profesional, janë evidentuar mangësi në aspektin e njohurive ligjore në dy çështje. Ndaj Mushit janë kryer katër denoncime nga publiku, për tre prej të cilave i janë kërkuar shpjegime. Në një rast, konstatohet se mungesa e veprimtarisë hetimore për periudha të gjata e pa arsye të përligjura demonstron mungesë të angazhimit e përgjegjshmërisë në ushtrimin e funksioneve. Në një tjetër çështje vërehet se Mushi ka shfaqur mangësi në aspektin e njohurive ligjore.

Hetimit të KPK i është nënshtruar edhe një çështje bazuar në raportimet në medie, prej nga është konstatuar se subjekti ka shfaqur mangësi në aspektin e njohurive ligjore, aftësive organizative; si dhe të etikës së magjistratit në lidhje me angazhimin dhe përgjegjshmërinë në funksion.

Në përfundim të rivlerësimit të aftësive profesionale, duke konsideruar edhe dyshimet e ngritura për favorizim të të dyshuarve dhe shkeljet të përsëritura në aspektin profesional, në vlerësimin tërësor është çmuar se këto gjetje kanë cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë dhe për rrjedhojë konkludohet se Mushi është i papërshtatshëm për të vijuar funksionin e tij. /BIRN

hektor mushi prokuroria e elbasanit

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri