LIVE UPDATES
Aktualitet

Tragjedia në Ostren/ Dëshmia e kryefamiljarit: Dyshoj se i ka helmuar një 30-vjeçare

Por ndërsa kanë kaluar rreth dy vite, kryefamiljari Ylber Tolaj zbulon detaje të reja dhe hedh akuza të rënda nga një 30-vjeçareje, që sipas tij ka qenë ajo që i ka helmuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

20 Maj 2022, 20:54 Nga DOSJA
Tragjedia në Ostren/ Dëshmia  e kryefamiljarit: Dyshoj se i ka helmuar
Ylber Tolaj

BULQIZË- Një tragjedi e rëndë ndodhur më 13 shkurt të 2020 në Ostren të Bulqizës u mori jetën 3 pjesëtarëve të familjes Tolaj, nënës Rajmonda, vajzës Rudina 18, vjeçe dhe djalit Fajtoni, 16 vjeç, ndërsa vajza tjetër, Merita 14 vjeçare, u transportua në spital e për fat të mirë arriti të mbijetojë.

Policia deklaroi në atë kohë se shkak për vdekjen e tyre ishte bërë rrjedhja e gazit. Por ndërsa kanë kaluar rreth dy vite, kryefamiljari Ylber Tolaj zbulon detaje të reja dhe hedh akuza të rënda nga një 30-vjeçareje, që sipas tij ka qenë ajo që i ka helmuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Në një rrëfim ekskluziv për BalkanWeb, dhënë për gazetarin Enver Doçi, ai thotë se ndërsa bashkëshortja e tij ishte nisur për të shkuar në familjen prindërve të saj në fshatin pranë Ostrenit, në një zonë të pyllëzuar që e ka përshkruar me këmbë, ka parë 30-vjeçaren duke kryer marrëdhënie intime me një burrë, duke  u zbuluar kështu një lidhje jashtëmartesore që ata të dy kishin.

Ai rrëfen se vajza që ka mbijetuar i ka treguar se 30-vjeçarja në fjalë, pasi gruaja e tij i kishte parë në pyll, ka shkuar në shtëpinë e tyre tre herë brenda ditës, dhe ka qëndruar për rreth tre orë.

Ai i është drejtuar policisë duke kallëzuar këtë person, pasi dyshon se ka qenë ajo që i ka helmuar me qëllim që të mos zbulohej lidhja jashtëmartesore.

Kryefamiljari, i cili ishte emigrant në Greqi kur ndodhi tragjedia, është shprehur për gazetarin Doçi se dyshon se 30-vjeçarja i ka helmuar përmes ushqimit, por shton se dyshime ka dhe për persona të tjerë që mund të kenë ndihmuar atë. Tolaj thotë se as akuzave që ka bërë, e reja është thirrur vetë një herë për të dëshmuar, ndërsa tani sipas tij, ajo është larguar nga Shqipëria dhe ndodhet në Gjermani. Por sipas tij, prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim konkret, ndërsa tashmë kërkon që t’i drejtohet SPAK.

Pjesë nga dëshmia:

Si e morët vesh ngjarjen:

Unë isha në Greqi, atë natë fola me familjen, e pyeta çfarë bëjnë… Gruaja atë natë shkoi tek vjehrri im, pasdite nga ora 3

Sa larg është shtëpia e jote tek shtëpia e vjehrrit tuaj

Nja 20 minuta në këmbë

Është zonë e pyllëzuar, mal?

Pak po, jo shumë. Bashkëshortja kishte shkuar nga shpia ime për poshtë dhe ishte takuar me një familje atje poshtë te prroi, dhe një goc e kishte marrë më pas në telefon kur kishte vajt nusja tek vjehrri dhe i kishte thënë të ‘shkoj të rregulloj telefonin tek shtëpia jote?’
Ju mendoni se bashkëshortja juaj ka takuar, (ka parë) dy persona që po bënin veprime të turpshme?

Po, po. Ky personi, femër, kishte shkuar më pas te shpia ime. Asnjëherë s’kishte vajt te shpia ime brenda, por kishin pirë kafe jashtë. Atë natë kishte shkuar në shpi dhe ka pirë kafe mbi tre orë. Në shpi ka gjetur gocën e madhe që ndërroi jetë, dhe gocën e vogël. Kur e kishte marrë në telefon gruan, ajo që pa në pyll, i kishte thënë ‘a të shkoj tek shtëpia jote të rregulloj pak telefonin’ , dhe nusja i kishte thënë mirë shko. Nusja nuk ishte në shpi se ishte tek vjehrri.

Kishte vajt kjo kishte nejt mbi tre orë, goca tregon, gocën e ka lënë Zoti që të jetë dëshmitare. Atë ditë që e ka parë në pyll, ajo ka shkuar tre herë tek shpi. Mendova se shteti do punojë, shteti më duket asgjë nuk bën, kam qenë tek prokurori, e kam marrë shumë herë në telefon,  as telefonin se ka hapur, edhe ça të bëj unë nuk e di.

Unë kërkoj ta zbardhë shteti, ta marrë SPAK këtë ngjarje. Kam humbur tre pjesëtarë të familjes, dhe vajzën e shpëtoi Zoti që t’i tregojë këto gjëra. Në ditën e varrimit nuk mbaj mend kush ka qenë, ditën e tretë e thirra, se ashtu e kemi, nuk erdhi. Nuk vinte. Dyshova tek ajo. Më pas më tha goca që ka qenë një femër kështu kështu, dhe kur erdhi mami e pyeti mami, ndryshe i tha mamit ndryshe na tha ne, i thash pse s’me tregove më parë… Nuk e di kush ka qenë personi, mashkull, që gruaja e ka parë atë ditë në pyll. Bashkëshortin e saj ia njoh.

Kjo femra ku ndodhet tani?

Ka ik jashtë shtetit, ka qenë një herë në polici edhe se kanë thirr akoma. Pse se kanë thirr? Duhet ta thërrasin jo një herë por 100 herë…

Marrë nga Balkan Web

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë